• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 9, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Parti Perëndimore, apo Klub Oriental?

by Fatbardh Kadilli
02/07/2021 14:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatbardh Kadilli

Partitë politike janë bërë pak e nga pak zotëruese të jetës shoqërore në tërësi. Ato formësojnë dhe zotërojnë institucionet publike, zotërojnë institucionet e tregut dhe kanë shtrirë ndikimin e tyre edhe në ato institucione që do të duhet të ishin më të mbrojtura, në institucionet mediatike dhe ato kulturore. Në zbrazëtinë e institucioneve të tjera të qëndrueshme shoqërore, aq më shumë të institucioneve me natyrë intemporale, ky pushtet i partive politike kapërcen ndjeshëm misionin e tyre. Ato bëhen shumë më tepër se aktorë politik, ato bëhen formësues të sjelljes dhe të mendësisë të shoqërisë tonë. Mjafton të kujtojmë numrin jashtëzakonisht të madh, përtej kapacitetit prodhues, të emisioneve televizive politike që kanalet mediatike përcjellin në një javë. Duket se ushqimi i vetëm që i shërbehet shoqërisë është politika dhe axhendat e saj. Mjafton ky bombardim që të kuptojmë mbingopjen politike që i shkaktojmë shoqërisë.

Dhe jo vetëm kaq. Nga raporti me partitë dhe politikën përcaktohet dhe modelohet më së shumti sjellja e individit tonë në treg. Sjellje aspak e lirë, aspak konkuruese, larg meritës, larg respektit.

Kjo vjen se partitë tona janë monopole kryetarësh. Vini re sa arrogant është Rama në parti, apo me vendimet që kanë të bëjnë me të tijtë. Është shumë më arrogant si kryetar partie se sa si Kryeministër. Në parti, nuk bën kurrë jo zgjedhje, por as diskutime. Të njëjtën arrogancë shfaq edhe Basha, ndonëse me një gjuhë më të rrafshët dhe me një buzëqeshje të pandashme në fytyrë.

Megjithatë, kjo nuk është çështje individësh edhe pse ata kanë përgjegjësinë kryesore.Kjo para së gjithash ka të bëjë me mënyrën si janë organizuar dhe funksionojnë partitë tona. Thënë këtë, nuk kam aspak për qëllim të amnistoj drejtuesit ndër vite të këtyre partive.

Për faj të tyre, por edhe prej oportunizmit të padurueshëm të individëve politik me përgjegjësi dhe funksione drejtimi partiak, sot ne kemi parti që nuk janë parti perëndimore, por janë klube orientale. Ky realititet brendapartiak shkakton dhe peshën e tepruar që kanë partitë në gjithçka jashtë dhe rrotull tyre. Ashtu siç janë modeluar dhe funksionojnë vetë, ashtu modelojnë edhe sjelljen e shoqërisë. Atë raport ndrydhje të individit përballë autoritetit që zhvillojnë brenda vetes partitë, po atë raport të individit me autoritetin projektojnë edhe në shoqëri.

Partitë perëndimore janë parti, ku bashkohen dhe njëherësh konkurojne lirisht mendimi alternativ, kontributi publik dhe investimi politik. Janë parti ku pushteti i politikanit buron vetëm nga forca e mendimit të tij politik, nga alternativa që artikulon dhe paraqet, buron nga kauzat që ai zgjedh dhe me të cilat ai identifikohet, nga kauzat që mbron dhe promovon. Autoriteti buron nga fluksi që krijon, apo nga mbështetja politike specifike që përfaqëson. Në një Parti perëndimore je dhe vlerësohesh për peshën reale politike. Në një parti perëndimore shprehja e respektit për tjetrin është prova e respektit për veten.

Ky model është tërësisht i kundërt me modelin zotërues të partive tona që gjithnjë e më tepër të kujtojnë klubet orientale. Këto janë grupime ku bashkohen mbështetës të udhëheqësit. Ku vlera politike e vetme dhe e pakonkurushme është ajo që formulon dhe shpall kryetari. Ku investimi i vetëm politik është të mimikosh kryetarin sidomos kur je në radarin e tij. Kur kontributi i vetëm publik është të riprodhosh pikë për pikë atë që thotë dhe të kërkon kryetari. Kur karriera e politikanit përcaktohet nga aftësia për të qendruar i palëvizshëm, qoftë edhe për gjërat më të rëndomta e më spontane, gjithnjë brenda vijave kufizuese që heq kryetari. Kuptohet më në skaj të spektrit se sa qëndron ai vetë, domethënë kryetari.

Ky model i organizimit politik të partive duhet të ndryshojë sepse është bërë pengesë për orientimin perëndimor të Shqiperisë. Ky model duhet të ndryshojë sepse mban të ndrydhur energjitë politike të shoqërisë. Ky model mban peng çdo nismë, çdo sipërmarje individuale që do të provonte që realisht liria funksionon. Ndryshimi, hapja e mënyrës si funksionojnë partitë do të sjellë hapjen e sjelljes tonë në përgjithësi. Në se garantojmë garë në parti, do të garantojmë garë në treg, në biznes, në profesion. Në se respektojmë karrierën dhe kontributin në parti, do të respektojmë meritokracinë dhe punën në shoqëri, në administratë, në biznes.

