• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Parlamenti voton dekretet e Nishanit, Ahmetaj dhe Ekonomi marrin detyrat e reja

by A R
25/02/2016 13:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një situatë tensioni Kuvendi miratoi të enjten me votat e maxhorancës dekretet e Presidentit të Republikës për emërimin e dy ministrave të rinj, Arben Ahmetajt në postin e ministrit të Financave dhe Milva Ekonomit në postin e ministres së Ekonomisë. Me 77 vota deputetët miratuan emërimin në detyrë të Ahmetajt dhe me 76 vota emërimin e Ekonomit.  Ndërsa me 74 vota parlamenti miratoi dekretin e shkarkimit të Shkëlqim Canit nga posti i ministrit të Financave dhe me 77 vota dekretin e shkarkimit të Arben Ahmetajt nga detyra  ministrit të Ekonomisë.

Votimi u krye ndërsa deputetët e opozitës qëndronin në këmbë duke mbajtur të rrethuar foltoren e Kuvendit, në përpjekje për të bllokuar punimet e seancës së sotme.

Kryetari i grupit parlamentar te PD-se Edi Paloka ne fjalen e mbajtur në hapje të seances denoncoi rikthimin në parlament të deputetit Armando Prenga, i perfshire ne nje konflikt te armatosur pak muaj me pare.

“Jemi sot këtu për të thënë se zgjedhja jonë është ligji, është parlamenti pa kriminelë, janë zgjedhjet e lira e të ndershme, janë qytetarët që nuk kanë pse presin për ta zhbërë nga themeli regjimin kleptokrat te Ramës”, deklaroi Paloka.
Ky parlament nuk mund të funksionojë më kështu, tha ai, ose mbyllet sot, ose vendosim të ecim pa krimin, ndryshe nuk ka më seancë, tha Paloka.
Në nisje të seancës nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj, bëri të ditur vendimin e Konferencës së Kryetarëve për rrëzimin e kërkesës së PD-së, për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të dy nismave të propozuara nga opozita për ndryshimin e ligjit të dekriminalizimit dhe të ligjit për funksionimin e komisioneve hetimore.
Në seancën e sotme pritet të votohen katër dekretet e Presidentit të Republikës për emërim dhe shkarkim ministrash. Krahas tyre, rendi i ditës parashikon dhe diskutimin e disa ndryshimeve në ligjin ‘për rritjen e masave të sigurisë’.
Ndërkohë jashtë axhendës së ditës debati sundues pritet të jetë çështja e dekriminalizimit, për të cilin opozita ka kërkuar miratimin në seancën e sotme të akteve nënligjore, që do t’i hapnin rrugën zbatimit të shpejtë të kësaj pakete.
Në prag të nisjes së seancës, deputetët, ndërsa hynin në ambjentet e parlamentit, iu nënshtruan kontrolleve të rrepta të punonjësve të Gardës, pas sinjalizimeve të strukturave të sigurisë se kishte një skenar të përfaqësuesve të opozitës për të qëlluar me vezë në sallën e Kuvendit.

Next Post

Topalli: Me krimin nuk rrihet në parlament/ Balla: Alibi për bllokimin e "Drejtësisë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In