• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Partia Demokratike është parti e Sali Berishës

by Ervis Iljazaj
03/06/2025 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

Partia Demokratike në 11 Maj pësoi ndoshta humbjen më të thellë që nga koha e krijimit të saj. Por më dramatike se sa humbja në atë parti është mungesa e reflektimit brenda saj. Askush nuk ka guximin të bëjë qoftë edhe një kritikë për lidershipin e Partisë Demokratike edhe pse po shkon nga humbja në humbje dhe gjasat janë që nëse nuk ndryshohet ajo do të reduktohet edhe më shumë në zgjedhjet e ardhshme. Të gjithë janë vënë në rresht në mënyrë absurde për të mbrojtur humbjen, për të gjetur alibi. Alibi të cilat shkojnë nga përgjegjësia e SPAK apo të vjedhja e votave, a thua se në Shqipëri mund të blihen 300 mijë vota si të ishim në pazarin e gjësë së gjallë. Të gjithë e kanë fajin, me përjashtim të sjelljes politike të Partisë Demokratike e cila bëri çdo gjë për të humbur dhe tashmë nuk pranon rezultatin. Opozita shqiptare, pra Partia Demokratike, ka një sjellje recidiviste tashmë prej 12 vitesh ku humbjet e njëpasnjëshme ja faturon regjimit dhe faktit se me Edi Ramën nuk fitohet. Një nga shprehjet më të dëmshme për opozitën në Shqipëri e cila ka krijuar një mentalitet humbësi që nuk kuptohet se si do të shkulet prej saj.

Duket qartë se i gjithë qëndrimi i Partisë Demokratike dhe Berishës pas 11 majit është që ky i fundit të qëndrojë në krye të saj, ashtu sikurse në fakt ka 34 vite që e bënë. Personalisht Berisha ka fituar në këto zgjedhje, çështja është se demokratët kanë 4 mandate në opozitë. Në vitin 2021 Sali Berisha ishte i vetëm, pa parti dhe vetëm me 6 deputetë pranë tij. Ndërsa sot, ka partinë demokratike me 50 deputetë dhe lidershipi i tij as që nuk diskutohet. Përfundimisht mund të thuhet se ajo forcë politike ka vetëm një emër, Sali Berishën. Këtë gjë duan demokratët dhe askush nuk mund vendosë përtej tyre.

Një fenomen i cili zgjat prej 34 vite brenda të djathtës shqiptare. Duke parë kohën shumë të gjatë në krye të së djathtës, është paradoksale në fakt të flasësh për rrëzimin e një regjimi me një lider i cili ka 34 vite në drejtimin e një partie. Një fenomen më shumë unik se sa i rrallë për të gjitha vendet demokratike të botës, madje edhe për ato që nuk kanë një regjim demokratik.

E pikërisht ky është problem i së djathtës sot. Lidhja e përjetshme e saj me emrin e Sali Berishës. Kjo është pothuajse një provë historike të cilën e djathta shqiptare nuk e ka kaluar ende. Nëse të djathtët vendosin që emrin e forcës së tyre politike ta lidhin përjetësisht me emrin e një personi, vështirë se kjo forcë politike do të mbijetojë me mbarimin politik të Berishës.

Këtë provë e ka kaluar e majta në Shqipëri. E majta shqiptare ka patur Enver Hoxhën, pas tij ka ardhur Ramiz Alia, më pas Fatos Nano e sot Edi Rama. E majta në Shqipëri vazhdon të mbijetojë si forcë politike përtej një emri të caktuar, këtu e 70 vite. Ndërsa fatkeqësisht për të djathtën shqiptare kjo ende nuk është vërtetuar. E djathta nuk po arrin dot të tejkalojë përtej emrit të një personi. Dhe kjo është fatkeqësia e saj më e madhe në aspektin politologjik.

