• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas 17 vitesh, Lulzim Basha nuk mund të jetë sërish “Njeriu që qesh”

by A R
01/02/2022 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

10 Janarin e vitit 2005 Lulzim Basha hyri zyrtarisht në politikë. George W.Bush ishte President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Tony Blair Kryeministër i Britanisë së Madhe. Gerhard Schroder Kancelar i Republikës Federale Gjermane.

17 vite më pas. SHBA-të kanë ndërruar tre Presidentë. Mbretëria e Bashkuar katër Kryeministra. Republika Federale Gjermane dy kancelarë, përfshirë epokën 16 vjeçare Merkel.

Pas 6 vitesh ministër, 2 kryebashkiak me kohë të plotë, 2 të tjera kryebashkiak e lider opozite dhe në vitin e 7 vetëm si lider opozite, Lulzim Basha sapo ka filluar betejën për të bindur shqiptarët se përfaqëson ndryshimin e shumë pritur.

I ashtëquajturi “Trekëndëshi i Bermudës” Berisha-Meta-Rama është As-i nën mëngë me të cilin Lulzim Basha në rolin e prestigjatorit po tenton të hipnotizojë publikun me lojërat e tij të shpejtësisë. Duke reklamuar treshen Berisha-Meta-Rama si boshtin e së keqes, Basha po vetofrohet si zgjidhje.

Si në shumë gjëra tjera, sërish Lulzim Basha ka zgjedhur të kopjojë keq. Historia ka treguar se mes një kopjo të keqe dhe origjinalit, zgjidhet gjithmonë origjinali, sado problematik të jetë ai.

Edi Rama u tha dje shqiptarëve se “Kush zgjedh Lulzim Bashën merr edhe Sali Berishën e Ilir Metën”. Sot, Lulzim Basha huazon se “Kush zgjedh Sali Berishën dhe Ilir Metën merr Edi Ramën”. Përtej kopjes që nuk vlen të diskutohet, sfida e Lulzim Bashës është e dyfishtë.

Së pari, duhet tua fshijë memorien shqiptarëve që këtë model refreni e kanë dëgjuar deri në ngopje nga Edi Rama. E dyta është edhe beteja e tij më e vështirë. 768,134 shqiptarë i dhanë mandatin për herë të tretë Edi Ramës si Kryeministër pasi besuan se duke zgjedhur Bashën do merrnin dhe Berishën e Metën. Lulzim Basha kërkon tashmë që këta votues të pranojnë krejt të kundërtën, paçka se pasi e kanë votuar Edi Ramën, kanë parë të shkarkohet Ilir Meta dhe të shpallet “non grata” Sali Berisha.

Cepi “Rama” i trekëndëshit të Bermudës duket se bie. Në 11 beteja të pjesshme e të përgjithshme elektorale, që prej ditës kur ka marrë drejtimin e opozitës dhe ka identifikuar Edi Ramën si boshtin e së keqes, Lulzim Basha ka shënuar 9 humbje, 1 bojkot dhe një fitore me vetëm 28 vota në Bashkinë Kavajë. Edhe pretendimi i vjedhjes së votave ngjan i çalë! Edhe një magazinë po të vidhet 4 herë rresht, pronarët do ta ndërronin minimum rojen! Edhe pse mund të mos ketë faj në vjedhje, thjesht nuk e ruan dot!

Cepi “Meta” i trekëndëshit është një histori komplekse e mungesës së kohezionit politik. Lulzim Basha e ka nisur karrierën e tij politike duke fituar ndoshta të parën dhe të vetmen garë elektorale nominale duke u zgjedhur deputet në njësinë nr.7 në Tiranë përballë Arben Ahmetajt në Korrikun e vitit 2005, edhe me ndihmën e LSI që çau votat e së majtës me Edmond Haxhinaston.

Si i përkëdhelur i Berishës, gjatë viteve të koalicionit PD-LSI, Lulzim Basha ishte ndër personazhet me afrimitetin më të madh me Ilir Metën. Mjafton të kujtohet vizita e tij tek Ministri i atëhershëm i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës menjëherë pas publikimit të videos Meta-Prifti që parapriu protestën e 21 Janarit dhe rrjedhojat e saja tragjike që dihen.

Me votat e LSI në Tiranë dhe dorën e Berishës në stilin “alla Maradona”, Basha mundi të shënojë gol në Majin e vitit 2011 duke marrë thuajse me forcë drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

Fushata elektorale brenda kampit blu në vjeshtën e vitit 2013 kishte dhe një element që nuk mund të harrohet. I ndjeri Sokol Olldashi, atëherë sfidant i Bashës sulmonte ashpër LSI-në ndërsa Basha preferonte ta mbronte partinë e Ilir Metës sepse përveç miqësisë personale i duheshin votat e Këshillit Bashkiak.

