• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas 6 muajsh lidhjeje sekrete, Nevina Shtylla del hapur me futbollistin e Kombëtares

by Java News
16/06/2019 11:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jo më larg se gjashtë muaj më parë, në rrjet qarkulloi lajmi se mes moderatores së ëmbël Nevina Shtylla dhe futbollistit të Kombëtares Eros Grezda mund të kishte nisur një histori dashurie. Kjo, sepse ata postuan një foto së bashku, ku dukeshin shumë intimë me njëri-tjetrin.eros nevina
Edhe pse asgjë nuk u konfirmua dhe Nevina tregoi se ishin takuar rastësisht, ditën e sotme, thashethemet kanë nisur sërish dhe jo pa arsye. Pak ditë më parë, Nevina publikoi një foto në “Instagram” dhe Eros i komentoi me një “emoji” sirenë. Nga ana tjetër, ish-Miss-i 25- vjeçare iu përgjigj me dy përqafime, duke hedhur kështu hapin e parë të daljes hapur me futbollistin seksi, pas 6 muajsh që e mbajtën lidhjen sekrete.

Kaq u desh që fansat të binden se kjo është një romancë dashurie, që Nevina po shijon pas kamerave me futbollistin Eros. Kujtojmë, që dyshimet se në jetën e saj kishte hyrë një djalë që po e bënte të lumtur lindën pak javë më parë kur Nevina festoi 25-vjetorin. Përveç festës me stafin e “E Diell” dhe miqtë e saj më të ngushtë, ajo publikoi një foto në “Instastory”, ku zbuloi se kishte marrë dhuratë tri buqeta të mëdha me lule dhe trëndafila.

Ndjekësit menduan se kjo ishte dhuratë romantike nga i dashuri, për të cilin prezantuesja e “Procesi Sportiv” tha se preferon ta mbajë jashtë vëmendjes së publikut. Festa e mbrëmjes të së enjtes ishte e mbushur me surpriza dhe dhurata nga të ftuarit, ku munguan dhe fishekzjarrët, megjithatë dita e nesërme vërtetoi se ditëlindja e saj nuk do mbyllej me aq. Ndërkohë, miq të afërt të Nevinës kanë treguar për “Panorama Plus”, se ajo tashmë është duke jetuar një lidhje speciale me Eros. Madje, mendojnë se ata tashmë kanë filluar pushimet së bashku, duke qenë se të dy postojnë në “Instagram” foto plazhi ku duken shumë në formë.

EROS, DASHURIA QË E SHËROI NGA DËMTIMI

Ndërkohë, ky vit më Eros Grezdën nuk ka nisur aq i mbarë sa i takon shëndetit dhe karrierës, por të paktën i ka ecur në dashuri. Kujtojmë që në janar, Eros Grezda u dëmtua gjatë periudhës përgatitore të ekipit të Glasgow Rangersit në Tenerife të Spanjës. Lojtari lëndoi kyçin e këmbës, e cila i solli probleme në përshtatje me futbollin skocez kur u transferua në përfundim të sezonit veror vitin e kaluar nga Osijek.

Lojtari u pa duke ecur me paterica, pamje të siguruara nga e përditshmja britanike “Daily Record”. Kjo u konsiderua një goditje e rëndë jo vetëm për Rangers, që kanë infermierinë të mbipopulluar, por sidomos për Kombëtaren, kur Grezda është lojtar shumë i vlefshëm për ekipin.

eros grezda

Por natyrisht që Eros e kaloi këtë situatë, duke hyrë në stinën e verës në superformë, me fizikun për t’u admiruar. Ai ka postuar disa foto në “Instagram” nga pushimet, ku të afërmit e komplimentojnë për muskujt e barkut kryesisht. Hera e parë që ai u komentua për një lidhje me Nevinën ishte para 6 muajsh, kur gjatë pushimeve dimërore për festat e fundvitit, lojtarët shqiptarë të futbollit u kthyen në Shqipëri për të qëndruar disa ditë me familjarët e tyre dhe njerëzit më të dashur.

Nga Skocia kishte ardhur edhe futbollisti seksi Eros Grezda, i cili gjatë qëndrimit në Tiranë i memorizoi momentet e bukura që kaloi, me një foto me moderatoren e “Procesi Sportiv”, Nevina Shtylla. Ngacmimet për këtë foto nuk munguan as nga partneri televiziv i Nevinës, Edi Manushi, në emisionin “Procesi Sportiv”, i cili donte të dinte më shumë për lidhjen e Nevina Shtyllës që fshihej pas kësaj fotoje festive. Duke qeshur dhe e lumtur, Nevinës i shkëlqyen sytë kur në monitorin e emisionit u shfaq fotoja e saj me Erosin 24-vjeçar.

nevina-shtylla-eros-grezda

Ajo iu përgjigj ngacmimeve të Manushit, duke i dhënë shpjegime në këtë mënyrë: “Këtë javë kishim këtu disa nga çunat e Kombëtares. Kishin ardhur për pushime. Më tha të të bëj të fala! Bashkë me Grezdën u gjetëm rrugës (qesh). U takuam rastësisht, folëm, më tha t’i bëj të fala Manushit!” Por ndjekësit komentuan se, në fakt, ngacmimet e Manushit kanë qenë jo pa qëllim, pasi po flitej se mes Nevinës dhe Grezdës kishte nisur diçka më shumë