Këtë gjë e theksojnë shumë mbështetës së saj edhe publikisht. Theksojnë faktin se PD është partia e Sali Berishës. Dhe këtë gjë e thonë me mburrje, a thua se kjo është diçka për t’u lavdëruar si një arritje për demokracinë. Ndërkohë që është totalisht e kundërta. Sa herë që një parti lidhet përjetësisht me emrin e një personi, me fundit e tij politik, vjen në mënyrë automatike dhe fundi i saj.

Është e dukshme që ajo parti nuk ka forcën dhe vullnetin të dalë përtej emrit të Sali Berishës. Kështu ka ndodhur për 34 vite me radhë  dhe me sa duket, kështu do të vazhdojë të jetë. Prandaj është e kotë që t’i kërkohet Partisë Demokratike të reformohet apo të gjejë një lidership të ri.

Është e çuditshme se si në këtë aspekt, ish Partia e Punës shqiptare është më përpara se e djathta në Shqipëri. Një forcë politike e cila u themelua pikërisht për të krijuar parimet e pluralizmit, garës politike dhe demokracisë.

Ndërkohë që sot, pas 34 viteve nga themelimi i saj, vazhdon dhe ecën me parimin ‘’Lenini është partia, partia është Lenini’’, parulla e famshme e revolucionit Bolshevik.

Next Post
Goditet rrjeti i trafikut Shqipëri-Finlandë, SPAK arreston 9 persona, sekuestrohet drogë e automjete

Goditet rrjeti i trafikut Shqipëri-Finlandë, SPAK arreston 9 persona, sekuestrohet drogë e automjete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm për bombë në stacionin e autobusëve në Prishtinë

Alarm për bombë në stacionin e autobusëve në Prishtinë

August 6, 2026
Vijon përhapja e zjarrit në Mallakastër, flakët drejt Vloshit, rikthehet ndërhyrja nga ajri

Vijon përhapja e zjarrit në Mallakastër, flakët drejt Vloshit, rikthehet ndërhyrja nga ajri

August 6, 2026
Ngërçi në formimin e institucioneve, SHBA thirrje liderëve politikë në Kosovë: Ka ardhur koha për progres dhe stabilitet

Ngërçi në formimin e institucioneve, SHBA thirrje liderëve politikë në Kosovë: Ka ardhur koha për progres dhe stabilitet

August 6, 2026
Vijon beteja me flakët në fshatrat e Fierit, rinis operacioni nga ajri për shuarjen e zjarrit

Vijon beteja me flakët në fshatrat e Fierit, rinis operacioni nga ajri për shuarjen e zjarrit

August 6, 2026
Si mund të përthithë një njeri, motori i avionit të ndaluar? IATA tregon çfarë ndodh

Lufta ndryshon turizmin/Konflikti në Lindjen e Mesme dëmton fluturimet dhe rrit kërkesën për Europën

August 6, 2026
VIDEO / Nufi ndan pamjet: Tre avionët zjarrfikës, investim strategjik për sigurinë e Shqipërisë

VIDEO / Nufi ndan pamjet: Tre avionët zjarrfikës, investim strategjik për sigurinë e Shqipërisë

August 6, 2026
UNICEF: Një fëmijë vritet përditë në Gaza, pavarësisht se ka armëpushim

UNICEF: Një fëmijë vritet përditë në Gaza, pavarësisht se ka armëpushim

August 6, 2026
Kasetofoni që u kthye në masakër! Zbardhet dosja e Hoxhës: Pas dy vëllezërve vrau edhe gruan e tij 19-vjeçare

Kasetofoni që u kthye në masakër! Zbardhet dosja e Hoxhës: Pas dy vëllezërve vrau edhe gruan e tij 19-vjeçare

August 6, 2026
Miratohet Traktati për Ekstradimet Shqipëri-SHBA/ Gjonaj: Do të garantohet bashkëpunim më efektiv në luftën kundër krimit!

Sinjali politik i ratifikimit nga SHBA me “procedurë të përshpejtuar” të marrëveshjes ushtarake me Shqipërinë

August 6, 2026
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, zgjidhet ekipi i ri drejtues

PD mobilizohet kundër hartës së re territoriale, urdhër degëve për protesta

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com