• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Partia që ka “shpresë” Saliun dhe mërzitet nga Luljeta Bozo!

by Mero Baze
05/03/2021 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mero Baze

Gjithë balta e opozitës sot është drejtuar ndaj dy grave, Lujeta Bozos dhe Najada Çomos, të dyja personalitete të spikatura në fushën e tyre, që nuk janë marrë kurrë me politikë. Edi Rama I ka ftuar të jenë pjesë e parlamentit të ri, pasi në dy fatkeqësitë e fundit kombtare , tërmeti dhe pandemia, ato ishin dy zonja që u bën simbol I shpresës për shqiptarët. Edi Rama nuk I ftoj të bëhen socialiste, por i ftoj të bëhen deputete të Kuvendit të Shqipërisë.

Vërshimi I baltës ndaj tyre, është në të vërtet një shenjë paniku nga diferenca mes asaj, çfarë opozita I ofron parlamentit dhe asaj çfarë I ofroi Edi Rama.

Shumica e baltës po I bullizon ato në dy drejtime.

Profesoreshën Lujeta Bozo, po e bullizojnë si grua  e vjetër në moshë. Në fakt ata janë realisht të shqetësuar për emrin e  saj dhe jo për moshën e saj. Se po të ishte për moshën, Luljeta Bozo është mosha e Sali Berishës me diferencë të vogël, tek I cili Partia Dmeorkatike ka shpresën se do ta udhëheq në fitore.

Tani të adhurosh Sali Berishën e të kesh shpresë tek një njeri që është provuar dy herë në krye të vendit dhe e ka dorzuar të dyja herët me lemeri, dhe të urresh një  grua simbol të suksesit në profesionin e saj, duket qartë që nuk ke problem moshe, por problem suksesi. Dhe këtu është për të qarë hallin opozita dhe jo dy gratë që po sulmohen.

Nëse kanë gjë me pleqtë le të nxjerrin për bythe nga selia plakun që u ka zënë jo vetëm derën, por dhe të ardhmen e partisë së tyre dhe po I përdhunon për interesa të djalit dhe vajzës së tij.

Parlamentet e botës janë të mbushur me deputetë të vjetër e në disa deri senator 90 vjeçar dhe ata janë garancia e tyre. Tek ne problem është se listat e partive janë të mbushur me të rinjë të vjetëruar nga padija dhe jo me të vjetër që rinojnë politikën shqiptare me dijet e tyre.

Nga ana tjetër Najada Çomo ka moshën e brezit të studentëve të Sali Berishës. Sali Berisha e la profesionin e mjekut 45 vjeç për tu marrë me politikë, ndërsa Najada Çomo po e bën këtë në moshën 60 vjeçare pasi është realizuar si mjeke dhe është bërë simbol I shpresës gjatë pandemisë.

Nëse keni gjë për mjekët që lënë profesionin e merren me politikë, e keni në seli Sali Berishën dhe mund ti hakërreheni atij. Najada Çomo nuk ka aspiratë politikën, por politika kërkon të përfaqësoj njerëzi simbol të suksesit në këtë periudhë.

Tani PD nuk ja ka fajin njeri që mjek në seli të saj quan Flamur Nokën dhe “profesor doktor” quan Xhelal Mziun që I blenë titujtë me leje ndërtimi. Mund të gjej dhe ajo figura të shquara të shoqërisë dhe ti ofroj për deputetë. Por problem I saj është pikërisht ai “plaku” që I duhet PD si studjo ligjore  për familjen e vet dhe jo si shpresë për Shqipërinë. Ai ka nevojë për ushatrë të neveritshëm të sakrfikojnë për familjen e tij . Dhe ata natyrisht duhen idjot. Siç janë këta që vjellin vrerë ndaj dy grave që shqiptarët nuk I duan se po bëhen socialiste, por se janë njëra mjeke e shquar e tjetra inxhiniere e shquar.

 

Next Post
Beqaj i përgjigjet Bushatit të PD-së: Transformova rrënjësisht Spitalin e Shkodrës kur isha ministër

Beqaj i përgjigjet Bushatit të PD-së: Transformova rrënjësisht Spitalin e Shkodrës kur isha ministër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse duhet të ndryshojë PD-ja, kur nuk i duhet?!

T’i vrasim heronjtë!

April 19, 2026
E rëndë në burgun e Reçit! Dy të dënuar dhunojnë punonjësin e Policisë

E rëndë në burgun e Reçit! Dy të dënuar dhunojnë punonjësin e Policisë

April 19, 2026
Në dokumente u del një vëlla tjetër, Abazi rrëfen historinë: Babai shkoi në spital për komshien…

Në dokumente u del një vëlla tjetër, Abazi rrëfen historinë: Babai shkoi në spital për komshien…

April 19, 2026
Vdekja e mësuesit nga Devolli, mesazhi i së ëmës: Trimi i mamit! Me tension e diabet, 5 orë rrugë për nxënësit

Vdekja e mësuesit nga Devolli, mesazhi i së ëmës: Trimi i mamit! Me tension e diabet, 5 orë rrugë për nxënësit

April 19, 2026
Hungaria në udhëkryq, si po çmonton Peter Magyar “shtetin joliberal” të Viktor Orbánit

Hungaria në udhëkryq, si po çmonton Peter Magyar “shtetin joliberal” të Viktor Orbánit

April 19, 2026
SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Sekretari amerikan i Energjisë: Ka progres në negociata

SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Sekretari amerikan i Energjisë: Ka progres në negociata

April 19, 2026
Hekurudha dhe rrugët e reja, miratohen shpronësimet për lotin e parë nga Kamza në Kashar, procedura për pronarët

Hekurudha dhe rrugët e reja, miratohen shpronësimet për lotin e parë nga Kamza në Kashar, procedura për pronarët

April 19, 2026
“Babai ka pasur 10 fëmijë?”, vëllezërit ngrenë supet: Nuk e njohim fare atë tjetrin

“Babai ka pasur 10 fëmijë?”, vëllezërit ngrenë supet: Nuk e njohim fare atë tjetrin

April 19, 2026
Tjetër investim në QSUT, Paparizo: Procedurat për fëmijët me sëmundje të vështira do realizohen pa dhimbje dhe pa trauma

Tjetër investim në QSUT, Paparizo: Procedurat për fëmijët me sëmundje të vështira do realizohen pa dhimbje dhe pa trauma

April 19, 2026
Begaj pret Shefin e Shtabit të ushtrisë turke, ri-konfirmohet partneriteti strategjik

Begaj pret Shefin e Shtabit të ushtrisë turke, ri-konfirmohet partneriteti strategjik

April 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In