• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Partizani në krizë, mundet edhe nga Kamza

by A R
04/11/2017 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

U mbyll me fitoren 1-0 të vendasve “derbi” i kryeqytetit mes Kamzës dhe Partizanit. Një gol i Erlis Ymerit i dha fitoren skuadrës së Ramadan Ndreut dhe zhyti në krizë të plotë skuadrën e kuqe.

Vetëm një shtyllë në minutën e 49-të nga Batha dhe asgjë më shumë për skuadrën e Partizanit nga e cila pritej shumë më shumë. Nga ana tjetër Kamza u tregua cinike, duke u mbrojtur mirë dhe falë një aksioni model me protagonist Sebino Plakun dhe Erlis Frashrin arriti t’i ndëshkonte “demat e kuq” .

Partizani

Me fitoren e sotme Kamza u ngjit në kuotën e 15 pikëve, duke u konsoliduar në vendin e 4-t të renditjes ndërsa Partizani mban vendin e 5-të me vetëm 11 pikë në 9 takime.

MINUTE PAS MINUTE

Ka përfunduar takimi, Kamza-Partizani 1-0.

Partizani-470x263

90+1′ Kamza kryen zëvendësimin e parë, largohet Rezi në fushë Mumajesi.

85′ Tjetër mundësi shënimi për Sebino Plakun, por sulmuesi nuk tregohet i saktë këtë herë.

83′ GOOL 1-0. Një kundërsul vrasës i Kamzës, i cili nis me Sebino Plakun dhe në fund finalizohet me gol nga Ymeri. 

79′ Iuliano kryen edhe zëvendësimin e dytë, largohet Basrak në fushë Xhixhiua.

73′ Kuqi ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Trashit.

72′ Partizani kryen zëvendësimin e parë, largohet Bardhi në fushë Jasir Asani.

71′ Lorenc Trashi ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Frashërit.

70′ Goditje dënimi në hyrje të zonës për Partizanin. Provon Batha me të djathtën, gjuajtja përfundon jashtë kuadratit.

67′ Kamza provon të shqetësojë Partizanin me një kundërsulm të shpejtë me Arabal, po ndërhyn në momentin e fundit Ibrahimi duke larguar rrezikun.

64′ Kroson La Kamera nga e djathta, mbrojtësit e Kamzës largojnë rrezikun.

49′ Pa fat në këto momente skuadra e Partizanit, Batha provon nga goditja e dënimit, topi përplaset në shtyllën pingule të portierit Halilaj.

46′ Ka nisur pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë, Kamza-Partizani 0-0.

45+1′ Fukui ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Basrak. Goditje dënimi për Partizanin. Kroson Trashi, futbollistët e kuq shkaktojnë faull në sulm.

45′ Gjyqtari akordon 2 minuta shtesë.

44′ La Kamera provon me një krosim nga e djathta, topi përfundon në duart e portierit Halilaj.

40′ Shumë gabime nga të dy skuadrat, të cilat qëndrojnë shumë larg portave respektive.

26′ Basrak provon me një gjuajtje fluturimthi, topi përfundon mbi kuadrat.

25′ Goditja e parë nga këndi i përket skuadrës së Kamzës. Krosim i bukur në zonë, por mbrojtësi Fushtar shkakton faull në sulm.

20′ Skuadrat qarkullojnë topi në mesfushë, asnjë rrezik në portat e ekipeve kundështare.

9′ Xhavani La Kamera ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Sebino Plakut në mesfushë.

6′ Tjetër moment i mirë për Partizanin, Batha lëshon një gjuajtje nga jashtë zonës, por në pozicion portieri Halilaj, i cili zotëron topin.

4′ Mundësia e parë për Partizanin, Trashi shmang Taulant Kuqin brenda zonës, provon me të majtën, por topi përfundon jashtë kuadratit.

1′ Ka nisur takimi, Partizani shkelmon topin e parë nga qendra.

Kamza – Partizani 1-0

Kamza: Halilaj, Frashëri, Fushtar, Kuqi, Idrizaj, Fukui, Arrabal, Ymeraj, Rezi, (Mumajesi 90+1′), Plaku, Raçiç.

Trajner: Ramadan Ndreu

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Malota, Krasniqi, Kalari, La Kamera, (Sulejmani 84′), Vila, Batha, Trashi, Bardhi, (Asani 72′), Basrak. (Xhixhiua 79′)

Trajner: Mark Juliano

Gjyqtar: Juxhin Xhaja

KV: Fushtar 73′, Raçiç 75′ / La Kamera 9′, Trashi 71′/parnorama

Next Post
Subvencionim direkt për fermerët/ Këshilli i Investimeve i rekomandon qeverisë rritjen e financimeve

Detaje nga skema e re e subvencioneve në bujqësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In