• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Partia socialiste ‘skanon’ drejtuesit! Mund të mos jetë në qeveri, kush nuk ka përmbushur objektivat

by
03/06/2021 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse nga 25 Prilli, Partia Socialiste doli fituese, rezultati i prodhuar në çdo njësi vendore të 12 qarqeve do të kalojë në sitë.

Ai nuk do të krahasohet vetëm me parlamentaret e 2017-ës por do të analizohen edhe arsyet e mospërmbushjes së objektivave, që shkonin përtej 74 mandateve,  si nga drejtuesi më i lartë ai politik i qarkut e deri te ata lokalë.

Këtë analizë do ta kryejë një komision i posaçëm, i cili pritet të ngrihet e të nis detajimin e votës së mbledhur e të pa-mbledhur nga çdo drejtues socialist.

ARBEN PELLUMBI

Sigurisht midis dy fushatave kanë lëvizur gjërat, ka lëvizur elektorat, situata të ndryshme, kështu që për të dalë në një konkluzion të saktë, do të duhet të analizosh të gjithë faktorët, pra jo thjesht një rritje në vlerë absolute. PS mund të jetë rritur diku por nuk ka prodhuar mandate, sikurse mund mos të jetë rritur diku por ka prodhuar mandate. Të gjitha këto duhen parë në syrin e një analize, në mënyrë për të nxjerrë realisht dobësitë dhe jo për të gjetur fajtorë.

Analiza do t’i shërbejë socialistëve për të shkuar, në një tjetër proces, atë zgjedhjes së drejtuesve të rinj të strukturave vendore, veçmas të atyre që nga 25 Prilli nuk mundën të përftonin votat të cilat ishin angazhuar se do të merrnin.

ARBEN PELLUMBI

Jo kudo ku ne kemi arritur të marrim më shumë vota, kemi realizuar objektivin, jo kudo ne nuk kemi marromë shumë vota se 2017 kemi realizuar objektiv, pra analiza duhet bërë në detaje për të parë faktorët objektiv dhe subjektiv që kanë ndikuar në arritjen e atij rezultati në mënyrë që të bëjmë riparimet, ndreqjet e nevojshme qofshin këto organizative apo të personave që na përfaqësojnë, për tu përgatitur për fushatën e ardhshme elektorale.

Pas angazhimeve të Asamblesë Kombëtare, socialistët shkojnë në kongres. Në 12 Qershor, kryeministri Edi Rama do t’i bëjë me dije qytetarëve dhe të tijëve sesi do të qeverisë ai për katër vitet e ardhshme por me objektivin për të ndërtuar Shqipërinë e 2030.

ARBEN PELLUMBI

Duke qenë se në Shtator do të kemi qeverinë e re sepse do të jetë edhe parlamenti i ri në mënyrë krejtësisht natyre kryeministri dhe kryetari i PS do të shpalosi vizion e tij si  dhe të forcës tonë politike, si për Shqipërinë e 2030 ashtu edhe për mandatin e ardhshëm qeverisës.

Kur është ende herët për të thënë se cili do të jetë skuadra e re qeverisëse që do të mundësojë bërjen dhe zbatimin e reformave të reja, qasja e artikuluar deri më tani nga kryeministri Edi Rama është, përmbushësit e objektiveve qëndrojnë, ata jo, zëvendësohen.

ARBEN PELLUMBI

Kjo është ekskluzive e kryeministrit por edhe diku e forumeve të PS, pasi në fund fare, të paktën unë në këtë rol që kam dëshiroj të ketë sa më shumë përfaqësim të njerëzve që kontribuan në fitoren e betejës elektorale dhe në fitoren e mandatit të tretë të PS.

/b.h

Next Post
“Një përrallë zanash”/ ‘Përplasja’ Rama-Spahn, gazeta gjermane: Sajesë e ministrit për pushimet verore, shifrat tregojnë se kjo gjë nuk ekziston!

"Një përrallë zanash"/ 'Përplasja' Rama-Spahn, gazeta gjermane: Sajesë e ministrit për pushimet verore, shifrat tregojnë se kjo gjë nuk ekziston!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregullat e reja, ja si do të menaxhohet fondi i posaçëm i Lojërave të Fatit

Rregullat e reja, ja si do të menaxhohet fondi i posaçëm i Lojërave të Fatit

June 26, 2026
PD prek fundin, Berisha po e merr me vete në ‘amëshim’

“Berishës i ka ikur sheshi. PD nuk e mbështeti protestën për tetë ditë”

June 26, 2026
Protestat e fermerëve grekë, vijon për 3 orë bllokimi në aksin Kakavijë–Janinë

Reforma në kufi, miratohet parimi “Një ndalesë-Një verifikim” për pasagjerët dhe mallrat

June 26, 2026
‘Opozitë e shitur’! Protestuesit ndalen para selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Sali Berishës

‘Opozitë e shitur’! Protestuesit ndalen para selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Sali Berishës

June 26, 2026
Sot, përvjetori i fjalimit historik: 63 vjet nga deklarata “Ich bin ein Berliner” e Presidentit Kennedy

Sot, përvjetori i fjalimit historik: 63 vjet nga deklarata “Ich bin ein Berliner” e Presidentit Kennedy

June 26, 2026
Kadilli ‘shpërthen’ ndaj Bashës: PD nuk mund të ketë kryetar një bixhozçi! Të çlirohemi nga veset

“Protesta nuk është çështje numrash”, Kadilli: Kërkesat mund t’i mbajnë edhe 1 vit njerëzit në shesh

June 26, 2026
Vijojnë çudirat nga PD! Këlliçi: Në administratë do punësojmë njerëz që kanë frikë nga Zoti

“PD do t’i përgjigjet protestuesve”, Këlliçi: Protesta na dha leksione, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet

June 26, 2026
Policia jep detaje për ngjarjen në Kamëz: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

Policia jep detaje për ngjarjen në Kamëz: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

June 26, 2026
“Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat racionale,” Minxhozi: Protesta ka krijuar presion, por nuk po prodhon alternativë përtej PS dhe PD

“Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat racionale,” Minxhozi: Protesta ka krijuar presion, por nuk po prodhon alternativë përtej PS dhe PD

June 26, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

Po cili sovran?

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In