• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Partia e rithemeluar “alla Berisha”, pa trasparencë dhe asnjë votë kundër

by Carlo Bollino
11/12/2021 17:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Partia Demokratike e rithemeluar nga Sali Berisha lind pa as edhe një votë kundër. Një unaminitet qesharak i arritur pa asnjë transparencë, si ai i fitores zgjedhore të 1996, e mbetur në histori si zgjedhjet më skandaloze të organizuara ndonjëherë në Shqipëri, pas atyre të Enver Hoxhës. Një numër i paverifikuar delegatësh, por që Berisha deklaroi se ishin 4935, votoi sot statutin e ri të partisë me ngritje dore, në një stadium që numëronte të paktën 10.000 militantë të tjerë. Një procedurë votimi për 67 nene, që përfundoi në pak minuta me Belind Këlliçin, (i emëruar edhe ai në krye të komisionit drejtues mes duartrokitjeve të stadiumit dhe jo vetëm të delegatëve, siç e parashikon rregullorja), që lexonte mekanikisht për çdo nen “pro-kundër-abstenim”, pa ngritur as vështrimin nga delegatët që votonin dhe miratonin. Të gjithë pro. Një skenë e denjë e një kongresi enverist të viteve ’60 dhe jo e një force moderne politike që pretendon të quhet demokratike dhe që njofton se është reformuar pikërisht për të shtuar transparencën dhe për të udhëhequr Shqipërinë drejt Bashkimit Europian. Eshtë e vërtetë se edhe Kuvendet e tjera të PD-së Basha i ka dhunuar në të njëjtën mënyrë, por ky i thirruri nga Berisha, duhet të përfaqësonte një shenjë ndryshimi që nuk u duk asgjëkundi.

Pa asnjë kontroll të pavarur mbi numrin dhe identitetin e delegatëve që ishin të pranishëm me të vërtetë (në fakt me dokumenta pa foto të çdo delegat mund të ketë futur në Kuvendi çdo njeri), dhe pa asnjë numërim të votave në favor, të mbledhura me të vërtetë, ky Kuvend “alla Berishë” përfaqëson ekzaktësisht metodën prepotente, kërcënuese, dhe jo tolerante me të cilën ai ka qeverisur kur e ka pasur rastin dhe me të cilën do të qeveriste sërish nëse një ditë do ta kishte përsëri tragjikisht mundësinë. Një puç, më shumë se një kongres demokratik, i bërë i mundur në të vërtetë nga lista e gjatë e gabimeve të bëra nga Lulzim Basha në tetë vite. Gabime, gjithësesi, të pranuara dhe të justifikuara nga shumica e lidershipit të partisë (dhe nga rreshti i pasur i gazetarëve-mbështetës) përfshi Sali Berishën, i cili në qershor duartrokiti rikonfirmimin në uninamitet të Bashës në drejtimin e partisë. Gabime të shndërruara në të pafalshme vetëm duke nisur nga 9 shtatori, kur amerikanët detyruan Lulzim Bashën të bënte hapin fatal: përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD pasi u deklarua person “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Eshtë pikërisht si hakmarrje ndaj kësaj tradhëtie, që Sali Berisha nisi fushatën e tij personale ndaj ish-nxënësit të tij që kulmoi me kuvendin e sotëm, që do të hapë sot një betejë të gjatë ligjore kundër PD-së tjetër që ndërkohë, nën drejtimin e Lulzim Bashës mblodhi një grup mbështetësish për të festuar themelimin e parë të partisë, atë të 11 dhjetorit 1990.

Nyjet ligjore që beteja në gjykatë duhet të zgjidhë janë të shumta dhe të gjitha vendimtare, duke filluar nga vlefshmëria e procedurave të thirrjes së Kuvendit të Berishës (dhe përputhshmëria me Statutin e partisë), nga vërtetësia e kuorumit të delegatëve të pranishëm sot, nga numërimi i votave dhe mbi të gjitha, nga efektet që statuti i ri mund të prodhojë ligjërisht: Nëse ai nuk do të regjistrohet në gjykatë brenda 30 ditëve, çdo gjë që është vendosur sot dhe në të ardhmen mbi bazën e tij, do të jetë nul. Ngrihet edhe pyetja nëse një parti që ndryshon logon, vulën, statutin dhe të gjithë organet drejtuese mund të konsiderohet e njëjta parti apo një forcë politike e re. Këtë do ta vendosë gjykata. Eshtë paradoksale, por fati i betejës së Berishës përfundon në duart e një gjykatësi, dhe kushedi nëse do të ketë fat në short dhe i qëllon një nga gjykatësit e përgatitur nga Argita, apo do të qëllojë një gjykatës i pavarur i mbijetuar nga vettingu që do të vendosë. Po ndërkohë? A do të jetë i aftë Sali Berisha të presë rezultatin e gjykimit, apo do të zgjedhë rrugën e vetëgjyqësisë, që e ka zgjedhur përherë?

