• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Partitë e vogla mund të bëhen pengesë për 84 mandatet e PS-së, por…

by Eduard Zaloshnja
07/02/2025 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Gjatë muajve të fundit, Edi Rama dhe politikanë të tjerë të PS-së e kanë shpallur publikisht objektivin e sigurimit të 84 mandateve në zgjedhjet e 11 majit. Por Barometri i fundit i MRB Hellas & DataCentrum (realizuar me 1600 të anketuar në gjithë terrenin e Shqipërisë) tregoi se vetëm 40.5% e banorëve të këtushëm në moshë për votim do t’ia jepnin sot votën PS-së. Me ekstrapolim të përafërt të shifrave të sondazhit, rezulton se rreth 760 mijë zgjedhës të këtushëm ia japin qysh sot votën PS-së.

Sipas Barometrit, vetëm 24.9% e banorëve të këtushëm në moshë për votim do t’ia jepnin sot votën PD-së. Me ekstrapolim të përafërt të shifrave të sondazhit, rezulton se rreth 480 mijë zgjedhës të këtushëm ia japin qysh sot votën PD-së.

Sipas Barometrit, për të gjitha partitë e vogla do të votonin sot plot 15.5% e banorëve të këtushëm në moshë për votim. Me ekstrapolim të përafërt të shifrave të sondazhit, rezulton se rreth 300 mijë zgjedhës të këtushëm ia japin qysh sot votën partive të vogla.

Ndërkohë, 19.1%, ose rreth 400 mijë zgjedhës të këtushëm nuk ia japin sot votën asnjë partie.
Po të bënim një mbledhje mekanike të të gjitha votave opozitare, PS-ja do ta kishte vështirë të merrte të paktën 71 mandate, e jo më 84 mandatet që synon. Por problemi është që, nëse PD-ja arrin t’i mbledhë rreth vetes në një koalicion të përbashkët të gjitha partitë opozitare, shumë votues të partive të vogla nuk do të merrnin fare pjesë në zgjedhje. Sepse rreth siglave të tyre mblidhen votues opozitarë që janë zhgënjyer nga PD-ja e Berishës…

Po a mund të mblidhen të gjitha partitë e vogla opozitare në një koalicion të përbashkët, të veçantë nga PD-ja?
Përplasjet e fundit Lapaj-Shehaj dhe Qori-Lapaj nuk janë një ogur i mirë për bashkimin e gjithë partive të vogla në një koalicion paralel opozitar. Edhe PSD-ja e Doshit nuk ka gjasa të bashkohet me partitë e tjera të vogla. Ndërkohë, PL, PR, PAA e ndonjë tjetër priten të futen në vathën e Berishës. Ndërsa ndër partitë e vogla anti-berishë, pritet vetëm një bashkim në miniaturë Shehi-Alibeaj-Basha. Duke garuar të përçara, partitë e vogla kanë pak shanse të marrin ndonjë mandat nëpër qarqe, ku përqindja prag e marrjes së mandatit është e lartë (vetëm

PSD-ja e Doshit duket se i ka të sigurta 2 mandate në Qarkun Shkodër).

Shpresa e fundit për partitë e përçara të vogla mbetet kryeqarku Tiranë, ku në lojë janë plot 37 mandate. Nga sondazhi që zhvillova së fundmi për JAVANEËS në Qarkun Tiranë, rezultoi se partitë e vogla do të kishin marrë 5 mandate, në qoftë se zgjedhjet do të ishin zhvilluar sot. Ndërkohë, PSD-ja e Doshit dhe koalicioni Shehi-Alibeaj-Basha ishin afër mandatit. Por mbetet të shihet në sondazhet e ardhshme se sa do të ndikojnë zënkat mes partive të vogla…

Në qoftë se partitë e reja aktuale, ashtu si paraardhëset e tyre në zgjedhje të mëparshme parlamentare, nuk arrijnë të marrin mandate as në Qarkun Tiranë, 140 mandatet e Shqipërisë do të ndahen thjesht me PS-së, PD-së dhe PSD-së. Pra fusha do të mbetet e hapur për PS-në që të realizojë objektivin e saj të 84 mandateve. Sepse ajo ka sot vetëm brenda Shqipërisë një epërsi prej pothuaj 300 mijë votash ndaj rivales kryesore PD. Për të mos llogaritur se sa epërsi mund të ketë tek votat e emigrantëve, për të cilët është angazhuar i gjithë aparti elektoral i PS-së…

Next Post
“Temperatura më të ulëta në 5 vite”, meteorologia zbulon si do të jetë moti në shkurt dhe ç’na pret për Shën Valentin

“Temperatura më të ulëta në 5 vite", meteorologia zbulon si do të jetë moti në shkurt dhe ç’na pret për Shën Valentin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In