• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Parlamenti/ Sfidat që do kalojë në një situatë të tensionuar lufte politike

by Java News
04/01/2024 21:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aksioni opozitar i deputetëve të Rithemelimit mes tymit të flakadanëve gjatë tre muajve të fundit të 2023, e futi parlamentin në një situatë të pa-precedentë nga ku shumica Edi Ramës votoi me shpejtësi projektligjet në të gjitha seancat.

Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit për Studime Politike, shpjegon dinamikat e pritshme që do të prodhojë Parlamenti Shqipërisë kur ti rikthehet punës mesin e Janarit.

“Për shkak të SPAK dhe veprimeve të organeve të drejtësisë, reflektimi këtyre veprimeve do të ndikojë në agjendën parlamentare. Viti 2024 pritet të ketë lajme kryesor pritet të jetë raporti mes hetimeve të SPAK dhe politikanëve të ndryshëm përfshi edhe disa deputetë nga të dyja palët politike. Faktori i dytë ndikues pritet të jetë pritshmëria për një tjetër listë të zezë të politikanëve e cila do të balancojë në përfaqësimin politik dhe do të ketë një impakt në vendimmarrjen politike. Dy detyrimet politike të Shqipërisë deri në mars do të hapen bisedimet mes Shqipërisë për konferencën e dytë me BE pas zgjidhjes së krizës së Himarës dhe detyrimet e Gjykatës Kushtetuese për reformën zgjedhore. Do të jenë dy akte që kërkojnë bashkëpunim të parlamentit me vendimmarrje në nivel konsensual mes palëve politike”- tha Krasniqi.

Studiuesi i politikës analizon edhe si PS dhe PD i shikojnë grupet e tyre aktuale parlamentare.

“Për shkak se Shqipëria në 2025 shkon në zgjedhje parlamentare, të dyja palët politike gjatë këtij viti do ta përdorin prezencën parlamentare në dy drejtime krejt të kundërta. PS për të maksimalizuar mobilitetin brenda saj dhe për të eleminuar individë që kanë dosje dhe janë në proces hetimor dhe opozita për të gjetur përpara Shtatorit si shans të vetëm për të konkurruar së bashku në zgjedhjet e ardhshme”- tha Krasniqi.

Gjatë këtij sesioni parlamenti duket të diskutojë disa çështje të cilat kërkojnë 84 vota. Amnistinë e të burgosurve, ndryshimet në reformën në drejtësi, reformën zgjedhore përfshi vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i kërkon parlamentit ndërhyrjen për të ulur numrin gjithnjë në rritje të dosjeve për gjykim. Por sa janë gjasat në miratimin e tyre?

“Në dallim nga legjislaturat e kaluara kur ne gjithmonë edhe në momentet më të mëdha të krizave politike kemi patur negociata në nivel të kryetarëve të grupeve parlamentare ose negociata të aktorëve ndërkombëtar me kryetarët e grupeve parlamentare kësaj radhe nuk kemi negociata të tilla. Për dy arsye. Së pari sepse PS është bërë shumë hermetike dhe arrogante. Dy ndryshimet në rregulloren e parlamentit dhe komisionet hetimore ishin tregues force e jo tregues pjekurie.

Së dyti opozita është pa një adresë fikse se kush përfaqëson opozitën dhe se kush është drejtuesi real i opozitës parlamentare. Dhe në rrethana të tilla do të jetë gati e pa mundur për të pasur konsensus për akte ditore të parlamentit qofshin edhe këto akte të rëndësishme që ju po flisni”- tha Krasniqi.

Afrim Krasniqi sjell këtë argument për pa-mundësinë e një negocimi të ndërkombëtarëve për kthimin në normalitet të parlamentit.

“Aktorët ndërkombëtar mund të negociojnë vetëm në rastet kur shohin se ka një alternativë të barabartë përfaqësimi. Në kushtet aktuale kur opozita është e copëtuar është gati e pamundur për gjetjen se kush do të jetë partneri i negociatës. Ne nuk kemi thjesht tre grupe që përbëjnë opozitën por kemi tre drejtime pa platformë, pa identitet dhe pa strategji dalëse për të ardhmen. Nga ana tjetër në thelb për ndërkombëtarët e rëndësishme është stabiliteti. Dhe për sa kohë kur stabiliteti funksionon nuk ka rëndësi nëse kosto politike shkon në favor të njërës apo tjetrës palë politike. PS është parti që dominon jetën politike me të njëjtin numër votash në tre zgjedhjet parlamentare dhe sfida e saj është të ruaj të njëjtin numër votash. Ndërkohë që aktorët ndërkombëtar nëse dëshirojnë që në Shqipëri të ketë ndryshime ndoshta edhe rotacion politik ata mund ta arrijnë këtë gjashtë muajt e fundit përmes një procesi që rilidhet me SPAK dhe aktorë të tjerë të cilët janë në veprim”- tha Krasniqi.

/f.s

Next Post
Sindikata serbe ushtarake: Qeveria po e kthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak pasi e shkatërroi ushtrinë

Sindikata serbe ushtarake: Qeveria po e kthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak pasi e shkatërroi ushtrinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In