• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Partinë në emër të Berishës, paratë në emër të kunatit, negociatat në emër të gjermanëve

by Mero Baze
12/06/2018 10:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/ 

Opozita shqiptare nuk duhet qortuar edhe nëse do të ishte formalisht kundër hapjes së negociatave, siç është realisht. Një opozitë dhe mund të jetë kundër një procesi qoftë ky dhe jetik për Shqipërinë.

Nuk duhet qortuar as pse përpiqet të përkthej në shqip deklarata që vet i ka shkruar në gjuhë të huaja.

Problemi më i madh që ka Lulzim Basha është që nuk ka qëndrimin e tij rreth negociatave, por del çdo ditë e na thotë çfarë mendojnë miqtë e tij në Evropë kundër negociatave. Biles dhe kur zhduket për disa ditë raporton i gëzuar në grup se ka marr mbështetje kundër negociatave, ndërsa publikisht thotë jam pro negociatave. Të njëtën gjë bëri dhe pas deklaratës së porositur të zv/kryetarit të Grupit Parlamentar CDU/CSU.

Denduria e kësaj praktike, fakti që çdo ditë opozita del e na thotë çfarë thonë miqtë e saj në Evropë kundër negociatave me Shqipërinë, nuk bën më përshtypje në Shqipëri, pasi të gjithë e pranojnë që disa deputetë në Perëndim aleatë të Lulzim Bashës, po bëjnë një punë të lavdërueshme pro tij dhe kundër Shqipërisë.

Dhe meqë jemi tek zv/kryetari i Grupit Parlamentar CDU/CSU, do të ishte lajm serioz, sikur grupi parlamentar CDU/CSU të merrte sot një vendim kundër hapjes së negociatave. Ky do ishte lajm i rëndësishëm kundër negociatave dhe meritë e Lulzim Bashës që arriti të loboj. Kurse fakti që disa depetutë gjermanë janë kundër tashmë është shumë i vjetër.

Pasi mund të ndodh që grupi parlamentar të mblidhet sot ose nesër dhe të thotë jemi dakord të hapen negociatat, dhe kjo e çon dëm gjithë punën e bërë në selinë e PD.

Serioze do të ishte që PD të kishte qëndrimin e saj dhe ky qëndrim sic po lexohet nga miqtë e saj në Evropë është kundër hapjes së negociatave. Ky do të ishte zhvillim real dhe lajm i vërtet, dhe mund të ishte dhe i argumentuar.

Biles në këtë pikë do kishte kuptim dhe fitorja e opozitës në këtë betejë, në rast se negociatat nuk do të hapeshin. Por ky qëndrimi i PD, që thotë jemi për hapjen e negociatave, por më të gëzuar jemi që miqtë tanë janë kundër, nuk ka kuptim dhe e bën qesharake opozitën.

Opozita ka kuptim të jetë kundër negociatave dhe të gëzohet kur nuk hapen, ose të jetë pro siç thotë me fjalë dhe të mos lodhet gjithë ditën me vepra, duke shkruar intervista dhe deklarata për miqtë e saj në Gjermani. Mjafton ta thotë vet këtë qëndrim në Kuvend dhe njerëzit e kuptojnë.

Se njëherë një lider duhet ta bëj një betejë në jetë. Qoftë dhe kundër Shqipërisë, kur si bën zemra ta bëj pro. Lulzim Basha as këtë nuk do ta bëj me duart e veta. Partinë do ta drejtoj në emër të Berishës, paratë në emër të kunatit, dhe negocitat në emër të gjermanëve. Dhe pastaj thotë pse nuk më besojnë njerëzit.

Next Post
Kapet me 300 mijë euro kokainë në makinë, pranga shqiptarit në Itali

Kapet me 300 mijë euro kokainë në makinë, pranga shqiptarit në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-Blloku dhe Komuna e Parisit, “magnet” për të huajt – Investropa: Lagjet më të preferuara për blerje apartamentesh në kryeqytet

Ish-Blloku dhe Komuna e Parisit, “magnet” për të huajt – Investropa: Lagjet më të preferuara për blerje apartamentesh në kryeqytet

February 24, 2026
Kina kërkon të thellojë bashkëpunimin me Gjermaninë përpara vizitës së Merz-it

Kina kërkon të thellojë bashkëpunimin me Gjermaninë përpara vizitës së Merz-it

February 24, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lejuan shtëpinë e barit dhe kazinonë në mes të Lezhës, përjashtohen dy oficerë, e pëson edhe ish-drejtori

February 24, 2026
Epike! I propozoi në stadium, futbollisti njofton ndarjen pas… 3 ditësh

Epike! I propozoi në stadium, futbollisti njofton ndarjen pas… 3 ditësh

February 24, 2026
Moti i keq shemb një pjesë të rrugës së projektit të motorsportit në Elbasan

Moti i keq shemb një pjesë të rrugës së projektit të motorsportit në Elbasan

February 24, 2026
Masazhistja tregon eksperiencën e saj me princin Andrew: Doli nga banjoja i zhveshur, shmanga shikimin

Masazhistja tregon eksperiencën e saj me princin Andrew: Doli nga banjoja i zhveshur, shmanga shikimin

February 24, 2026
Vrasja për një parkim në Kavajë, gjykata lë në burg autorin

Vrasja për një parkim në Kavajë, gjykata lë në burg autorin

February 24, 2026
Erion Veliaj mbetet në burg, Apeli i Posaçëm nuk pranon kërkesën për garanci pasurore

Erion Veliaj mbetet në burg, Apeli i Posaçëm nuk pranon kërkesën për garanci pasurore

February 24, 2026
Tentoi të përdhunonte të renë greke, dorëzohet në polici shqiptari: Ishte keqkuptim…

Tentoi të përdhunonte të renë greke, dorëzohet në polici shqiptari: Ishte keqkuptim…

February 24, 2026
Hyjnë në fuqi tarifat e reja globale të Trump prej 10%, Kina paralajmëron kundërpërgjigjje

Hyjnë në fuqi tarifat e reja globale të Trump prej 10%, Kina paralajmëron kundërpërgjigjje

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In