• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

SPAK operacion me Francën kundër mashtrimeve kompjuterike, ndalohet një shqiptar

by A R
23/04/2026 14:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Posaçme, në bashkëpunim me autoritetet franceze kanë kryer kontrolle në një qendër thirrjesh në Tiranë dhe në katër banesa, më datë 22 prill, për veprën penale “Mashtrimi Kompjuterik”.

Nga hetimet ka rezultuar se mashtrimi i qytetarëve francezë bëhej përmes investimeve fiktive në platformën “Universal Trade”.

Viktimat kontaktoheshin nga persona me identitete të rreme, të cilët i bindnin të investonin në kriptomonedha përmes platformës online, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare. Deri tani, dëmi i dokumentuar për katër shtetas francezë arrin në 845,400 euro, ndërsa për nëntë të tjerë shkon në rreth 1.1 milionë euro.

Hetimet kanë zbuluar se fondet e përfituara nga mashtrimi janë qarkulluar përmes portofoleve të kriptovalutave, të hapura nga disa shtetas, përfshirë edhe shqiptarë. Këta dyshohet se kanë shërbyer si hallkë për transferimin e parave drejt organizatorëve të skemës kriminale.

Sakaq, një shqiptar është ndaluar, pasi dyshohet si person kyç në hapjen dhe transferimin e portofoleve dixhitale të kriptomonedhave.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar pajisje kompjuterike, telefona celularë, “cold ëallet” për kriptomonedha, dokumente të ndryshme, vula biznesi, automjet luksoz, si dhe shuma parash në disa valuta, me një vlerë totale rreth 5 milionë lekë.

Njoftimi i SPAK-ut

SPAK operacion të përbashkët me autoritetet franceze kundër mashtrimeve kompjuterike, ndalohet një shtetas shqiptar

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në bashkëpunim me oficerët e Policisë Gjyqësore të Divizionit Financiar dhe Dixhital të Kërkimeve të Xhandarmërisë së Pau (Francë) zhvilluan më 22.4.2026, kontrolle në një qendër thirrjesh dhe në katër banesa në Tiranë, lidhur me një hetim të përbashkët për veprën penale të “Mashtrimit Kompjuterik”.

Nga shkëmbimi spontan i informacionit, i dërguar nga Eurojust, seksioni i kërkimeve të xhandarmërisë në Pau i ka përcjellë Prokurorisë së Posaçme të dhënat mbi hetimin për mashtrimin e disa qytetarëve franceze për investime në kriptomonedha. Mbi bazën e këtij informacioni është regjistruar procedimi penal nr. 39/20255 për veprat penale “Mashtrim kompjuterik”, i kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerje e veprave nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 28/4, 143/b, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Sipas të dhënave hetimore, Prokuroria e Pau po zhvillon hetime paraprake për mashtrim përmes investimeve në kriptomonedha, të kryera në kuadër të një grupi të organizuar, përmes shoqërisë “UNIVERSAL TRADE” (https://universaltrade.io), si dhe për pastrim parash në rrethana rënduese, pas disa kallëzimeve të paraqitura nga katër shtetas francezë.

Dëmi i shkaktuar katër shtetasve francezë është në vlerën e 845,400 euro, ndërsa ndaj 9 kallëzuesve të tjerë, tashmë të identifikuar, dëmi ka arritur shifrën e 1.1 milionë eurove për periudhën shkurt 2023 – maj 2023.

Viktimat kontaktoheshin nga agjentë me identitete të rreme franceze, të cilët i udhëzonin qyetarët francezë të investonin në kriptomonedha, përmes platformës https://universaltrade.io.

Hetimi i përbashkët ka mundësuar gjurmimin e fondeve të transferuara në kriptovaluta nga viktimat, duke çuar në identifikimin e mbajtësve të portofoleve, mes të cilëve edhe disa shtetas shqiptarë. Sipas dyshimeve të arsyeshme, të bazuara në prova, këta shtetas kanë hapur portofole kriptovalutash me qëllim transferimin e fondeve drejt autorëve të mashtrimit.

