• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Topalli: Me krimin nuk rrihet në parlament/ Balla: Alibi për bllokimin e “Drejtësisë”

by A R
25/02/2016 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk mund të rrimë brenda së bashku me krimin. Kështu u shpreh deputetja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli e pyetur nga gazetarët, nëse po e konsiderojnë mundësinë e dorëzimit të mandatit. Topalli tha se ëhstë në dilemë nëse duhet të largohet nga Parlamenti i inkriminuar apo të përballet aty ballë për ballë me krimin.

“Më kalon nëpërmend që është e pamundur që të rrijë një njeri në Parlament pranë kriminelëve, dhe nga ana tjetër mendoje që ëhstë më mrië të rrish aty për tu përballur me krimin. Unë mendoj se lufta me krimin është shumë e vështirë dhe kërkon sakrifica. Vendi është në udhëkryq dhe opozita ka detyrë themelore. Është një situatë e paimagjinueshme. Është një krizë e parlamentarizmit, është një degradim. Kemi arritur në një situatë që asgjë nuk vlen më, pas folur pastaj për faktin që nga një anë kemi mjerim dhe papunësi të frikshme, një eksod që arrin përmasa biblike dhe nga ana tjetër kemi një grup miliarderësh të fortifikuar nga një grup kriminelësh. Kur unë drejtoja Parlamentin nuk kishim kryeministër që fuste kriminelë në Parlament. Armandon dhe gjithë Armandot e tjerë i ka futur Edi Rama. Shqipëria është në udhëkryq. Është më mirë në vend të kryeministrit të qëndronte Armandoja, se kjo është fytyra e vërtetë”, tha Topalli.

Pas deklaratës së Topallit ka reaguar edhe deputeti i Partisë Socilaiste Taulant Balla. Ai tha se Partisë Demokratike i nevojitet një alibi për të bllokuar reformën në drejtësi. Sipas tij, çështja “Prenga” i është lënë në dorë drejtësisë dhe Partia Socialiste është distancuar. Sipas Ballës, nuk mund të ndryshohet ligji për dekriminalizimin sa herë që PD e kërkon, pasi të gjitha propozimet e tyre u morën parasysh dhe ligji u miratua me konsensus.

”U bë e disata herë që PD përpiqet të kthejë avazin e vjetër. Kujtoj edhe nëj vit më parë kur kishte filluar puna për Reformën në Drejtësi. Tani është gati që paketa e reformës të vijë në Parlament. Ne kemi qenë të qartë që në fillim që çështja Armando Prenga i përket drejtësisë, partia Socilaiste është distancuar që në fillim. Të gjithë e dimë që gjyqësorin e drejton Sali Berisha. Por u duhet një alibi për të bllokuar Kuvendin, dhe për të bllokuar Reformën në Drejtësi në emër të një kauze që nuk e kanë. Unë po i pyes ata që quhen deputetë të vjetër që një ligj që sapo është miratuar me konsensus, tashmë është në fazën e implementimit, dhe nuk janë ligjet si ndërtimet pa leje të Kamzës. Ligjet janë ligje që duhen implementuar, ligji për integritetin ka kaluar përmes konsensusit dhe janë marrë parasysh të gjitha propozimet e PD. Këto propozime nuk i kanë pasur atë kohë. Jam i bindur se do sjellin propozime të reja, se ata janë partia e ndërtimeve pa leje”, tha Balla.

Next Post

Rama: Karta e shëndetit sjell transparencë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In