• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas Berishës, edhe Lulzim Basha shpallet “non grata” nga mediet dhe Ambasadat

by Java News
12/06/2021 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha me shumë mundësi do të rizgjidhet të dielën në krye të Partisë Demokratike.

Por, pozitat e tij janë rëndëuar ndjeshëm, sidomos në marrëdhëniet me Sali Berishën.

Nga një anë janë ndërkombëtarët që kërkojnë distancimin e tij nga Berisha, pas shpalljes “non grata” nga SHBA, nga ana tjetër është presioni i Berishës dhe familjes së tij, që t’iu dalë në mbrojtje dhe ta përdorë PD-në pikërisht për këtë qëllim.

Basha deri më tani, thjesht ka bërë sikur s’e ka pas mëndjen dhe nuk ka mbajtur asnjë qendrim të qartë.

Kjo duket të jetë arsyeja, pse ai është bojkotuar nga mediat e rëndësishme, por dhe nga vetë Ambasada amerikane në Tiranë, para zgjedhjeve në Partinë Demokratike.

Para zgjedhjeve, ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka pritur me radhë në Ambasadë, kandidatët Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli, por edhe pse nuk është bërë publike, edhe Edith Harxhi tha të premten se është takuar me ambasadoren.

I vetmi me të cilin nuk është takuar Yuri Kim, është pikërisht Lulzim Basha.

Një sinjal i qartë ky, që tregon se Basha e ka humbur besimin e SHBA, ku sipas Edith Harxhit, ai as udhëton do më.

Por interesant është fakti edhe bojkoti që i kanë bërë mediat e rëndësishme ndërkombëtare, Lulzim Bashës.

Dy prej më të rëndësishmeve, që kanë ndikim në Shqipëri, Zëri i Amerikës dhe Duetsche Welle, kanë marrë në intervistë me radhë Agron Shehajn, Fatbardh Kadillin dhe Edith Harxhin.

Edhe në këtë rast, i vetmi që nuk është thirrur për t’u intervistuar, ka qenë pikërisht Lulzim Basha.

Ky i fundit është bunkerizuar në selinë e PD-së, me shpresë se gjithçka do të qetësohet pas rizgjedhjes si kryetar i Partisë Demokratike.

Por një ditë do t’i duhet të dalë nga ai bunker dhe duhet të përballet me realitetin.

Sidomos në shtator, kur do të hyjë në Kuvend dhe do t’i duhet të përballet me vendimin e vështirë, nëse do e përjashtojë Sali Berishën nga grupi parlamentar, apo do heshtë edhe në këtë rast dhe do bëjë sikur s’ka ndodhur gjë, edhe pse ai është shpallur “non grata” nga SHBA./TemA

Next Post
Sejko: Tërmeti ndikim negativ në ekonomi, rrezikon realizimin e objektivit të rritjes

Sejko: Kredia për Agjencinë e Sigurimit të depozitave, garanci për të ruajtur besimin e klientëve te bankat tregtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Argjentina shpall pesë organizata kriminale të Amerikës Latine si terroriste

Argjentina shpall pesë organizata kriminale të Amerikës Latine si terroriste

October 23, 2026
Trump kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kongresmenes demokrate, e akuzon për përdorimin e një emri të rremë

Trump kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kongresmenes demokrate, e akuzon për përdorimin e një emri të rremë

October 23, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Plagosi me armë zjarri të riun dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas

October 23, 2026
Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët: Jam i gatshëm në çdo orë. Kush shkel ligjin do të përgjigjet

Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët: Jam i gatshëm në çdo orë. Kush shkel ligjin do të përgjigjet

October 23, 2026
Tërmeti në Kinë shkaktoi të paktën 16 të vdekur dhe 54 të plagosur

Tërmeti në Kinë shkaktoi të paktën 16 të vdekur dhe 54 të plagosur

October 23, 2026
Euro bie përsëri dhe i afrohet kufirit të 90 lekëve: Regjistrohet niveli më i ulët historik

Euro bie përsëri dhe i afrohet kufirit të 90 lekëve: Regjistrohet niveli më i ulët historik

October 23, 2026
Tajfuni i fuqishëm Champi kërcënon Tajvanin, anulohen fluturimet dhe evakuohen banorët

Tajfuni i fuqishëm Champi kërcënon Tajvanin, anulohen fluturimet dhe evakuohen banorët

October 23, 2026
Tajfuni kërcënon Tajvanin, një i vdekur dhe 94 të plagosur

Tajfuni kërcënon Tajvanin, një i vdekur dhe 94 të plagosur

October 23, 2026
Parashikimi i motit për sot, reshje shiu në orët e para të ditës

Parashikimi i motit për sot, reshje shiu në orët e para të ditës

October 23, 2026
Dëmet nga protestat në Tiranë kapin vlerën e 2.15 milionë eurove, Tatimet nisin verifikimet për 127 bizneset e dëmtuara

Dëmet nga protestat në Tiranë kapin vlerën e 2.15 milionë eurove, Tatimet nisin verifikimet për 127 bizneset e dëmtuara

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In