• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Partizani fiton sërish dhe ngjitet në vendin e 5-të

by A R
16/10/2017 21:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partizani iu largua zonës së ftohtë të rënies duke ngjitur hierarkitë në Kategorinë Superiore, pas fitores 2-0 ndaj Luftëtarit.

“Demat e Kuq” prishën ekuilibrat pas thuajse gjysmë ore lojë me një prekje të lehtë të Sykajt brenda zonës, por goli më i bukur erdhi nga Lorenc Trashi me kokë pas një aksioni model.

Largohet kështu gijotina në pankinën e Mark Iulianos ndërsa kryeqytetasit e shohin veten në vendin e 5.

Kukësi rivendosi shpejt distancën prej 3 pikësh me Skënderbeun kryesues duke mos i lënë mundësinë korcarëve të thellojnë arratinë në kategorinë Superiore. Kampionët në fuqi të impenjuar në një transfertë të vështirë në Durrës, triumfuan 4-2 ndaj Teutës në një sfidë emocionuese.

Elis Bakaj i dha epërsinë verilindorëve ndërsa Etemi dhe Alijev krijuan një avantazh komod në portën e Teutës. Formacioni bregdetar u zgjua disi vonë nga letargjia dhe arriti të rihapte sfidën me rrjetat e Hilës dhe të Nijas Lenës por zëvendësuesi Aljev firmosi golin e dytë personal në portën e boshatisur të vendasve, cka zhduku cdo dyshim për fitoren e Kukësit.

Kamza vazhdon të konfirmojë nga java në javë se nuk do të rikthehet mes inferiorëve, dhe këtë e tregoi edhe me fitoren 1-0 ndaj Vllaznisë. Sfida u vendos nga një veprim individual i Ymerit, por tregoi se formacioni i Ndreut mbetet fortesë në stadiumin e tij.

Laci dhe Flamurtari barazuan 1-1 në 90 minutëshin e zhvilluar në Krujë, një ndeshje që i mban vlonjatët mbi skuadrën kurbinase, por  tregon limitet e bregdetarëve. Bushic i dha epërsinë kuqezinjve para se penalltia e rexhinaldos të fiksonte barazimin e tretë radhazi të Flamurtarit./a.m.

Next Post
Të kacaviresh nëpër pasqyra

Teserat shumëngjyrëshe të krimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com