Basha ka humbur tepër herë për t’u respektuar nga baza e partisë së tij dhe është e besueshme të mendohet se Berisha do ta kishte mundur edhe në këtë betejë duke respektuar rregullat statutore dhe pa çarë partinë. Po Berisha është gatuar kështu. Atij, fitoret legjitime nuk i kanë interesuar asnjëherë. Përtej vlerës juridike të “ndeshjes” së sotme, në fakt, mbetet mesazhi politik që ky kuvend përcjell: Tregon se inati dhe urrejtja e Sali Berishës sunduan edhe këtë herë mbi çdo procedurë dhe mbi çdo logjikë, duke arritur të sulmojë edhe sot Shtetet e Bashkuara, në Kuvendin e një force politike që Shtetet e Bashkuar e kanë krijuar. Siç ka qenë përherë për atë e siç do të jetë përherë: Sali Berisha nuk ndryshon dhe sot e tregoi. Habia e vërtetë ama është se në rrugën e hakmarrjes së tij, edhe kundër amerikanëve, këtë herë tërhoqi mijëra njerëz të tjerë, një gjë që nuk e parashikon as Kanuni ku thuhet se “gjaku merret personalisht”, kështu askush tjetër në emër të tij, nuk përfshiu në hakmarrje një fshat të tërë.

Next Post
I zunë pritë dhe e qëlluan me 7 plumba, arrestohen babë e bir për vrasjen e biznesmenit në Kurbin

I zunë pritë dhe e qëlluan me 7 plumba, arrestohen babë e bir për vrasjen e biznesmenit në Kurbin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjenden eshtrat e 4 personave në Jabukë të Vogël, dyshohet se janë viktima lufte

Gjenden eshtrat e 4 personave në Jabukë të Vogël, dyshohet se janë viktima lufte

August 4, 2026
Reforma Territoriale, banorët e Dimalit rikthehen në protestë. Administratori i Kutallit jep dorëheqjen

Reforma Territoriale, banorët e Dimalit rikthehen në protestë. Administratori i Kutallit jep dorëheqjen

August 4, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Kërkesa e SPAK që në Shqipëri quhet provë e në Itali shpifje

August 4, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria shton 40 milionë lekë për sportistët elitarë, rriten shpërblimet dhe mbështetja për sportin

August 4, 2026
Nga zjarri që ndezi u dogjën 400 pemë ulliri, arrestohet 54-vjeçari

Nga zjarri që ndezi u dogjën 400 pemë ulliri, arrestohet 54-vjeçari

August 4, 2026
Shkolla e re në Shushicë drejt përfundimit, Rama: Mjedis dinjitoz për 350 nxënës dhe 35 mësues

Shkolla e re në Shushicë drejt përfundimit, Rama: Mjedis dinjitoz për 350 nxënës dhe 35 mësues

August 4, 2026
Po kalonte ilegalisht nga Shqipëria drejtë Greqisë, humb jetën turisti kilian, u gjet në një greminë

Po kalonte ilegalisht nga Shqipëria drejtë Greqisë, humb jetën turisti kilian, u gjet në një greminë

August 4, 2026
Reagon DASH! Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë

Reagon DASH! Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë

August 4, 2026
Nga dashuria për aviacionin te tragjedia në Greqi, historia e pilotit danez që gjeti vdekjen gjatë shuarjes së zjarreve

Nga dashuria për aviacionin te tragjedia në Greqi, historia e pilotit danez që gjeti vdekjen gjatë shuarjes së zjarreve

August 4, 2026
Kriza në Ceuta në tryezën e BE, pritet propozim nga Italia për qendrat e riatdhesimit jashtë territorit evropian

Kriza në Ceuta në tryezën e BE, pritet propozim nga Italia për qendrat e riatdhesimit jashtë territorit evropian

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com