• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pas Britanisë… do kemi Frexit, Nexit apo Auxit?

by Java News
28/06/2016 21:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi Britania mori vendimin për të lënë Bashkimin Europian, politikanët kudo tjetër, duket se kërkojnë të mbajnë edhe ato referendum në shtetet e tyre, raporton “The Guardian”.
Tani që u votua në maxhorancë për Brexit, ka gjasa që edhe shtete të tjera të kërkojnë një referendum, që në mënyrë krejtësisht natyrale, “trashëgojnë” të njëjtën formulë për emrin: Frexit, Nexit dhe Oexit. Propozimi i këtyre referendumeve mund të variojë nga çfarë ata duan, çfarë i motivojnë që të marrë këtë vendim dhe se sa mund të ndodhë realisht kjo gjë…

Hollandë

Në mëngjesin pas Brexit, Nigel Farage sugjeroi se edhe Hollanda mund të ishte shteti pasues që do të zgjidhte të dilte nga BE-ja. “Ne mund të jemi pranë një Nexit”- tha britaniku. (Nga Netherland-Nexit)
Një sondazh publikuar të dielën nga peil.nl tregoi se një maxhorancë e vogël është në favor të mbajtjes së referendumit (47-50 %).
Mes votuesve me profilin më të ulët të edukimit, “uria” për Nexit ishte më e fortë, 69 % janë në favor të mbajtjes së një referendum dhe 64 % do të votonin për dalje.
“N.q.s do të mbahej një referendum, ne e presim këtë, votimi për dalje nga votues më pak të edukuar do të ishte më e lartë”- tha organizuesi i sondazhit, Maurice de Hond.

Franca

Marine le Pen, lideri i Frontit Nacional ka sugjeruar se Franca do të mund të ndiqte Britaninë në daljen nga EU, duke nënkuptuar kështu se vota britanike është fillimi I një “lëvizje që s’mund të ndalohet”.
Le Pen thotë se n.q.s fiton presidencën franceze prillin e ardhshëm, ajo do të mbajë një referendum për anëtarësinë në BE, Brenda 6 muajve. Por, kjo, shkruajnë ekspertët e The Guardian, mbetet ende në fazën “N.q.s…”

Italia

Për Brukselin, kërcënimi më i madh nga Italia vjen nga partia “Lëvizja 5 Yjet”, e cila së fundmi ka zgjedhur kandidatë si kryebashkiakë në Romë dhe Torino dhe kërkojnë një referendum për braktisjen e eurozonës.
Problemi është, se pavarësisht sa shumë Beppe Grillo, komediani që themeloi këtë lëvizje, mund të nxisë popullin, shumica e italianëve, 61 % referuar një sondazhi në mars, mbështet qëndrimin në zonën me monedhën e përbashkët.
Një forcë tjetër “euro-skeptike” është Liga e Veriut, lideri i të cilit Matteo Salvini ka shkruar këtë javë: “Urra për guximin në pavarësinë e vendit. Zemra, truri dhe krenaria mundi gënjështrën, mashtrimin dhe kërcënimet. Faleminderit UK, kjo është radha jonë”.

Austria

Norbert Hofer, kandidati i djathtë i cili humbi për pak marrjen e presidencës së Austrisë muajin e shkuar, tha se edhe ky shtet duhet të zhvillojë një referendum për qëndrimin në EU, brenda një viti.
Mediat austriake kanë vendosur në fokus një votë potenciale pro “Auxit”ose “Oexit” – si referencë e Österreich, që do të thotë Austri në gjermanisht.
Por, kancelarja austriane Chriastian Kern ka thënë që nuk do të ketë referendum.
Hofer, nga Partia FPO tha në një intervistë të dielën që EU duhet të shohë pasojat ekonomike se sa bashkëpunimi politik. Më tej në komentet e tij ai tha se një referendum I mundshëm mund të bëhet pjesë e objektivave të partisë./Monitor/a.k

Next Post

Linja hekurudhore më e bukur në botë... (FOTOT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In