Është shtyrë për më vonë seanca në GJKKO ku po shqyrtohet kërkesa e Jamarbër Malltezit për shuarjen e masës së sigurisë “arrest me burg”.
Shkak është bërë kërkesa e Malltezit për përpjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka me arsyetimin se ka vonuar zbardhjen e vendimit për të.
Fillimisht do të trajtohet kërkesa e Malltezit për përjashtimin e Irena Gjokës dhe më pas ajo e shuarjes së masës së sigurisë “arrest me burg”.
E njëjta seancë u zhvillua më herët edhe për Sali Berishën./m.j