• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pas 24 orësh operacion gomonia e gjurmuar në Karaburun ndalohet në Mal të Zi

by A R
06/01/2018 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bllokohet pas 24 orësh në ujërat malazeze gomonia me tre trafikantë në bord. Lajmi konfirmohet nga burime për Report Tv, ndërsa asnjë nga trafikantët nuk është shqiptar, pasi të tre raportohet se janë nga Mali i Zi. Ata kanë hedhur bidonat që kishin në gomone dhe celularët në det të hapur për të humbur gjurmët pas ndjekjes.

Operacioni ka nisur para 24 orësh, ndërsa në lëvizje u vendosën tre shtete, Shqipëria, Italia dhe Mali i Zi. Gomonia kishte ardhur në Vlorë për t’u ngarkuar me drogë, por u pikas nga autoritetet, të cilat u vendosën në ndjekje.

Gomonia rreth 3 m e gjatë, me dy motorë u konstatua dje rreth orës 13:50 që lëvizte me shpejtësi në drejtim të Mezo-kanalit, Sazan, ndërsa në zonën e Karaburunit policia ka gjetur të fshehur rreth 28 kg kanabis, të fshehur midis shkëmbinjve.
gomonia me droge
Dyshohet se gomonia do ngarkohej me lëndë narkotike, pasi nga pamjet filmike të policisë në bord duken bidona plastikë dhe pjesa tjetër bosh. Pas konstatimit në det të hapur, policia kërkoi ndihmën e FA për kapjen e gomones. Menjëherë operacionit i janë bashkuar anija “Oriku” dhe helikopteri i FA, “Cougar”, të cilët kanë ndjekur në ujërat neutrale gomonen që lëvizte me shpejtësi.

Por pavarësisht ndjekjes, gomonia arriti që të zhdukej, por vetëm për disa orë, pasi pasditen e sotme është bllokuar në Mal të Zi. Ndërkohë që tre shtetet vijojnë hetimet se cilët janë personat e përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës. /ReportTV

Next Post
Pobleme të rënda sigurie në kompjutera dhe smartfonë

Pobleme të rënda sigurie në kompjutera dhe smartfonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Të gjitha vijat e kuqe janë kaluar”, shtetet e Gjirit Persik shqyrtojnë përgjigjen ndaj sulmeve iraniane

“Të gjitha vijat e kuqe janë kaluar”, shtetet e Gjirit Persik shqyrtojnë përgjigjen ndaj sulmeve iraniane

March 4, 2026
Karburantet/ Vendimi i ri i Bordit: Ulet çmimi i naftës, ja me sa do të shitet benzina e gazi

Ndikimi i luftës në Lindjen e Mesme, eksperti: Shqipëria duhet të heqë akcizën mbi naftën, ja si do ndikojë

March 4, 2026
“Ngriti” në këmbë policinë e Dibrës, kush është 35-vjeçari i akuzuar për tre vepra penale. Efektivi 40-vjeçar i “Shqiponjave” ra nga muri

“Ngriti” në këmbë policinë e Dibrës, kush është 35-vjeçari i akuzuar për tre vepra penale. Efektivi 40-vjeçar i “Shqiponjave” ra nga muri

March 4, 2026
I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

Goditen ambasadat e SHBA në Dubai e Katar, mbi 1 mijë viktima në Iran, Izraeli: Do vrasim pasuesin e Khamenei

March 4, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

March 4, 2026
Bllokohen në Rinas gati 1 mijë pajisje elektronike

Bllokohen në Rinas gati 1 mijë pajisje elektronike

March 4, 2026
“Fituesi i parë i luftës me Iranin”/ The Economist: Si po imponon Netanyahu logjikën izraelite të luftës në Perëndim

“Fituesi i parë i luftës me Iranin”/ The Economist: Si po imponon Netanyahu logjikën izraelite të luftës në Perëndim

March 4, 2026
Pse Shqipëria është vendi më i dallluar i Europës kundër Iranit

Pse Shqipëria është vendi më i dallluar i Europës kundër Iranit

March 4, 2026
A është nul çështja penale e “Sterilizimit”?

A është nul çështja penale e “Sterilizimit”?

March 4, 2026
“Trump nuk e di çfarë do”, Ish-drejtori i CIA-s: Nuk ndryshohet një regjim me bomba. Rreziku i kësaj lufte…

“Trump nuk e di çfarë do”, Ish-drejtori i CIA-s: Nuk ndryshohet një regjim me bomba. Rreziku i kësaj lufte…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In