Partia Demokratike ka hapur zyrtarisht fushatën për vendoret e 21 qershorit. Hapja e fushatës së PD zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.
Të pranishëm janë të gjithë kandidatët e PD në 61 njësitë administrative, përfshirë këtu edhe kandidatët e koalicionit.
Hapjen e fushtës e bëri deputeti, e njëkohësisht Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani dhe ka vijuar me kandidatët Ademi e Shkodrës dhe Alibeaj për Fierin. Kandidatët premtuan më shumë zhvillim për qytetet ku ata kandidojnë.
I pranishëm ishte edhe ish-kryeministri Berisha, kryetari Basha, deputetë dhe eksponentë të lartë të PD.









