• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Partia e re në Maqedoni, BESA shndërrohet në AlternAtiv

by Java News
10/03/2019 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Politikës shqiptare në Maqedoninë e Veriut i është shtuar forca e re politike e quajtur AlternAtivA, një vijim i projektit të Lëvizjes Besa, përçarë e mbetur vetëm me ish-kreun e saj Bilal Kasami.

E pothuajse i gjithë ish-lidershipi i Besës, me emrat më të njohur, përfaqsohen tashmë nga  AlternAtivA, një projekt politik që para sfidën e vështirë të rifaktorizimit, e të sfidimit të Besës së mbetur, duke e ç’faktorizuar këtë të fundit.

Paraqitja e parë publikë e saj ishte konventa promovuese e mbajtur në Shkup, ku u prezantuan anëtarët e kuvendit qendror të partisë, të cilët më herët kanë zgjedhur edhe kryesinë e re të partisë. Për kryetar të partisë AlnernAtivA është zgjedhur Afrim Gashi, i cili tha se kjo forcë është e hapur për të gjithë dhe se do të vazhdojë të komunikoj me të gjithë faktorët politikë brenda dhe jashtë vendit për të trasuar rrugën euro-atlantike të vendit.

“Tash e tutje ne, edhe si shtet, por edhe si komb, jemi në aleancën e sigurisë që fillon me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i përfshin vendet e Bashkimin Evropian, vazhdon me mikun tonë të madh Republikën e Turqisë, për të përfunduar me amën dhe fqinjin tonë, Republikën e Shqipërisë”, tha Gashi.

Ndërkohë, nga ish-BESA dolu ministri i Kulturës i Maqedonisë së Veriut, Asaf Ademi, i cili tha se ndjehet krenar që i është dhënë mundësia që ta përfaqësojë AlternAtivA-n në ekzekutiv.

“Mendoj se me veprimet tona të përbashkëta, si në parlament ashtu edhe në ekzekutiv, i dhamë një ngjyrë të re jetës politike në vendin tonë. Besoni se ky do të jetë synimi jonë në vazhdimësi, transparenca, drejtësia dhe lufta që të gjithë të jemi të barabartë”, tha Ademi.

Pjesë të kryesisë qendrore të partisë AlternAtivA do të jenë nënkryetari Nexhbedin Kahremani, i cili lexoi deklaratën politike të partisë, ndërsa si  Sekretar të Përgjithshëm u emërua Skënder Rexhepi-Zejdi.

Ndër të pranishmit që ndoqën konventën ishin edhe koordinatori kombëtar për përgatitjen e vendit për anëtarësim në NATO dhe kandidat i koalicionit qeveritar për president të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ministri paresor i angazhuar për diasporën, Edmond Ademi dhe nënkryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LDSM) dhe deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Muhamed Zekiri.

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, kjo parti e cila është pjesë e koalicionit qeveritar, përfaqësohet nga tre deputetë.

Next Post
Arrestohet punonjësi i Bashkisë Mallakastër, goditi me gur policin e FNSH-së

Arrestohet punonjësi i Bashkisë Mallakastër, goditi me gur policin e FNSH-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosje me thikë në mes të lokalit, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan

“Bombë në institucione”/ Policia: E-mail kërcënues fals, po hetojmë rastin

August 27, 2026
Dhuna ndaj Mëngjesit, reagon Dhoma e Avokatisë: Sulmi i inkurajuar nga denigrimi i figurës së avokatit

“Agasi s’ka prekur para publike”, Maks Haxhia: Duam të njihemi me dosjen e klientit tim

August 27, 2026
Korrupsioni si vepër penale është strikt çështje fakti, jo llafesh

Republikat e pavarura të Republikës së Shqipërisë

August 27, 2026
SPAK sekuestron mjetin luksoz të Ergys Agasit. Ishte fshehur në garazhin e një vile

SPAK sekuestron mjetin luksoz të Ergys Agasit. Ishte fshehur në garazhin e një vile

August 27, 2026
Turqia kërkon me çdo “çmim” F-35. Rekruton firmë lobimi të lidhur me Trumpin

Turqia kërkon me çdo “çmim” F-35. Rekruton firmë lobimi të lidhur me Trumpin

August 27, 2026
Korridori Blu, Karakaçi: Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis ndërtimin brenda këtij viti

Korridori Blu, Karakaçi: Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis ndërtimin brenda këtij viti

August 27, 2026
Champions/ Viking dhe Slovan “përrallat” e fundit! Sot hidhet shorti, ja si ndahen vazot!

Champions/ Viking dhe Slovan “përrallat” e fundit! Sot hidhet shorti, ja si ndahen vazot!

August 27, 2026
Plot me turistë, Rama publikon pamjet nga Thethi: Magjia mes Alpeve Shqiptare

Plot me turistë, Rama publikon pamjet nga Thethi: Magjia mes Alpeve Shqiptare

August 27, 2026
Shpërthim në një lokal në Vlorë, shkaktohen dëme materiale, policia jep detaje

E rëndë në Lungomare të Vlorës, qëllohet me sqepar në kokë një 61-vjeçare

August 27, 2026
Qytetet më të “shkreta”/ Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë, Durrësi vetëm 20,6%

Qytetet më të “shkreta”/ Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë, Durrësi vetëm 20,6%

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com