• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas 40 vjetësh duke menduar për famën me baltë nëpër duar, m’u bë i famshëm oxhaku!!!

by Java News
06/01/2019 19:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nje reagim i artistit Adi Dule, ne studjon e te cilit Edi Rama realizoi nje pjese te intervistes me Ermal Mamaqin me oxhakun ne sfond.

Nga Adi Dule/

Pas 40 vjetesh duke menduar per famen me balte neper duar, m’u be i famshem oxhaku!!!… Angazhuar media dhe sigurisht opozita, per t’ia kaluar oxhakun tim ne pronesi Ed Rames, edhe pas tre ditesh, kur ne shqiperimtaret themi se cudia me e madhe zgjat tre dite. Po keshtu qenka jeta, dardha nen dardhe fama ke i famshmi, kurse ne te tjereve na rrofte balta:-)))

Po ma rrahin oxhakun me pantofla, cizme , atlete sikur po i bien ndonje kembane kishe. Mjere ne ku jemi katandisur aq sa te ze frika te te vije nje kryeminister apo president , apo kryetar parlamenti etj ne shtepine a ne vendin e punes tende, sepse te bejne copash duke ta nxjerre shtepine ne pazarin e madh te sharjeve e fyerjesh ordinere… Fillon kazaneria mediatike dhe pastaj opozita qenike (cinike), qe si qeneria germon ne kazan dhe hane cte gjeje qe te dhjese c’te munde.

Aman derman mor aman, po te oxhaku im e gjetet te nxirrni tymin e flaken e pare Vitit te Ri kunder kryeministrit o te shkrete ?

Po popullit qe jua di brimat e guxheverat e dallavereve tuaja qe jane sa mijera oxhaqe si imi, kaq hajvane jeni sa mendoni se do i’a shisni 20 e 30 e 40 mije euro oxhakun tim?!

Po avash o avazh se ju ra bretku duke i rene bathe bathe ne nje brime me shtepine e tjetrit, duke u bere boze dhe bloze …. eee hooooop doli oxhaku prej floriri! Po juve more derzinj dhe derzeza qe ju jane bere buzet si oxhaku im nga operacionet dhe rrezik edhe leshin e keni zevendesu me qime importi, sa me shume holloni vidhet aq me shume ju trashen trute! Ju rre menia se Ed Rama mundet me grushta si ato te boksiereve amatore qe zihen neper garazhet e lagjeve te Bronksit, nderkohe qe ai eshte ne rastin me te keq 10 vjet para jush dhe ne rastin me te mire 100!

Gjithsesi varja Rames se s’kam asnje tundim ta mbroj, se per mua ai vendin e ka ne art dhe boll me politike ne pazarin e gomereve! Po ja qe s’mu ndejt me kur perpos berjes lloqe kavaje me oxhakun tim, na doli tani qe tere atelieja ime qenka e tij dhe une paskam vene emrin tim per ta mbuluar pasurine e tij.E kjo per me teper e shprehur nga nje ze klithes i opozites, qe as nuk llogarit demin moral qe me shkakton teksa tere bota e kultures dhe artit e di se si e kam nisur me veshtiresi pafund derisa ja kam dale te jem ketu ku jam. Tere bota e artit(madje edhe nje pjese e opozites qe i kam miq)e dine qe nuk jam i ardhuri i fundit ne kete qytet dhe qe as kam marre kurre ndonje lek shteti per krijimtarine time.

Pike e zeze!

Perfundimisht paskrupullsia ka arritur fundin dhe nuk ka mbetur me as nder e as virtyt apo moral aq sa te pranohet nje e vertete e thjeshte: jemi dy shoke arti, qe nuk rrime per te zgrepur apo perdorur njeri tjetrin per interesa te ngushta ordinere materiale, por per vlerat e ndersjella qe shkembejme si ne raportin shoqeror edhe ate artistik. Edi vjen ne studion time 2 a tre here ne muaj dhe eshte kenaqesi e madhe artistike te ndash kohen e krijimit me te. Kush e ka njohur si artist dhe si pedagog, e di mire cfare flas,ndersa kush ja mohon vlerat edhe si artist si rrjedhoje e mosdashjes si politikan, as qe e ka idene sa nevoje ka te c’qorollepset.

Tani qe ta mbyllim kete muhabet. Studio eshte e imja dhe paguaj qera per te tek komuniteti bektashi, me te cilet kam kete marredhenie, qysh para se sa Ed Rama te me vinte rastesisht per vizite dhe te prekte per here te pare balten e qeramikes me dore! Oxhaku eshte i imi dhe njeheresh krenaria ime pasi jam edhe vete pjese e krijimit te tij, e s’ka bere as 40, as 30, as 18 dhe as 12 mije euro, por shume me pak. Ama edhe sikur te bente 20 mije, une kam kaq shume vite pune dhe aktivitete biznesi( kush se di te pyesi ata qe e dine)ne kurriz dhe njeheresh nje jete kaq modeste jashte studios, sa po te mos e kisha marre dot shume me lire mund ta kisha marre edhe aq! Se fundi, nje keshille per ata qe jane marre me studion time: Keni 1000 burime te tjera frymezimi per te humbur kohen tuaj ne menyre rekreative me Ed Ramen! Atij me keto forma do t’i hani shume shume mjaltin e kosheres se mengjesit kur i clodhur nga gjumi shkund bletet ne koshere. Ndersa me mua e vetmja forme te merreni eshte t’jua shumefishoj leket e oxhakut kaush ne vrimen ku ska shkuar ende doza e botoksit.Te fala edhe nga oxhaku

Next Post
Të të qeverisë Monika…

2019, si viti atrofizimit të kësaj opozite

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s përcakton stadiumet e finaleve, ndryshime edhe në Ligën e Kombeve

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s përcakton stadiumet e finaleve, ndryshime edhe në Ligën e Kombeve

September 15, 2026
Prishtina në ankth/ Specialja njoftim zyrtar për gjyqin e komandantëve të UÇK-së

Prishtina në ankth/ Specialja njoftim zyrtar për gjyqin e komandantëve të UÇK-së

September 15, 2026
Rritja e frikshme e AfD-së/ Pse demokracia gjermane s’mund të mbrohet më nga ekstremizmi?

Rritja e frikshme e AfD-së/ Pse demokracia gjermane s’mund të mbrohet më nga ekstremizmi?

September 15, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 16 Shtator 2026

September 15, 2026
“Do të vrasim”/ Kërcënohet presidenti i Lacios. Manovrat e rrezikshme të biznesmenit dhe grupit lobues

“Do të vrasim”/ Kërcënohet presidenti i Lacios. Manovrat e rrezikshme të biznesmenit dhe grupit lobues

September 15, 2026
Shqipëria hyn në 15 itineraret e rrugëve më të bukura për biçikleta në botë

Shqipëria hyn në 15 itineraret e rrugëve më të bukura për biçikleta në botë

September 15, 2026
13 gabimet e Zelenskyt!

Kur shahet Zeqineja në Tiranë, por të çan prifti në Korçë

September 15, 2026
Ndahet nga jeta ish-deputetja e Kosovës, Flora Brovina

Ndahet nga jeta ish-deputetja e Kosovës, Flora Brovina

September 15, 2026
“Secili pushtet në vendin e vet”, Gogu: Kuvendi humbi afatin, por zgjidhja për pagat bëhet me ligj

“Secili pushtet në vendin e vet”, Gogu: Kuvendi humbi afatin, por zgjidhja për pagat bëhet me ligj

September 15, 2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Në qeli prej 2024-ës, lihet në burg ish-presidenti Meta

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com