• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Teserat shumëngjyrëshe të krimit

by S M
16/10/2017 21:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Po të ishte një kohë fushate, kjo historia e kriminelëve do të kishte qenë një “gjellë” logjike e retorikës së liderëve nëpër podiumet zgjedhore. Por tani, kur në mes të vjeshtës, katër muaj pas mbarimit të zgjedhjeve, debati për bandat dhe hashashin vijon, situata po bëhet tragjikomike. Parlamenti ka zbritur në mesataren e tij të zakonshme të baltës dhe sherrit, kurse axhenda e halleve të vendit pret zgjidhje thuajse e paprekur.

Po ndodh një fenomen me dy koka, sa i përket krimit dhe degëzimeve të tij sociale: opozita nuk po arrin të formësojë një axhendë politike dhe një masë kritike konsensusi brenda frymëzimeve të ndryshme që e përfaqësojnë, kurse qeveria po vonon t’i japë grushtin final (siç bëri me hashashin), grupeve kriminale nëpër qendrat e ndryshme urbane të vendit. Një situatë e cila i shkon për shtat klishesë së vjetër të Berishës, i cili historikisht ka mbështetur tezën se e djathta lufton krimin, kurse e majta bashkëjeton me të! Një gjë sa subjektive, aq edhe e spekulative në rrafshin e historisë politike të vendit, ku përdorimi kriminal i shtetit dhe institucioneve ka qenë një tipar i vjetër dallues i PD-së. Sidomos asaj të viteve ’90. Si për të provuar se krimi ka shumë “tesera” partish në xhep.

Për t’u kthyer tek fenomeni që cituam më lart, sot vërejmë sesi opozita përpiqet pa sukses të ciflosë siluetën arrogante dhe tallëse të Edi Ramës në Kuvend, pa ja arritur të bindë masën e madhe të shqiptarëve që nuk kanë votuar PS në 25 qershor, por që nuk shohin ende tek Basha dhe Kryemadhi modelet politike të cilat duhet të ndjekin votojnë në zgjedhjet pasardhëse. Çka nuk do të thotë apriori se opozita e ka gabim dhe Rama ka të drejtë!

Kjo vjen në rradhë të parë prej faktit se votimet e fundit lanë një vrajë të thellë në trupin dhe fytyrën e opozitës së dalë nga vota e 25 qershorit. Në anën tjetër, kjo gjendje vegjetative është pasojë edhe e përçarjes së thellë mes PD e LSI, dy partitë më të mëdha opozitare. Së treti, e jo më pak e rëndësishme, kjo situatë reflekton problemet e rënda që ka së brendshmi Lulzim Basha, në një PD të çarë dukshëm në qëndrimin ndaj liderit zyrtar dhe programit të tij.

Kjo mungesë uniteti dhe programi politik e shtyn opozitën drejt një retorikë sa të lehtë, aq edhe të pasuksesshme: asaj të listimit ditor të emrave të “të ligjve” nëpër qyetetet e fshatrat e Shqipërisë, dhe faturimit të tyre partisë në pushtet. Nuk është një qëndrim politik i papranueshëm, por është thjeshtë i pamjaftueshëm. Negativizmi nuk çon askund, e tregoi këtë çadra e famshme opozitare, e cila u mbyll sapo Rama dhe Basha pinë një kafe të gjatë një pasdite të 17 majit 2017.

Opozitës i duhet që krahas citimit të përditshëm të dhëndurëve të kryetarëve të bashkisë apo akuzave me drogë e të fortë nëpër makinat e ministrave, të formësojë një program politik serioz, që e ve në vështirësi qeverinë në të gjitha frontet kryesore. Në ekonomi, arsim, shëndetësi, punësim etj. Sepse po të improvizosh betejën e rradhës me kriminelë apo edhe me TVSH, siç po ndodh momentalisht, do të thotë së pari që e ke çuar dëm gjithë verën duke u nxirë në diell, e së dyti që nuk ke ide të qarta për mënyrën sesi do të kthehesh në pushtet.

Përballë kësaj pikture me ngjyra të shqetësuara opozitare, qëndron i palëvizshëm kryeministri me inercinë e tij pozitiviste të zgjedhjeve të fundit. Edi Rama duket se ka fituar aftësinë të durojë çdo akuzë dhe sulm me një shpërfillje çarmatosëse, shoqëruar me përqeshjen jo rrallë të padrejtë që i bën kundërshtarit. Ja ka lënë këtë punën e kriminelëve Vetingut dhe gjykatave. Një gjë gjithashtu jo fort korrekte e logjike, për sa kohë që ka në dorë qeverisjen dhe me një lëvizje të gishtit mund të tundë nga vendi cilindo ministër, drejtor apo kryetar që merr një rrogë në shtet. Ka ardhur momenti që Rama të tregojë fort dhe hapur se nuk i përket listës së zezë, ku e fut përditë Basha dhe Berisha. Ndryshe zhurma do vazhdojë dhe akuzat do të fillojnë të zenë vend. Është një kalkulim i thjeshtë politik: nëse sulmeve të kundërshtarit i përgjigjesh me heshtje apo me tallje, me kalimin e kohës diçka nga balta që hidhet drejt teje do nisë të zerë vend në jakën e kostumit.

Problemi i krimit të organizuar apo ordiner duhet të ishte vërtet një çeshtje e pjesës natyrore të shtetit. E gjykatave, prokurorisë dhe policisë. Fakti që kjo temë vjen e futet rregullisht në fjalorin dhe axhendën e politikës, tregon se fenomeni dykokësh, për të cilin u fol më lart, vijon ta ushqejë e ta mbajë gjallë artificialisht këtë temë. Nevojitet një vullnet i përbashkët për të nxjerrë vendin nga baltovina e gangsterëve të të gjitha dimensioneve, frymëzimeve dhe peshave. Folklori i të enjteve parlamentare vetëm sa shton amulli dhe zhurmë. Sepse koha ka ardhur dhe kaluar që të hyjë në lojë shteti dhe ligji. Të tjerat janë llafe…

Next Post
Skandali/ Burg edhe pse ishte i pafajshëm

Skandali/ Burg edhe pse ishte i pafajshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qindra të arrestuar për zjarret në Francë, 70% e tyre akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme -

Qindra të arrestuar për zjarret në Francë, 70% e tyre akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme –

August 15, 2026
Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

August 15, 2026
Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

August 15, 2026
Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

August 15, 2026
Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

August 15, 2026
Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

August 15, 2026
Tërheqje masive e vezëve në SHBA për shkak të shpërthimit të salmonelës, rreth 100 persona të sëmurë -

Tërheqje masive e vezëve në SHBA për shkak të shpërthimit të salmonelës, rreth 100 persona të sëmurë –

August 15, 2026
Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

August 15, 2026
Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

August 15, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

President nga zarfi

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com