• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Edhe një javë kohë, deri në 22 Prill do të mbjellim 122 mijë pemë

by A R
14/04/2018 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kushdo që ka dëshirë të bëhet pjesë e fushatës së mbjelljes së pemëve në Tiranë, ka edhe një javë kohë për t’iu bashkua revolucionit të gjelbër. Në 22 Prill, në Ditën e Tokës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është shprehur se numri i pemëve të mbjella në kryeqytet do t’i kalojë 122 mijë. Pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë shumë e madhe, e po aq i madh edhe numri i donatorëve që kanë kontribuar.

Punonjës të Agjencisë së Zhvillimit Rural dhe anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Agim Kraja ishin qytetarët që iu bashkuan aksionit për shtimin e gjelbërimit në Parkun e Farkës, i cili po shndërrohet në një hapësirë tërheqëse për familjet dhe të rinjtë e kryeqytetit.

“Jam shumë i lumtur që rrethohem nga dy miq të mirë që përfaqësojnë dy institucione shumë të rëndësishme të qytetit tonë, Agjencia e Zhvillimit Rajonal dhe Këshillin Bashkiak, një institucion që ka marrë vendime shumë të rëndësishme, që i jep mundësi Bashkisë së Tiranës të zgjerojë parqet, hapësirat e gjelbra dhe të vendosim qytetin përpara bindjeve tona”, u shpreh Veliaj.

Ai deklaroi se në këtë ndërmarrje të madhe, kontributin më të rëndësishëm e kanë dhënë qytetarët. “Ndonjëherë ka njerëz që thonë: unë e bëj detyrën time të qytetit, punoj në një agjenci për qytetin, punoj në Këshillin Bashkiak për qytetin dhe kjo duhet të mjaftojë. Besoj që një qytetar i mirë është ai që shkon përtej minimumit të kërkuar dhe përtej detyrës së vet. Deri në datën 22 Prill do të kapim 122 mijë pemë dhe më vjen mirë që për herë të parë bashkia ka rol minorancë, kur shumicën e punës e ka bërë qytetaria e Tiranës. Të gjithëve ju jam pafundësisht mirënjohës”, shtoi ai.

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Agim Kraja tha se ky aksion i ka kaluar pritshmëritë dhe u shpreh optimist se deri më 22 prill do të arrihen të mbillen 122 mijë pemë të reja. “Në fillim të kësaj nisme, shumëkujt iu duk si një lojë, por kjo gjë i kaloi pritshmëritë, kaloi mbi 100 mijë pemë, mbi atë që ka thënë kryetari në fillim dhe jam i bindur që do të kalojë edhe mbi 122 mijë. Sot këtë mbjellje pemësh e bëj si dhuratë për vajzën time, e cila do të zgjedhë Shqipërinë për të jetuar”, deklaroi Kraja.

Ndërsa, Drejtori i Përgjithshem i AZHR-2, Arben Skënderi, falenderoi kryebashkiakun Veliaj dhe apeloi që nisma e nisur për mbjelljen e fidanëve të rinj të përqafohet edhe nga institucionet e tjera./a.m.

Next Post
Irani ekzekuton një 18-vjeçar

Familjarët gjejnë të vetëvarur në kasolle 62-vjeçaren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In