• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas 2 vitesh mungesë, opozita nesër në parlament/ PD mbledh sot kryesinë e grupit, Rama i “mbylli detyrat” para dy ditësh, LSI s’ka kë mbledh

by Java News
09/09/2021 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike do të mbledhë këtë të enjte kryesinë e grupit parlamentar.

Mbledhja do të zhvillohet sot në orën 18:30 dhe vjen një ditë para mbajtjes së seancës së parë të Parlamentit të ri të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Në takim do të jenë kryetari i grupit parlamentar, kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve parlamentare.

Ndërkohë që Partia Demokratike ka vendosur që mesazhet të jenë sa më të frekëta për atë që e cilëson si “luftën” me maxhorancën, për atë që quan ‘masakra zgjedhore’.

Nesër demokratët pritet që të zhvillojnë dhe një takim në seli, për të marrë mesazhet më të fundit nga Kryesia, e më pas do të drejtohen për në Kuvend. Edhe pse PD vjen me figura të tjera, sërish duket se sytë do të jenë nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka premtuar betejë me Ramën.

“E garantoj Edi Ramën se do të ketë një opozitarizëm që do t’i duken lule ato që kanë qenë më parë,”-u shpreh ai në një intervistë televizive pak ditë më parë.

dërkohë që selia blu është shprehur qartë se do të nisë menjëherë të kërkojë një sërë ndryshimesh ligjore përfshirë edhe marrëveshjen kushtetuese të vitit 2008 mes Ramës dhe Berishës.

Partitë politike do të kthehen nga pushimet e verës për të nisur legjislaturën e re, duke ndezur “motorët” për t’u përballur me njëri-tjetrin në sallë.

Teksa numërohen orët e fundit të mbledhjes së parë, mesazhet e fundit po shpërndahen me gjasa nga krerët e partive.

Direktivat kryesore kryeministri Edi Rama i dha dy ditë më parë, më 7 shtator, duke mbledhur sekretarët e rinj të Partisë Socialiste, grupin parlamentare dhe numrin dy të PS-së, Damian Gjinknurin.

Ndërkohë që deri më tani nuk është bërë me dije asgjë nga dy partitë e tjerë. As LSI dhe as PSD-ja e Tom Doshit, i cili nuk do të jetë në sallë, nuk kanë bërë me dije asnjë detaj lidhur me çështjet ku do të fokusohen më së shumti.

Secili me nga 4 dhe 3 deputetë në sallë, nuk mund të formojnë një grup parlamentar të ndarë. Megjithatë vështirë së ka mundësi për “bashkim forcash” mes tyre.

Por për LSI ka dhe një mundësi tjetër! Grupi parlamentar që pritet të formojnë aleatët e PD-së, që sipas tyre ndodh vetëm për lehtësi fjale në Kuvend. Megjithatë nuk dihet nëse ata pranojnë LSI-në në përbërjen e tyre.

Punimet e Kuvendit të ri do të nisin të premten e 10 shtatorit, në orën 10:00.

/m.j

 

Next Post
Blini bukë në furra? Ka diçka që duhet ta dini patjetër në këtë periudhë

"Çmimi do të rritet sërish"/ Kreu i Shoqatës së Furrtarëve: Në Shkodër dhe Fier buka masive 20-30 lek më shumë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In