Familja mbretërore britanike “kërcente përpjetë nga inati” kur Meghan e Harry vendosën të heqin dorë nga pozitat e tyre mbretërore, madje William refuzonte të hante me vëllanë e tij, pretendohet në një libër të ri mbi skandalin. Marrdhënia mes William e Harry u vu nën tension të ashpër në janar kur Princ Harry, 36 vjeç, dhe gruaja e tij Meghan, Dukeshë e Sussex, 39 vjeçe, vendosën të hiqnin dorë nga jeta si anëtarë të familjes mbretërore për të jetuar financiarisht të pavarur në Kaliforni.
Tashmë libri i ti “Beteja e vëllezërve”, pretendon se vendimi i Harry e Meghan konsiderohej si një tradhti nga familja mbretërore. Princi William, ishte tronditur nga njoftimi i Harry e Meghan në rrjetet sociale, para se t’i raportonin mbretëreshës. Pas njoftimit të tyre familja organizoi një takim emergjence në rezidencën e Sandringham për të diskutuar mbi të ardhmen. Por megjithse mbretëresha ftoi të gjithë në drekë për “Samitin e Sandringham”, Princi William refuzoi të hante dhe dëshironte vetëm mbledhjen.
Autori i mbretërorëve Robert Lacey shkruan: “Mbretëresha sugjeroi që familja të mblidhej për darkë në librari para mbledhjes, por William refuzoi ftesën e gjyshes. Ai tha se do të vinte për takimin e orës 2 pasdite por refuzoi ftesën e gjyshes për drekë, pasi dëshironte të fliste “vetëm për punën.” Në lidhje me zemërimin e William ndaj të vëllait, Lacey shton: “Princi nuk i ka treguar miqve për zemërimin e tij me vëllanë e vogël, por ai ishte aq i tërbuar sa nuk duronte hipokrizinë e buzëqeshjes me të gjatë drekës”. Burimet thonë se kjo ishte një nga herët e fundit që William e Harry kanë folur me njëri-tjetrin. Që prej heqjes dorë nga froni Harry e Meghan kanë nënshkruar një marreveshje dokumentari televiziv me Netflix dhe jetojnë në Santa Barbara, Kaliforni.