• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas alarmit për luftë në rajon, SHBA: Ballkani Perëndimor në BE, pakëson shanset e ndikimit rus

by Java News
21/11/2023 17:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lufta e Rusisë kundër Ukrainën nënvizon urgjencën dhe rëndësinë e punës së Shteteve të Bashkuara “për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor të përmbushin aspiratat e tyre për integrim europian dhe anëtarësime euro-atlantike”. Këtë e konfirmon Departamenti Amerikan i Shtetit në një reagim për Zërin e Amerikës lidhur me alarmin e ngritur nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, se posedonte informacione që Rusia mund të nxisë një konflikt në rajonin tonë.

“Ne jemi të përkushtuar të punojmë me vendet e Ballkanit Perëndimor, partnerët tanë europiane dhe komunitetin ndërkombëtar për të çuar përpara reformat në qeverisje, në sundimin e ligjit, ato zgjedhore dhe në luftën kundër korrupsionit, që do të pakësonin shanset për ndikimin keqdashës rus dhe do të sillnin paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe mirëqenie për rajonin”, tha DASH për Zërin e Amerikës.

Zëdhënësi i DASH shtoi më tej se sanksionet e shpallura së fundmi nga qeveria Amerikane javën e kaluar kishin për qëllim pikërisht këtë problem, kryqëzimin mes ndikimin malinj rus dhe korrupsionit. Zyrtari nënvizoi se të dyja këto fenomene pengojnë përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të avancuar drejt anëtarësimit në BE. Zëdhënësi tha se për rajonin tonë por edhe për të gjitha vendet e tjera në Europë, është me një rëndësi shumë të madhe rezultati i luftës së Rusisë kundër Ukrainës, që po kërcënon themelet e rendit dhe sigurisë ndërkombëtare./m.j

Next Post
Emrat/ Largimi i Ardi Veliut, kush janë 26 kandidatët për kreun e AMP: Mes tyre edhe ish-drejtues në polici

Emrat/ Largimi i Ardi Veliut, kush janë 26 kandidatët për kreun e AMP: Mes tyre edhe ish-drejtues në polici

Comments 1

  1. Armand Babi says:
    2 years ago

    Gjasme Amerika e mbron Shqiperine nga Rusia dhe Serbia.po pse atehere moj Amerike Shqiperia qe eshte 33 vjet aleat me ty nuk ka asnje aeroplan asnje tank asnje raket.KUPTOHET QE AMERIKA NDJEK AVAZIN SI PAS LUFTES SE 2 BOTERORE MAREVESHJE TE FSHEHT ME RUSET PER NDARJEN E BOTES DHE PRANDAJ SHQIPERIA DUHET TE JETE PA USHTRI QE TE MOS MUNDET TE REAGOJE PER ATE VENDIM QE DO MARI AMERIKA ME RUSINE SE BASHKU.Lere Amerik se ti kemi kuptuar hilet prandaj largohu nga Shqiperia

    Reply

Leave a Reply to Armand Babi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Gjykata e Lartë rikthen Metën në Apel! Rigjykim për masën e sigurisë për ish Presidentin

April 23, 2026
Ngacmoi seksualisht dy shtetase në autobus, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë

Ngacmoi seksualisht dy shtetase në autobus, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë

April 23, 2026
U nda nga jeta dje, çfarë shkruante Rexhep Qosja për 90-vjetorin e Kadaresë

U nda nga jeta dje, çfarë shkruante Rexhep Qosja për 90-vjetorin e Kadaresë

April 23, 2026
SPAK operacion me Francën kundër mashtrimeve kompjuterike, ndalohet një shqiptar

SPAK operacion me Francën kundër mashtrimeve kompjuterike, ndalohet një shqiptar

April 23, 2026
Izraeli blen municione ajrore me vlerë 200 milionë dollarë nga prodhuesi i armëve Elbit Systems

Izraeli blen municione ajrore me vlerë 200 milionë dollarë nga prodhuesi i armëve Elbit Systems

April 23, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

U kap në makinë me 1045 doza kanabis gati për shitje, arrestohet 55-vjecari në Durrës

April 23, 2026
Publikohet raporti i Qeverisë për integrimin: Rekord Historik në negociata dhe reforma intensive

Publikohet raporti i Qeverisë për integrimin: Rekord Historik në negociata dhe reforma intensive

April 23, 2026

Efektet e dy sistemeve zgjedhore që po diskutohen

April 23, 2026
Motivet e ngjarjes/ Sulmi me armë në Kurbin, shpallen në kërkim 5 persona

Motivet e ngjarjes/ Sulmi me armë në Kurbin, shpallen në kërkim 5 persona

April 23, 2026
“Anashkalonte” Hegseth! Si lidhja e ngushtë me Trump i kushtoi postin John Phelan

“Anashkalonte” Hegseth! Si lidhja e ngushtë me Trump i kushtoi postin John Phelan

April 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In