Për ti vënë kapakun kohezionit të tij, vetëm 9 muaj më parë, Lulzim Basha firmosi marrëveshjen paraelektorale me Monika Kryemadhin duke premtuar para shqiptarëve se do të qeveriste vendin në 4 vitet pasuese në koalicion me LSI. 9 Muaj më pas, LSI është pjesë e “Trekëndëshit të Bermudës” ndërsa Lulzim Basha shpresa e shumë pritur!!

Cepi “Berisha” i trekëndëshit është në fakt rrethi vicioz prej të cilit Lulzim Basha jo vetëm që nuk shkëputet dot por sa më shumë përpiqet aq më shumë zhytet. Në luftën për të treguar se kush është në të vërtetë Sali Berisha, ai nuk po zbulon asgjë të re. Po pranon me gjysmë zëri ato që deri dje i mohonte apo në rastin më të mirë bënte sikur nuk i dëgjonte ndërsa të tjerë i deklaronin publikisht.

Përpara se të na thotë ta besojmë për zbulues të trekëndëshave të Bermudës, Basha duhet tu përgjigjet disa pyetjeve: A do bashkëqeveriste me LSI nëse do fitonte zgjedhjet në 25 Prill? A do pranonte të bëhej Kryeministër edhe me votën e Sali Berishës? A do pranonte të bëhej Kryeministër me votat e atyre që sot i akuzon si pjesë e krimit të organizuar dhe korrupsionit por deri dje mblidhnin votat për të?

I vetmi kontribut real që Lulzim Basha mund të bëjë në raport me të vërtetën dhe interesin publik është të rrëfejë gjithçka ai di rreth disa prej pikave më të errëta: 21 Janarin, Gërdecin, Rrugën Durrës-Kukës, faljen e detit Greqisë, koncesionet qindra milion euroshe, pazaret për shitjen e pasurive publike mes të cilave edhe Albpetrol e ARMO.

Ditën që Lulzim Basha ta bëjë diçka të tillë, ai do të fitojë statusin e të penduarit të drejtësisë. Si i tillë mund dhe do duhet trajtuar në kushte të lehtësuara. Të qenit bashkëpunëtor i drejtësisë nuk të bën të pafajshëm sepse një i penduar kurrësesi nuk mund të shpallet hero i luftës ndaj mafias. Imagjinoni sikur Tommaso Buscetta të pretendonte të barazohej me Giovanni Falconen!

Lulzim Basha nuk mund ta ketë luksin as të vetdeklarohet si shpresa e shumëpritur e shqiptarëve. Pas 17 vitesh në politikë, ai nuk mund të jetë më thjesht “njeriu që qesh” e që na “ra nga qielli” Janarin e vitit 2005.

Next Post
Braho: SPAK duhet të nisi me Berishën! Meta i ka hipur një kali, Abaz Aliu e nxjerrtë shëndoshë

“Problem do ishte vetëm nëse më del kundër lideri historik”/ Ilir Meta: Ja çfarë më bashkon me Sali Berishën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Voton Presidentja Osmani: Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë

Voton Presidentja Osmani: Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë

December 28, 2025
KQZ: Probleme me energjinë elektrike në disa qendra votimi në Kosovë

KQZ: Probleme me energjinë elektrike në disa qendra votimi në Kosovë

December 28, 2025
Kamioni përplasi për vdekje motoristin, arrestohet shoferi

Kamioni përplasi për vdekje motoristin, arrestohet shoferi

December 28, 2025
Historia frymëzuese e 37-vjeçares në Laç, nga tri betejat me kancerin, tek artizanati

Historia frymëzuese e 37-vjeçares në Laç, nga tri betejat me kancerin, tek artizanati

December 28, 2025
“Podcasti” i Ramës / Futbollisti nga Petrela, ambasador i turizmit shqiptar në Poloni

“Podcasti” i Ramës / Futbollisti nga Petrela, ambasador i turizmit shqiptar në Poloni

December 28, 2025
Rihapet kinema “Republika”, filmat më të fundit do të jenë premierë në Shkodër

Rihapet kinema “Republika”, filmat më të fundit do të jenë premierë në Shkodër

December 28, 2025
Interes i ulët për zgjedhjet në Kosovë, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 11:00

Interes i ulët për zgjedhjet në Kosovë, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 11:00

December 28, 2025
Shqipëria dhe Bullgaria forcojnë boshtin e sigurisë, nga trupat në Novo Selo te “Portat e Korridorit VIII”

Shqipëria dhe Bullgaria forcojnë boshtin e sigurisë, nga trupat në Novo Selo te “Portat e Korridorit VIII”

December 28, 2025
Rusia e miliarderëve, oligarkët në shërbim të luftës dhe Putinit

Rusia e miliarderëve, oligarkët në shërbim të luftës dhe Putinit

December 28, 2025
Trump vendos vijat e kuqe: Asgjë për Ukrainën pa miratimin tim

Trump vendos vijat e kuqe: Asgjë për Ukrainën pa miratimin tim

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com