Partizani ka arritur Skënderbeun në krye të renditjes të Kategorisë Superiore, por për trajnerin Sulejman Starova ky është vetëm fillimi i kampionatit. Kampionët u ndalën në barazim 2-2 me Teutën të premten, ndërsa të kuqtë fituan në minutën e fundit 2-1 në Ballsh kundër Bylisit. Dyshja është e shkëputur pesë pikë nga Kukësi e Teuta, por Starova thotë se është ende mjaft herët. “Ende nuk jemi ndeshur me Skënderbeun, ndërkohë që me të gjithë rivalët e tjerë kemi edhe nga tri ndeshje. Gjithçka mund të ndodhë”, tha Starova për Supersport, në përfundim të fitores në Ballsh, falë golit të Xhevahir Sukajt.









