• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Partia që në ditën e lindjes përfundoi në gjykatë divorci

by Skënder Minxhozi
11/12/2021 22:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Njerëz kishte boll. Edhe entusiazëm po ashtu. Që të dyja duhen kur kërkon t’i marrësh sa më shumë mall e katandi ish-bashkëshortit, me të cilin tashmë je në proces divorci. Por kur të mungon procedura, ose më saktë këtë të fundit e ke me faull, edhe produkti vetë është me hije dyshimi. Dhe këtu shfaqet në horizont gjykata.

Kongresi i Sali Berishës sanksionoi zyrtarisht se Parti Demokratike do të përfundojë në një tavolinë gjykatësi për të ndarë të drejtat mbi siglën, vulat dhe gjithçka vjen pas. Zgjodhi ditën më të papërshtatshme të vitit për ta bërë këtë, ditën e lindjes së vet. Por ja që ky ishte vendimi i nja gjashtë a shtatë mijë demokratëve, mes të cilëve shumë delegatë të mbledhur në Arena Kombëtare.

Doktori e fitoi shoun e forcës me Bashën, të cilit i la oborrin e partisë me pak qindra vetë të grumbulluar më shumë si për vaki, sesa për festimet e ditëlindjes së PD. Nuk përbën lajm që kur fjala është për të mbledhur njerëz, Berisha është markë e mirënjohur. Çeshtja tani është që pirgu i letrave për të cilat u votua nga të thirrurit e kongresit, të përkthehet në vepra. Pra, që të njihen nga një gjykatë ndryshimet e propozuara të statutit të partisë, që të zbatohet shkarkimi i kryetarit, sekretarit të përgjithshëm dhe kryësisë dhe së fundi…që të nxirret nga zyra Lulzim Basha.

Me fjalë të tjera, pas fishekzjarreve e tollumbaceve vjen e kudondodhura procedurë. Jetojmë në një sistem ku gjykatat, vulat, letrat me kokë dhe të drejtat e fituara sipas rregullave, janë ato që fitojnë në fund. A i kishte Kuvendi i Berishës këto elemente?! Këtë sot e ka të vështirë ta thotë edhe më i flakti i përkrahësve të Doktorit.

Në debatet e pafundme që paraprinë ditën e sotme, njerëzit pranë Berishës fshiheshin pas natyrës speciale të thirrjes së kongresit, për të kompensuar faktin që 4200 formularët s’u hapën kurrë publikisht dhe që procedurat e kongresit nuk kaluan nëpër hallkat institucionale ku duhej të kalonin.

Shumëkush mund të thotë se Berisha ka popullin me vete, u pa edhe në Arena Kombëtare. Pse duhen këto lloj vogëlsish? Duhen edhe shumë madje, sepse menjëherë pas kongresit, edhe vetë demokratët e Berishës deklaruan se do t’i drejtohen gjykatave për të përligjur produktin e asaj që ndodhi në mes të shiut në stadiumin më të madh të Shqipërisë.

Ndarja definitive që ndodhi sot mes dy palëve në PD, shënon fillimin e kalvarit të letrave. Kemi hyrë në fazën e “legalizimit” të ndërtesës së re të Sali Berishës. Emri ka pak rëndësi, duhet vula dhe firma e gjykatësit. Kemi hyrë gjithashtu edhe në marrjen totalisht dhe zyrtarisht përsipër nga ana e fraksionit më të ri, të hallit personal të Doktorit me amerikanët. Mjafton të shohësh sesi gjysma e fjalimit të Berishës, që duhej të inauguronte partinë e re demokratike, u mor me Departamentin e Shtetit, ambasadoren Kim dhe Xhorxh Sorosin.

