• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Partizani’/ Baze: Kjo dosje e fut në burg Sali Berishën, është personi kryesor në këtë çështje. Histori e kapjes së shtetit

by Java News
24/10/2023 20:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në “Real Story”, analisti Mero Baze foli në lidhje me dosjen voluminoze të SPAK, për ish-kryeministrin, Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, të cilët akuzohen për kompleksin “Partizani”.

Ndaj, Berishës është vendosur masa sigurie detyrim paraqitje dhe tërheqje pasaporte, ndërsa dhëndri është në qeli.

Mero Baze thotë se personi kryesor në këtë çështje është Berisha, ndërsa gjithë të tjerët janë pjesë e procesit dhe sipas tij kjo dosje do ta çojë ish-kryeministrin në burg.

“Kjo është një cështje e nisur për Berishën dhe jo për Jamarbër Malltezin. Unë nuk jam shumë konfident me shkallëzimin  që thoni i hetuar apo pandehur. Ai është gjetur fajtor, Berisha është i akuzuar për këtë faj. Kur prokurori shqipton një masë kufizuese, ti ke një problem me prokurorinë.

Ai është personi kryesor në këtë çështje. Zyrtarët tanë janë mësuar t’i shmangen korrupsionit. Kapja e shtetit është fenomen i demokracisë. Kjo histori është histori e kapjes së shtetit.

Pesë familjeve që përfituan nga privatizimi, në vitin 2005 nuk kishin mundësi më ta përfitonin më këtë pronë, sepse janë familje të shpronësuar.

Përveç faktit tjetër, që këto familje i kanë marrë njëherë këto para. Edhe sipas dëshmisë së babait të Jamarbër Malltezit, i cili në vitin 1995, ka thënë i keni marrë lekët dhe pas fleta u gjet e grisur, sepse nuk e dinte që djali i tij do të merrte prona.

Janë të gjitha vendimet e qeverisë në  funksionin të këtij vendimi, kjo është kapje e pastër e shtetit.

E dyta, nëse heton rrethin e njerëzve që familja Berisha ka punësuar me urgjencë në pikat kyce të vendimmarrjes për kthimin e pronave, për njohjen, ndryshimin e destinacionet, aty ku ka vendosur njerëzit e saj nuk ka pasur probleme, aty ku nuk pasur, ka pasur probleme  dhe ka përdorur zyrën e anti-korrupsionit të drejtuar nga Oerd bylykbashi për presione dhe shkarkime  nga detyra.

Fenomeni tjetër që është edhe më i shëmtuar është nxjerrja nga forcat e armatosura që e ka marrë përsipër, Mediu deri në vetin 2008, pastaj është vendosur Oketa, që nuk arriti ta finalizoi dot.

Në zgjedhjet e 2009, Arben Imami i cili ishte shef kabineti dhe është rojë i gjithë këtyre shkresave, ai ka drejtuar gjithë operacionin. Arben Imami ka qenë i padëshiruar politikisht në PD, Topalli shfrynte në korridoret e PD. Imami ka qenë i shqetësuar nga klima armiqësore kundër tij. Madje njëher mua më ka kërkuar mendim që të largohej. Befas Imami e gjeti lidhjen me këta dhe e mori përsipër ta mbyllte procedurën dhe  nga një njeri që nuk e donte askush, u fut në liste dheu bë Ministër i Mbrojtjes në 2009.

Me këtë dua të listoj faktin që ka qenë e gjithë hiererkia  e pushtetit, e kishte si standard shpërblimi apo ndëshkimi këtë. Ishte një rrjet i tërë zyrtarësh që u përfshinë në këtë proces si një garë që kush mund ta bënte me shpejt dhe të përfitonte më shumë.

Kjo është një dosje për Sali Berishën, të tjerët janë pjesë e procesit.  Kjo dosje e fut në burg Sali Berishën” tha ndër të tjera Mero Baze./m.j

Next Post
“Në këtë moshë…”/ Demalia: Berisha, nga një doktor elitar, në një politikan të turpshëm! Ka falsifikuar jetën e tij, akuzohet rëndë!

"Kur të arrestojnë..."/ Demalia: Po të mos shkonte në gjyq Trump do merrej me forcë. Po Berisha?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet, ministri Malaj: Mbi 50 milionë euro në dispozicion për…

Përmbytjet, ministri Malaj: Mbi 50 milionë euro në dispozicion për…

January 9, 2026
Përshkallëzohen protestat! Irani në ‘blackout’, dhjetëra të vrarë dhe mijëra të arrestuar

Përshkallëzohen protestat! Irani në ‘blackout’, dhjetëra të vrarë dhe mijëra të arrestuar

January 9, 2026
“Daily Express”: Tirana, kryeqyteti europian që të gjithë duhet ta zbulojnë në 2026

“Daily Express”: Tirana, kryeqyteti europian që të gjithë duhet ta zbulojnë në 2026

January 9, 2026
Moti i keq, Rama porosi deputetëve: Shkoni pranë njerëzve edhe pasi momenti i vështirë të jetë kapërcyer

Moti i keq, Rama porosi deputetëve: Shkoni pranë njerëzve edhe pasi momenti i vështirë të jetë kapërcyer

January 9, 2026
VIDEO / Zjarri që dogji tregun e rrobave të përdorura, momenti kur nisën flakët

VIDEO / Zjarri që dogji tregun e rrobave të përdorura, momenti kur nisën flakët

January 9, 2026
Përmbytjet/ “Prurjet janë të menaxhueshme”, Balluku: Aeroporti i Rinasit dhe Porti i Durrësit…

Përmbytjet/ “Prurjet janë të menaxhueshme”, Balluku: Aeroporti i Rinasit dhe Porti i Durrësit…

January 9, 2026
Përmbytjet, Rama: Ndryshimi i klimës realitet! Po hodhëm plehrat në rrugë, pasojat rëndohen edhe më shumë

Përmbytjet, Rama: Ndryshimi i klimës realitet! Po hodhëm plehrat në rrugë, pasojat rëndohen edhe më shumë

January 9, 2026
“Për çfarë i duhet vula Berishës?”, Bejko: Apeli nuk ktheu përgjigje se cili nga dy kuvendet ishte i ligjshëm

Bejko: 8 Janari, njollë turpi për Berishën! E ka kthyer PD-në në strehë për të mbrojtur familjen e tij

January 9, 2026
Arben Ahmetaj: Një grup kriminal planifikoi rrëmbimin dhe eliminimin tim fizik

Arben Ahmetaj: Një grup kriminal planifikoi rrëmbimin dhe eliminimin tim fizik

January 9, 2026
Rama mbledh “Emergjencat”: Lumenjtë nuk kthehen në shtrat me protesta! Aleatët e shiut na lanë një mal me borxhe

Rama mbledh “Emergjencat”: Lumenjtë nuk kthehen në shtrat me protesta! Aleatët e shiut na lanë një mal me borxhe

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In