• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Partizani, premio 50 mijë euro për kualifikimin me Slovan Bratislavën

by Aalison Pearse Stevens
05/07/2016 19:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partizani e mbyll në barazim 0-0 ndeshjen e parë me Slovan Bratislavën në “Elbasan Arena”, kështu që çështja e kualifikimit për në turin e dytë eliminator të Ligës së Europës do të vendoset të enjten në Sllovaki. Duke parë rezultatin e sfidës së parë, por edhe potencialin që paraqiti kundërshtari në Elbasan, “demat” kanë besim se mund t’ia dalin ndaj Slovanit.

Edhe trajneri Adolfo Sormani në prezantimin e tij u duk optimist dhe pohoi se “demat” do të shkojnë për t’u kualifikuar në Sllovaki. Përveç përgatitjeve të ekipit gjatë këtyre ditëve, më- sohet se drejtuesit e klubit kanë vendosur që të ketë motiv shtesë për transfertën sllovake. Burime të ndryshme pranë të kuqve kanë bërë me dije se Partizanin e pret një premio prej 50 mijë eurosh për kalimin në turin tjetër. Në rast kualifikimi, Partizani mund të sigurojë edhe 170 mijë euro të tjera nga UEFA, plus 160 mijë që i ka siguruar që në fillim me pjesëmarrjen në Ligën e Europës.

Përgatitjet

Partizani prej disa ditësh është duke u stërvitur pranë kompleksit “Pepa” në Elbasan, me shpresën që tekniku i ri Adolfo Sormani të gjejë çelësin e fitores dhe rrugën e rrjetës në ndeshjen e kthimit me Slovan Bratislavën. Të kuqtë dje kanë zhvilluar vetëm një seancë, që u mbajt pasdite. Pas stërvitjeve të tipit streçing në fillim, ekipet u ndanë në dy grupe ku bënë një lojë midis tyre dhe ajo që binte në sy ishte përzierja që tekniku italian i bëri skuadrës.

Kjo tregon se ende te të kuqtë nuk dihet se cili do të luajë nga minuta e parë në takimin me Slovan Bratislavën. Por, sipas të gjitha gjasave, nuk pritet që të ketë ndryshime rrënjësore në ekip, pasi alternativat janë të pakta, kryesisht në sulm. Të gjithë lojtarët e huaj me ngjyrë u provuan gjatë testit miqë- sor me grupin. Pas ndeshjes brenda grupit, në fund trajnerët u kushtuan një rëndë- si të veçantë goditjeve standarde, duke provuar skema nga më të ndryshmet. Herë me goditje nga këndi dhe herë me goditje dënimi nga jashtë zone.

Me sa duket, Partizani mendon që rrugën e rrjetës, e cila mund t’i sjellë kualifikimin për në raundin tjetër në Ligën e Europës, ta gjejë me anë të skemave nga goditjet standarde. Ndërkohë, argjentinasi Agustin Torasa u pa i veçuar nga grupi, teksa bëri vrapime rreth e përqark fushës. Me sa duket, mesfushori ka shfaqur probleme dhe mund të jetë në dyshim për sfidën e nesërme që pritet të jetë edhe e fundit me Partizanin.

Panorama/d.i.

 

Next Post

Apel, kërkon daljen nga burgu administratorja e kopshtit që dhunoi 3-vjeçarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shiti të dhënat personale të 18 mijë personave në SHBA, ja me sa vite burg u dënua Shpend Sokoli nga GJKKO

Kufizime mediave, dosjet dhe përgjimet publikohen pasi t’i lejojë Gjykata

October 2, 2026
Kriza e emigrantëve, përfaqësuesi i qeverisë spanjolle në Ceuta jep dorëheqjen  -

Ceuta, BE lëviz drejt një goditjeje ndaj emigrantëve. Dëbime masive dhe ndalim i azilkërkuesve

October 2, 2026
Gjykata Kushtetuese si parkim

Anti-flluska e neomarksizmit

October 2, 2026
“Kosova duhet të anëtarësohet në NATO”, Kurti poston foton me Trump-in

“Kosova duhet të anëtarësohet në NATO”, Kurti poston foton me Trump-in

October 2, 2026
Kinematë kineze po zgjerohen drejt përvojave të reja

Kinematë kineze po zgjerohen drejt përvojave të reja

October 2, 2026
Shkrirja e bashkive, PD del kundër propozimit të PS, Bozdo: Ja pse Dimali dhe Poliçani nuk duhet të zhduken nga harta

Bozdo: Rezerva e naftës të financohet nga buxheti i shtetit, të gjitha procedurat të kenë garë dhe transparencë

October 2, 2026
VIDEO/ Tensione te Ligjet, Xhelal Mziu përplaset me sekretaren: Ik shih naj punë tjetër andej matanë…

VIDEO/ Tensione te Ligjet, Xhelal Mziu përplaset me sekretaren: Ik shih naj punë tjetër andej matanë…

October 2, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 3 Tetor 2026

October 2, 2026
Kurti: Kjo fundjavë do të jetë vendimtare për zgjedhjen e Presidentit

Kurti: Kjo fundjavë do të jetë vendimtare për zgjedhjen e Presidentit

October 2, 2026
Shembet një minierë në Turqi, humbin jetën 5 persona -

Shembet një minierë në Turqi, humbin jetën 5 persona –

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com