• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas Afganistanit/ A nuk duhej që presidenti të mblidhte Këshillin e Sigurisë?

by Ben Andoni
23/08/2021 02:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ka një handikap të madh në funksionalizimin e shtetit tonë. Mbase për qytetarët nuk ndikon direkt porse për imazhin e shtetit, funksionimin e tij në arteret juridike, ndihet thellësisht. Ky është rasti i tanishëm i presidentit aktual, Meta, i cili herën e dytë të mosbesimit ndaj tij, është shkarkuar nga parlamenti shqiptar me 104 vota, me motivacionin se ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës. Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur reagimi i zyrës së tij të shtypit, ku pas një fotoje deponie plehrash është ironizuar parlamenti.

Meta nuk ishte i shqetësuar nga “vendimi antikushtetues dhe qesharak i landfillit (deponi mbeturinash) parlamentar monist”. Dhe, më poshtë: “Presidenti i Republikës, Ilir Meta është më i motivuar se kurrë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të Shqipërisë nga çdo përpjekje e tradhtarëve, bashkëpunëtorëve dhe tutorëve të tyre, që punojnë prej vitesh kundër vendit tonë, shqiptarëve dhe interesit kombëtar”, shkroi asokohe zyra e tij e shtypit me një sintaksë disi arkaike të denjë për L2B. Paradoksalisht mes këtyre që e shkarkuan ishin dikur dhe disa prej njerëzve të tij të afërt, fakt, që tregon zbehjen e rolit të tij dhe lodhjen nga konfliktualiteti tejet bezdisës me kryeministrin e vendit, që jo pak herë e ka qesëndisur aspak në formë korrekte.

I vetmi moment, kur palët ishin përballë njëri-tjetrit ishte në shkurtin e këtij viti (në mos gabojmë) sa i përket mbledhjes së thirrur prej presidentit Meta për Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ku trajtesa ishte për të diskutuar mbi masat përgatitore që do ndërmerreshin në lidhje me fazën përmbyllëse të stërvitjes me trupa të koduar ”Defender Europe 21/DE21”, e cila u zhvillua nga data 1 maj deri më 14 qershor 2021. Veç njerëzve kryesorë, mes tyre dhe Rama me Bashën, ishin të ftuar dhe Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Sh.S.Znj Yuri Kim, si dhe drejtues të lartë të Ushtrisë Amerikane në Evropë.

Shumë javë më pas, stërvitja është mbaruar dhe është trajtuar me lavdërime sipërore nga pala amerikane. Për fat të keq, presidenti Meta pas gafës së tij aspak protokollare të përmendjes së ambasadores amerikane disa javë më vonë dhe jo vetëm është shmangur nga ceremoniali i “Defender Europe 21/DE21” por pothuaj nga gjuha e trupit kuptoje parehatinë e tij aq të madhe.

Dhe, mbërrijmë në kohën tonë. E gjithë Aleanca e NATO-s, ku jemi dhe ne kontribuues potencial varësisht kapaciteteve tona për pritjen e afganëve, pritet të përballet me sfida të jashtëzakonshme. Por, kjo nuk i zgjon institucionet shqiptare. Megjithë pozicionin e tij aspak komod, presidenti i vendit, duhej të mblidhte Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Në një farë mënyre, publikut dhe sidomos lloj-lloj predikuesve e kinse parashikuesve mund t’i tregohej realisht pozicioni i shtetit shqiptar.

Këshilli i Sigurisë, thuhet në ligjin përkatës, nuk merr vendime, por ndihmon Presidentin në detyrat e tij kushtetuese. Dhe, kush më tepër sesa ai ka nevojë në këto momente. Mban dhe detyrën e kryekomandantit të ushtrisë shqiptare. Nuk është e pamundur të bëhet teknikisht, qoftë dhe via –zoom, për më tepër Shqipëria ja ka borxh këtë njerëzve të saj, përkundrejt sjelljeve të politikanëve të vet shpesh tejet foshnjarake. Shqipëria dhe sidomos institucionet e saj mund të ngrihen mbi sherrnajën bajate, që në javët në vazhdim do të na tregojë sesa e kotë është.

Mban pak erë kjo mungesë dhe për faktin se gjithnjë në raste të tilla autoritetet heshtin. Por Chomsky e thotë shumë më hidhur dhe pak në kontekst më të ngushtë ekzekutiv: “Qeveritë i konsiderojnë qytetarët e tyre si armikun e tyre kryesor, dhe ato duhet të mbrojnë veten. Kjo është arsyeja pse ekzistojnë ligjet sekrete shtetërore. Qytetarët nuk duhet të dinë se çfarë po u bën qeveria e tyre”. Mënyra sesi u trajtua ardhja e tyre linte pak për të dëshiruar. Në këtë rast edhe Meta, është pjesë e “qeverisë”, megjithëse një pjesë e tyre ngritën kartonin për përjashtimin e tij. (Javanews)

Next Post
Horoskopi 26 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet

Shenja më me fat! Horoskopi për sot, njihuni me parashikimin e yjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raportet SHBA–Serbi, Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump! Akuza Shqipërisë e Kosovës!

“Jemi gati të mbrohemi”, Vuçiç i frikësuar: Aleanca Tiranë-Zagreb, kundër nesh

February 13, 2026
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Humb kontrollin e mjetit, 23-vjeçarja vdes pas aksidentit në Vorë–Fushë Prezë

February 13, 2026
Koçiu prezanton kryeinspektorin e ri të IKMT-së: Ndërtime pa leje ‘në shënjestër’

Koçiu prezanton kryeinspektorin e ri të IKMT-së: Ndërtime pa leje ‘në shënjestër’

February 13, 2026
Zbulohet në Patos subjekti ku çmontoheshin dhe shiteshin pjesë automjetesh kontrabandë

Zbulohet në Patos subjekti ku çmontoheshin dhe shiteshin pjesë automjetesh kontrabandë

February 13, 2026
Mot i keq në Itali, rrëshqitje dheu mbi një ndërtesë pranë Romës, një i vdekur dhe dy të plagosur

Mot i keq në Itali, rrëshqitje dheu mbi një ndërtesë pranë Romës, një i vdekur dhe dy të plagosur

February 13, 2026
Ekstradimi i Mario Çelës nga Belgjika, policia del me njoftim zyrtar

Ekstradimi i Mario Çelës nga Belgjika, policia del me njoftim zyrtar

February 13, 2026
I dyshuar për 7 veprimtari kriminale, arrestohet 28-vjeçari që theu “arrestin në shtëpi”

I dyshuar për 7 veprimtari kriminale, arrestohet 28-vjeçari që theu “arrestin në shtëpi”

February 13, 2026
NATO po na provokon në ajër dhe det, Moska ngre alarmin: Trampolinë për agresion ushtarak

NATO po na provokon në ajër dhe det, Moska ngre alarmin: Trampolinë për agresion ushtarak

February 13, 2026
Hapësirat e përbashkëta, Mazniku prezanton p/ligjin “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”

Sa bashki do të ketë harta e re? Mazniku: Vizioni ynë është cilësia e shërbimit dhe jo numri i bashkive!

February 13, 2026
Berisha nuk po ia vesh dot ‘kostumin’ e tij Ramës dhe kjo është drama e PD

Berisha nuk po ia vesh dot ‘kostumin’ e tij Ramës dhe kjo është drama e PD

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In