Shtetasit e identifikuar janë:

A. B.,
E. Sh.,
B. Z.,
F. B.,
G.P.,
Pas kontrolleve dhe marrjes në pyetje të shtetasve A. B., E. Sh. dhe B.Z., rezulton se shtetasi G.P. ka qenë personi kryesor i përfshirë në hapjen e portofoleve të kriptovalutave, i cili ka bërë edhe transferimin e fondeve të viktimave. Në këto kushte, urdhri i ndalimit i lëshuar nga prokurori i posaçëm është ekzekutuar nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Si rezultat i këtij operacioni ndërkombëtar dhe kontrolleve të ushtruara, janë sekuestruar; njësi kompjuterike, pajisje elektronike memorizuese, telefona celularë, katër portofole “cold wallet”, një automjet luksoz, dokumente të ndryshme të lidhura me viktimat dhe personat e përfshirë, vula të subjekteve ekonomike, dokumente identifikimi të dyshuara si të falsifikuara, pajisje për numërimin automatik të parave, si dhe shuma monetare në dollarë amerikanë, dollarë kanadezë, euro, paund dhe lekë, me një vlerë totale rreth 5,000,000 lekë.

Lidhur me personat dhe subjektet e përfshira në këtë veprimtari kriminale, vijon analiza e hollësishme e të dhënave hetimore me qëllim dokumentimin e plotë të përgjegjësisë penale.

Kontrollet e kryera më 22.4.2026 u zhvilluan në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe mbështetjen e Policisë së Shtetit.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Next Post
U nda nga jeta dje, çfarë shkruante Rexhep Qosja për 90-vjetorin e Kadaresë

U nda nga jeta dje, çfarë shkruante Rexhep Qosja për 90-vjetorin e Kadaresë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga uraniumi te miliardat e naftës, çfarë përmban drafti me 14 pika SHBA-Iran

Nga uraniumi te miliardat e naftës, çfarë përmban drafti me 14 pika SHBA-Iran

June 17, 2026
Lorenc Vangjeli: Pse u largua Marjana Koçeku? Përgjigjet Blendi Klosi: PS, parti e hapur për të rinjtë. Ka edhe raste të tilla

Deklaratat e Koçekut për kërcënime nga një grup kriminal/ Klosi: Duhet denoncim në organet ligjzbatuese

June 17, 2026
“Tak-tak! Hape derën se jam SPAK!”/ Pankarta me mesazhe për Shkëlzen Berishën dhe Ilir Shtufin në protestë

“Tak-tak! Hape derën se jam SPAK!”/ Pankarta me mesazhe për Shkëlzen Berishën dhe Ilir Shtufin në protestë

June 17, 2026
Lorenc Vangjeli: Pse u largua Marjana Koçeku? Përgjigjet Blendi Klosi: PS, parti e hapur për të rinjtë. Ka edhe raste të tilla

Lorenc Vangjeli: Pse u largua Marjana Koçeku? Përgjigjet Blendi Klosi: PS, parti e hapur për të rinjtë. Ka edhe raste të tilla

June 17, 2026
Zaptimi i plazheve publike/ Gjobiten 2 subjekte në Vlorë, Gonxhja: Zero tolerancë, monitorim në të gjithë territorin

Zaptimi i plazheve publike/ Gjobiten 2 subjekte në Vlorë, Gonxhja: Zero tolerancë, monitorim në të gjithë territorin

June 17, 2026
SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë, VanHorn: Miqësia shqiptaro-amerikane është më e fortë se kurrë

SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë, VanHorn: Miqësia shqiptaro-amerikane është më e fortë se kurrë

June 17, 2026
Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit

June 17, 2026
“Afati 60-ditor nuk duhet parë si kufi”, Trump flet për marrëveshjen me Iranin: Për sa kohë ata sillen mirë, nuk më intereson

“Afati 60-ditor nuk duhet parë si kufi”, Trump flet për marrëveshjen me Iranin: Për sa kohë ata sillen mirë, nuk më intereson

June 17, 2026
“Rama dhe Berisha tremben”, Dashamir Shehi: Protesta u ka marrë popullin partive, qytetarët kanë çetën e tyre

“Rama dhe Berisha tremben”, Dashamir Shehi: Protesta u ka marrë popullin partive, qytetarët kanë çetën e tyre

June 17, 2026
“Protesta nuk ka një zë publik”, Blendi Klosi: S’po artikulohet se çfarë kërkohet, vuajnë nga mungesa e një mesazhi të qartë

“Protesta nuk ka një zë publik”, Blendi Klosi: S’po artikulohet se çfarë kërkohet, vuajnë nga mungesa e një mesazhi të qartë

June 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In