• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Partia e Lirisë do të shkrihet”, Halit Valteri flet për sulmet e Metës: Ka kohë që i ka lëshuar pëllumbat

by A R
24/04/2024 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit për shkak të deklaratave të tij për partinë, por edhe për sulmet ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.

Në lidhje me këtë temë ka folur ish-deputeti Halit Valteri, teksa ishte i ftuar në emisionin “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

Valteri tha se është koha që Meta të japë llogari para drejtësisë, teksa po bën përpjekjet e fundit për të shantazhuar SPAK-un.

“Ky është futur në ringun poloitik një kloun i vjetër por me personazh të ri.  Është një kloun që ka vite që paralajmërohet, por nuk është menduar që do të arrij deri në këtë lloj roli që të luajë në maja shtyllash, për të tërhequr vëmendjen e publikut, pasi ka pasur një divorc të gjatë me publikun, pasi Ilir Meta ishte shkëputur nga daljet publike dhe kishte ndonjë dalje të rrallë. Me gjithë këto kallëzime që ka ai në SPAK është radha e tij që të jap llogari para drejtësisë. Po bën përpjekjen e fundit për të shantazhuar drejtësinë”, tha Valteri.

Më tej Valteri deklaroi se Meta ka dalë në studiot televizive i dehur, teksa vuri në dukje se shqiptarët ia kanë dhënë verdiktin me votë.

“Futet në studio, kap mikrofonin, bën regjisorin, nxjerr telefonin, njeri normal nuk është. Iliri ka kohë që i ka lëshuar pëllumbat, ka lëshuar dhe dorën te faqorja, nuk duhet marrë seriozisht. Shikojmë njeriun që ka pasur postet më të larta shtetërore, nuk ka më çfarë t’i japë Shqipëria, i ka dhënë miliarda eurot që ka, sot ky po i kthen Shqipërisë një përzierje stomaku çdo ditë sa hapin televizorin. Që Ilir Meta është hajdut dhe kriminel, gjithë shqiptarët e dinë.

Këto janë gjëra që shqiptarët i dinë dhe ia kanë dhënë verdiktin me votë derisa ta nxjerrin nga politika. Problem nuk është që a do shkojë Ilir Meta në burg, çfarë do t’i kthejë Shqipërisë nga ato që ka vjedhur”, tha ai.

Ndërkohë, për çiftin Meta-Kryemadhi, Valteri tha se kanë ndarë aksionet me njëri-tjetrin dhe theksoi se Partia e Lirisë do të shkojë drejt shkrirjes.

“Unë jam i mendimit që këta kurrë nuk kanë qenë ndonjëherë bashkëshortë. Kanë qenë një çift ortakësh që kanë krijuar një koorporatë që e quajnë parti politike. Kanë ndarë aksionet e qarta, kanë ndarë paratë me njëri-tjetrin dhe kanë pasur kuotat e caktuara. Tani këto kuota janë prishur. Meta me të drejtë i akuzon sepse ua dha partinë me 19 mandate dhe e katandisën me 3.

PL do jetë drejt shkrirjes dhe nuk do të jetë me parti politike, sepse e ka ngritur forcën e saj me anë të lekut”, u shpreh ish-deputeti.

Ai u ndal edhe te marrëdhënia e Ilir Metës me Sali Berishën dhe tha se të dy i bashkon i njëjti problem.

“Të dy i bashkon i njëjti halla. Unë e di që Berisha e ka marrë me qira partinë e Ilir Metës, të paktën në zgjedhjet e fundit. S’e di kur do e prishin kontratën e qirasë apo do ta vazhdojnë, por të dy kanë të njëjtin hall. Sulmojnë në të njëjtën kohë drejtësinë, aleatët tanë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk dua t’i anatemoj më, sepse ia kanë dhënë dhe do ia japin shqiptarët me votë sa herë këta të kandidojnë”, tha Valteri.

/a.r

Next Post
Veliaj në 56-vjetorin e lindjes së ish-Presidentit Hashim Thaçi: Luftëtar i lirisë së Kosovës


Veliaj në 56-vjetorin e lindjes së ish-Presidentit Hashim Thaçi: Luftëtar i lirisë së Kosovës


Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Ballistët socialistë si barcoletë shkodrane

August 7, 2026
Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

August 7, 2026
Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

August 7, 2026
Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

August 7, 2026
Putin paralajmëron: Trupat perëndimore në Ukrainë do jenë shënjestër e ushtrisë ruse

SHBA paralajmëron: Putin mund të testojë unitetin e NATO-s duke sulmuar një vend anëtar

August 7, 2026
Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

August 7, 2026
U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

August 7, 2026
VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

August 7, 2026
Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

August 7, 2026
Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com