• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëveshja e pensioneve me Italinë, Bello: Përfiton gjenerata e parë e emigrantëve shqiptarë

by A R
10/03/2025 10:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Senati italian ka miratuar marrëveshjen e njohjes së pensioneve me Shqipërinë. Një përpjekje disa vjeçare është kurorëzuar me sukses të plotë, me njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore të të dyja shteteve. Finalizimi i kësaj marrëveshjeje ofron për shumë persona një siguri dhe një perspektivë pozitive për të ardhmen.

Një prej aktivisteve të komunitetit shqiptar në Itali, Geri Bello, ka bërë me dije se për përmbylljen e këtij procesi fshihet nga pas një punë mbi 10-vjeçare. Ajo theksoi se ndonëse pretendohet se mundtë jenë 500 mijë shqiptarë që përfitojnë nga firmosja e marrëveshjes, shumë prej tyre nuk përmbushin kushtet e derdhjes së kontributeve në të dyja vendet.

Ajo theksoi se fasha kryesore e cila përfiton nga marrëveshja është ajo që konsiderohet si gjeneratat e parë e emigrantëve shqiptarë.

 “Kjo marrëveshje u jep të drejtën qytetarëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali që të bashkojnë vitet e kontributeve të derdhura në dy vendet. Shifra prej 500 mijë shqiptarë përmbledh gjithë shqiptarët që jetojnë në Itali por jo të gjithë kanë një situatë që kanë punuar në të dyja vendet, kështu që përjashtojmë ata që kanë punuar në Shqipëri në këtë rast.

Çdo vit do ketë mijëra shqiptarë që do përmbushin moshën e pensionit dhe do mund të përfitojnë. Është fasha e emigrantëve të gjeneratës së parë. Këta janë fasha kryesore që do të përfitojnë.

Kjo ka nisur në momentin kur vumë re që po arrinte mosha e pensionit për këta persona dhe në mungesë të kësaj marrëveshje nuk mund të dilnin në pension”, deklaroi ajo.

Bello u ndal më tej dhe te vështirësitë që kanë hasur gjatë rrugëtimit për përmbylljen e marrëveshjes së pensioneve Shqipëri-Itali.

“Dy qeveritë që kishin ngecur në procesin dy-palësh, pasi nga ana italiane shtrohej fakti që kosto ishte shumë e lartë dhe në këtë moment ne si komunitet nisëm të trokisnim në dyert e politikës italiane për t’i kërkuar angazhim direkt. Ka mbi 10 vite që  ka nisur si betejë ka kaluar në faza vështirësie të mëdha dhe jemi të lumtur për arritjen sot.

Pengesa kryesore për t’u finalizuar si marrëveshje është vullneti politik italian. Kur ne si komunitet trokitëm në të gjithë dyert e politikës jo të gjithë hapën dyert. Vetëm një palë politike u vu në krahun tonë me një person  specifik, një senator i cili mundësoi lëvrimin e një fondi të posaçëm në biuxhetin e shtetit. Palët e tjera politike nuk ishin dakord. Ishte në prag të mbylljes si proces por ra qeveria Draghi dhe erdhi qeveria Meloni. për ne ky moment ishte shumë i vështirë. Meloni e mbajti pezull 1 vit derisa i dha vazhdueshmërinë me 2 firmat e ministrave të shkurtit të vitit të kaluar”, theksoi ajo.

Next Post
“Unë jam më i fortë se vdekja”, çastet e fundit të Teodor Kekos! Shkrimtari me humorin e hollë e politikani me shpirtin e rebeluar

“Unë jam më i fortë se vdekja”, çastet e fundit të Teodor Kekos! Shkrimtari me humorin e hollë e politikani me shpirtin e rebeluar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

150 mijë lodra të ndaluara në Kosovë pritet të kthehen në Kinë ose të shkatërrohen

150 mijë lodra të ndaluara në Kosovë pritet të kthehen në Kinë ose të shkatërrohen

November 12, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata

November 12, 2026
Nufi konfirmon për Politico: Samiti i NATO-s do të mbahet në Tiranë, Shqipëria nuk ka kërkuar shtyrje apo zhvillim virtual

Nufi konfirmon për Politico: Samiti i NATO-s do të mbahet në Tiranë, Shqipëria nuk ka kërkuar shtyrje apo zhvillim virtual

November 12, 2026
Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In