Ky fund i partisë më të madhe të djathtë, me sherre, fyerje, kërcënime, votime e kundërvotime, që mund të shkojë deri në zaptime zyrash dhe përplasje fizike, është spektakli më i shëmtuar që mund të ketë ofruar një forcë e madhe politike për popullin e vet. Divorci në ditën e lindjes ngjan me një fatalitet kozmik që duket i shkruar në filxhanet e kafesë së plakave. Edhe Berisha edhe Basha kanë përgjegjësi historike për këtë shfaqje të shëmtuar që kanë ofruar në këto orë. Mosdija dhe mosdashja e gjetjes së një kompromisi për të shmangur thirrjen e kongreseve në shi e me sufllaqe e shishe uji në dorë, është papërgjegjshmëri e pafalshme e dy burrave që po urrehen sot më shumë sesa janë dashur në 16 vitet e fundit.

Kalvari eventual i gjyqeve për stemën, vulën, zyrat dhe parkingun e partisë, është një finale dramatike për një parti që ka qeverisur gjysmën e tranzicionit shqiptar. Në mos e paçin ndarë mendjen fitimtarët e rinj që ta zaptojnë me forcë selinë dhe atëhere të marrin përsipër jo vetëm damkën non grata të Berishës, por edhe kthimin e tij tek instiktet e vjetra për të cilat njihet aq mirë ndër shqiptarë.

Next Post
Përgjegjësi ligjore për falsifikimet e simboleve të PD/ Berisha i kthehet Bashës: Dëshira qesharake! Respektoni vullnetin e shumicës

Përgjegjësi ligjore për falsifikimet e simboleve të PD/ Berisha i kthehet Bashës: Dëshira qesharake! Respektoni vullnetin e shumicës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

September 29, 2026
Samiti i Turizmit, Rama: Shqipëria po i tregon botës se kush është, përtej stereotipeve

Samiti i Turizmit, Rama: Shqipëria po i tregon botës se kush është, përtej stereotipeve

September 29, 2026
Reforma territoriale, Balla: PD të vijojë konsultimin e draftit të saj me bashkitë

Reforma territoriale, Balla: PD të vijojë konsultimin e draftit të saj me bashkitë

September 29, 2026
“Pasqyra e Çmimeve nis në 10-ditëshin e parë të tetorit”, Ibrahimaj: Fillimisht do të përfshijë 160 produkte

“Pasqyra e Çmimeve nis në 10-ditëshin e parë të tetorit”, Ibrahimaj: Fillimisht do të përfshijë 160 produkte

September 29, 2026
U prezantuan si Taulant Balla pë t’i marrë 100 mijë euro Dukës, dy të rinjtë japin dëshmi kontradiktore

U prezantuan si Taulant Balla pë t’i marrë 100 mijë euro Dukës, dy të rinjtë japin dëshmi kontradiktore

September 29, 2026
Salianji: Berisha në kushtet e Bashës në 2021, demokratët në dëshpërim të thellë

“Duan të mos kandidoj në zgjedhje”, akuza e Salianjit: Teatër në Kushtetuese, vendimi është marrë

September 29, 2026
Rasti i Vlora Hysenit, Balla: Nuk i komentoj dosjet nën hetim, PS nuk bëhet avokate e askujt

Rasti i Vlora Hysenit, Balla: Nuk i komentoj dosjet nën hetim, PS nuk bëhet avokate e askujt

September 29, 2026
Sarandë/ Shpërthim i fuqishëm në pikën e një karburanti, plagosen 2 persona

Sarandë/ Shpërthim i fuqishëm në pikën e një karburanti, plagosen 2 persona

September 29, 2026
Sonte ndeshja ndaj San Marinos, Shqipëria kërkon fitoren e dytë radhazi

Sonte ndeshja ndaj San Marinos, Shqipëria kërkon fitoren e dytë radhazi

September 29, 2026
Arrestohen 3 persona, 10 vite pas vrasjes së Giulio Regenit: Kush e torturoi dhe e vrau?

Arrestohen 3 persona, 10 vite pas vrasjes së Giulio Regenit: Kush e torturoi dhe e vrau?

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com