• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Temperatura më të ulëta në 5 vite”, meteorologia zbulon si do të jetë moti në shkurt dhe ç’na pret për Shën Valentin

by B K
07/02/2025 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar në ‘Dita Jonë’ në A2 CNN sesi do të jetë moti gjatë ditëve në vijim në Shqipëri.

Porja tha se shkurti pritet të jetë me temperatura të ulëta, që do të shkojnë deri në -7 gradë celcius, që sipas meteorologes, do të jetë niveli më i ulët i temperaturave që ky muaj ka shënuar gjatë 5 viteve të fundit.

Ajo shtoi gjithashtu se reshjet e shiut gjatë muajit shkurt do të jenë të pakta dhe kryesisht rreth datave 18-22 shkurt.

Po ashtu Porja zbuloi sesi do të jenë kushtet e motit gjatë 14 shkurtit, ditës së të dashuruarve, që sipas saj, do të jetë me diell dhe temperatura të ulëta.

“Kanë munguar reshjet gjatë muajit shkurt. Do të vijojnë të mungojnë. Kjo nuk do të thotë që nuk do të kemi fare reshje. Presim 3 ditë me reshje, të cilat do të bien mes datave 18-22 shkurt. Ndërsa deri në datën 18 prezenca e reshjeve është e papërfillshme, afatshkurtër dhe jo në të gjithë territorin shqiptar. Temperaturat do të jenë të ulëta në ditët në vijim.

Kemi temperatura -4, -5, por edhe -6 dhe -7 gjatë ditëve në vijim. Kemi vetëm një ngrohje krejt të lehtë dhe të përkohshme gjatë datave 15-17, gjë e cila sjell një 2-3 ditor me reshje më pas. 14 shkurti do të jetë me diell dhe i ftohtë, ashtu si ka qenë në 90 % të 14 shkurteve që unë mbaj mend.

Unë besoj se në orët e mesditës, shtuar edhe nxehtësinë që shton dita e të Shën Valentinit, do mund t’i heqim xhupat fare në mesditë. Jo vetëm në vlerat minimale, por edhe orët e mesditës nuk do të sjellin një ndryshim shumë të madh. Në ditët e fundit të shkurtit termometri shënon sërish rënie të vlerave termike. Shkurti përmbyllet me temperatura më të ulëta sesa të paktën në këto 5 vitet e fundit”, tha meteorologia Porja, shkruan A2 CNN.

Next Post
Sondazhi i Euronews: Pse qytetarët votojnë Partinë Socialiste dhe Edi Ramën

Sondazhi i Euronews: Pse qytetarët votojnë Partinë Socialiste dhe Edi Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Martin Leka: Kemi problem me “republikën e prokurorëve”, institucionet duhet të kenë dinjitet

October 5, 2026
“Situata në Kosovë u përshkallëzua në orët e fundit”, Ish-ministri: Kurti e lidhi Gjykatën Speciale me votën për Presidentin

“Situata në Kosovë u përshkallëzua në orët e fundit”, Ish-ministri: Kurti e lidhi Gjykatën Speciale me votën për Presidentin

October 5, 2026
Dha dorëheqjen si Sekretare e shtypit të Trumpit, Leavitt i bashkohet Fox News

Dha dorëheqjen si Sekretare e shtypit të Trumpit, Leavitt i bashkohet Fox News

October 5, 2026
Identifikohet viktima e aksidentit në rrugën Peqin–Elbasan, ishte pasagjere në…

Identifikohet viktima e aksidentit në rrugën Peqin–Elbasan, ishte pasagjere në…

October 5, 2026
Kim Kardashian mburret me prindërimin: Jam një prind mesatarisht strikt, punësoj 5 dado në total

Kim Kardashian mburret me prindërimin: Jam një prind mesatarisht strikt, punësoj 5 dado në total

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com