• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Partia e Merkelit më në fund s’është në vendin e parë

by Java News
24/02/2017 09:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Socialdemokratët gjermanë kanë parakuar në sondazhe konservatorët e Kancelares Angela Merkel, për herë të parë që prej tetorit të vitit 2006, e për më tepër kur kanë mbetur edhe 7 muaj nga zgjedhjet federale.

Sondazhi i kryer nga “Infratest dimap” dhe i publikuar nga rrjeti televiziv gjerman “ARD”, e nxjerr “SPD”-në kuotën e 32 për qind, ndërsa bllokun konservator të Merkelit me vetëm një për qind më pak, 31%. Socialdemokratët kanë rritur ndjeshëm pozitat e tyre, që prej nominimit të ish-presidentit të Parlamentit Europian, Martin Schulz.

Në krahasim me një sondazh nga e njëjta kompani të publikuar më 2 shkurt, “SPD”-ja ka fituar 4 pikë përqindjeje, ndërsa blloku konservator i përbërë nga kristiandemokratët (CDU) dhe aleatët bavarezë të Unionit Kristian-Social (CSU), ka humbur 3 pikë përqindjeje.

“SPD”-ja e rigjallëruar duket se ka tronditur sondazhet gjatë javëve të fundit, pasi kishin mbetur pas konservatorëve të Merkelit prej vitesh, apo thuajse një dekade. Herën e fundit që “SPD”-ja ka fituar zgjedhjet ka qenë në vitin 2002, kohë në të cilën drejtohej nga Gerhard Schroeder, përcjell TCH.

“SPD”-ja ka udhëhequr së basku me konservatorët e Merkelit në një “koalicion të madh” që prej vitit 2013, por Schulz ka qenë i angazhuar në Bruksel në pjesën më të madhe të kësaj periudhe legjislativi. Që prej rikthimit në Gjermani, ai ka bërë fushatë kundër politikave të kancelares, si një person i jashtëm.

Sondazhi, ndërkohë, tregon se partia antiemigracion “Alternativa për Gjermaninë” (AfD) ka 11 për qind të mbështetjes, “të gjelbrit” me vetëm 8 për qind, ndërsa ekstremistët e majtë “Linke” me 7 për qind. Pas tyre janë “Demokratët e Lirë” (FDP) me 6 për qind.

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, kjo do të bënte që “AfD”-ja dhe “FDP”-ja të kalonin pragun prej 5% të nevojshëm për të hyrë në Parlament, një zhvillim që do të komplikonte llogaritë për koalicion. Sondazhi është zhvilluar nga 20-22 shkurt dhe janë pyetur 1.047 persona, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Hajdutët në Vlorë nuk hapin dot derën, banori u publikon videon

Hajdutët në Vlorë nuk hapin dot derën, banori u publikon videon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Drejtoresha e burgjeve mund ta ndihmojë qeverinë me standarde të reja, jo me justifikime të vjetra

November 9, 2026
Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

November 9, 2026
“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

November 9, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

November 9, 2026
Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

November 9, 2026
VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

November 9, 2026
Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Klosi: Nisma do zbatohet

Pas heqjes së taksës së qarkullimit nga nafta, mazhoranca propozon vinjetën për automjetet me targa të huaja! Ja si do të funksionojë

November 9, 2026
Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

Berisha premtoi se do ikë kur ta lërë mendja, po kush guxon t’ia thotë?!

November 9, 2026
Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

November 9, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In