KUSH ËSHTË EROS GREZDA, SULMUESI MISTERIOZ QË ÇMEND FEMRAT

Eros Grezda, i lindur më 15 prill 1995 në Gjakovë, është 1.80 m i gjatë dhe është futbollist profesionist shqiptar, që luan si mesfushor dhe sulmues për klubin skocez “Rangers” dhe në ekipin Kombëtar shqiptar. Ai lindi në Gjakovë, por u rrit në Prishtinë, si fëmija i tretë i Genc dhe Valbona Grezdës. Karrierën futbollistike e nisi pikërisht me Prishtinën, duke luajtur mes moshës 9 dhe 15 vjeç. Ai më pas u zhvendos për një kohë të shkurtër në FK Rabotnicki, ku u ndoq nga GNK Dinamo Zagreb, ku do të kalonte 1 vit atje, duke luajtur me U-17.

eros grezda1

Në verën e vitit 2012, Grezda nënshkroi për klubin austriak Grazer AK. Grezda arriti në Slloveni në verën e vitit 2013, duke nënshkruar për klubin NK Aluminij. Ai pastaj u ngrit në nivel, duke nënshkruar klubin e PrvaLiga, DNŠ Zavrc në janar 2015 së bashku me Antonio Pavic. Pas një karriere të spikatur më 31 gusht 2018, klubi skocez Rangers konfirmoi se Grezda kishte nënshkruar kontratë katërvjeçare.

Grezda mori nënshtetësinë shqiptare më 31 janar 2016. Thirrjen e parë nga trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, e mori për ndeshjet e kualifikimit të Kupës Botërore FIFA 2018 kundër Lihtenshtajnit dhe Spanjës, në tetor 2016. Ai u ftua për ndeshjen e 5-të 2018 të kualifikimit të Kupës së Botës në FIFA kundër Italisë, më 24 mars 2017 dhe ndeshjen miqësore kundër Bosnjë Herzegovinës, më 28 mars 2017.

eros grezda2

Grezda bëri debutimin e tij të parë më 24 mars 2017 kundër Italisë si zëvendësim në minutën e 87-të në vend të Odise Roshit. Sa i përket jetës private, ai nuk është përfolur për ndonjë lidhje, ose më mirë të themi nuk është mediatizuar për ndonjë histori të bërë publike më parë, por njihet si sulmuesi seksi që çmend femrat në rrjetet sociale. Duket se takimi pas kamerave me prezantuesen e emisioneve sportive, e ka bërë të ndalet te kjo vajzë për të nisur një lidhje të bukur.

“Miss Shqipëria 2010”, tashmë 25 vjeç, gjatë vitit që lamë pas u largua nga “Tv Klan” për t’iu bashkuar “Top Channel”. Edhe pse për jetën private është treguar diskrete, mesa duket, gjërat brenda vitit kanë ndryshuar dhe tashmë Nevina është gati për një fillim të ri. Ndërkaq, lidhjet e futbollistëve me moderatoret e emisioneve sportive ndodhin shpesh, duke qenë se i lidh puna me njëri-tjetrin.(Panoramaplus)/l.m

Next Post
Kadri Veseli habit disi: “Rusia do ta njohë Kosovën”

Anëtarët e PDK-së rizgjedhin sërish Kadri Veselin kryetar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përdhunohet suedezja në Tiranë, në pranga turku

Përdhunohet suedezja në Tiranë, në pranga turku

February 13, 2026
Raportet SHBA–Serbi, Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump! Akuza Shqipërisë e Kosovës!

“Jemi gati të mbrohemi”, Vuçiç i frikësuar: Aleanca Tiranë-Zagreb, kundër nesh

February 13, 2026
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Humb kontrollin e mjetit, 23-vjeçarja vdes pas aksidentit në Vorë–Fushë Prezë

February 13, 2026
Koçiu prezanton kryeinspektorin e ri të IKMT-së: Ndërtime pa leje ‘në shënjestër’

Koçiu prezanton kryeinspektorin e ri të IKMT-së: Ndërtime pa leje ‘në shënjestër’

February 13, 2026
Zbulohet në Patos subjekti ku çmontoheshin dhe shiteshin pjesë automjetesh kontrabandë

Zbulohet në Patos subjekti ku çmontoheshin dhe shiteshin pjesë automjetesh kontrabandë

February 13, 2026
Mot i keq në Itali, rrëshqitje dheu mbi një ndërtesë pranë Romës, një i vdekur dhe dy të plagosur

Mot i keq në Itali, rrëshqitje dheu mbi një ndërtesë pranë Romës, një i vdekur dhe dy të plagosur

February 13, 2026
Ekstradimi i Mario Çelës nga Belgjika, policia del me njoftim zyrtar

Ekstradimi i Mario Çelës nga Belgjika, policia del me njoftim zyrtar

February 13, 2026
I dyshuar për 7 veprimtari kriminale, arrestohet 28-vjeçari që theu “arrestin në shtëpi”

I dyshuar për 7 veprimtari kriminale, arrestohet 28-vjeçari që theu “arrestin në shtëpi”

February 13, 2026
NATO po na provokon në ajër dhe det, Moska ngre alarmin: Trampolinë për agresion ushtarak

NATO po na provokon në ajër dhe det, Moska ngre alarmin: Trampolinë për agresion ushtarak

February 13, 2026
Hapësirat e përbashkëta, Mazniku prezanton p/ligjin “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”

Sa bashki do të ketë harta e re? Mazniku: Vizioni ynë është cilësia e shërbimit dhe jo numri i bashkive!

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In