Sali Berisha teksa komentoi videoskandalin e ish kryebashkiakut të Kukësit tha se video e Safet Gjicit do të jetë vetëm fillimi.
Berisha tentoi dje për të krijuar një tjetër skandal, pasi disa media të tij publikuan një video ku pretendonin se kishin nxjerrë një video skandal të Blendi Klosit, por dështoi pasi u vërtetua se videoja ishte material i një faqe pornografike.
“Rasti tjetër, ai i Kukësit është fytyra e vërtetë e këtij regjimi, është dëshmia e sundimit të të gjitha formave të korrupsionit, përfshi korrupsionin erotik.
Është një dëshmi flagrante e një regjimi të kalbur, që ka humbur prej kohësh të drejtën për të qeverisur. Sa të jetë, vetëm skandale do kemi.
Duhet të bëjmë gjithçka për të aktivizuar më shumë nervin e protestës antiqeveritare. Ky regjim përveç protestës, nuk njeh gjuhë tjetër. Duhet ta kemi shumë të qartë dhe duhet të qartësojmë te zgjedhësit.”- tha Berisha./m.j