Nëse e respektojmë mendimin, alternativën, vlerën që individi sjell në parti, do ia respektojmë këto kudo. Nëse bëjmë zgjedhje në parti, do të mësojmë të votojmë për çdo gjë.

I takon PD të hedhë hapin e parë. Dhe nuk duhet shumë, mjafton që të jemi të vetëdijshëm se kryetari i partisë shërben që të drejtojë vetëm një projekt politik dhe as të mos e mendojë dhe as të mos e ketë mundësinë edhe po të dojë ta marrë organizatën peng të egos së tij dhe interesave të tij. Kryetari të jetë i përkohshëm, anëtarët të përhershëm. Kur të kuptojmë që kryetari është vetëm një i privilegjuar i përkohshëm, atëhere do jemi pjesë e një partie perëndimore, jo numëror të një klubi oriental.

PD është para një Kuvendi Kombëtar. Ky Kuvend është një mundësi reflektimi. Ky Kuvend është një mundësi që PD të ndryshojë së pari veten që të ndryshojë më pas Shqipërinë. PD e ka para vetes shancin e madh që të çlirojë veten. Ka shansin të çmontojë monopolin monoton të kryetarit dhe kryetarëve që zotërojnë sot në politikë. Ka shancin të japë edhe një herë një impuls të madh perëndimor, jo vetëm zhvillimeve të vetes, por gjithë shoqërisë. PD ka shancin të hedhë një hap të parë kuptimplotë për zgjerimin e hapësirës së lirisë, për demokratizimin e institucioneve publike, atyre të tregut dhe të gjithë shoqërisë. Ka shancin për t’i dhënë vlerë reale tregut dhe garës së drejtë e të ndershme që është themeli dhe filozofia e jetës në këtë sistem politik që rrekemi të zhvillojmë në Shqipëri dhe për të cilin vetë PD ka vendosur gurin e parë.

Next Post
EMRI/ Ndryshime në Ministrinë e Brendshme, shkarkohet zyrtarja e lartë

EMRI/ Ndryshime në Ministrinë e Brendshme, shkarkohet zyrtarja e lartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ilir Meta arrestohet në fundjavë?

“Nga sot, Berisha në politikë sa Enveri”, Rada: Salianji kërkon ‘kokën’ e Bardhit! Firmat e PD, si ajo kënga…

December 8, 2025
“Këtu më keni”- Lapaj shfaqet i ulur në karrige para Kryeministrisë: Do protestoj i vetëm!

“Këtu më keni”- Lapaj shfaqet i ulur në karrige para Kryeministrisë: Do protestoj i vetëm!

December 8, 2025
“Ramizi kërkonte të pajtonte ruajtjen e pushtetit me…”, Zogaj shpjegon lëvizjet e Alisë në Dhjetor 1990

“Ramizi kërkonte të pajtonte ruajtjen e pushtetit me…”, Zogaj shpjegon lëvizjet e Alisë në Dhjetor 1990

December 8, 2025
Publikohet Akti Normativ kundër ndërtimeve pa leje/ Konfiskim objekti, përjashtim nga lejet për 5 vite e deri gjobë 35 mijë lekë për..

‘Ndërtimi’ përballë dy realiteteve ekonomike, ekspertët: Ja efekti që do sjellë eliminimi i parasë cash në këtë sektor

December 8, 2025
Plani për Gazën-Netanyahu udhëton drejt SHBA-së më 28 dhjetor, pritet nga Trump

Plani për Gazën-Netanyahu udhëton drejt SHBA-së më 28 dhjetor, pritet nga Trump

December 8, 2025
Lëvizja e dhjetorit, Trako: Çfarë na tha Ramiz Alia. Betejë për pushtet, që në ditët e para

Lëvizja e dhjetorit, Trako: Çfarë na tha Ramiz Alia. Betejë për pushtet, që në ditët e para

December 8, 2025
Telenovela te “Nisma Shqipëria Bëhet” për mandatin, Sula: Si dasma ku zihen njerëzit e nuses me të dhëndrit

8 Dhjetori/ Ish-deputeti Sula: Si nisi lëvizja e studentëve nga godina e vajzave

December 8, 2025
“Saliun donin ta nxirrnin jashtë mbledhjes së studentëve, ndërhyra unë”, Zogaj kujton ngjarjet e dhjetorit 1990

“Saliun donin ta nxirrnin jashtë mbledhjes së studentëve, ndërhyra unë”, Zogaj kujton ngjarjet e dhjetorit 1990

December 8, 2025
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Lideri që nuk zgjodhëm kurrë

December 8, 2025
“Berisha fitoi një betejë, jo luftën me drejtësinë”/ Minxhozi: Rama theu një tabu. Beteja e fituar diplomatike me Greqinë, shenjoi 2024-ën

Dhjetorin ta kujtojmë për çfarë fituam, po edhe për çfarë humbëm

December 8, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In