• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Parlamenti rrëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për Portin e Durrësit

by Java News
13/04/2023 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rrëzohet me 65 vota kundër ngritja e Komisionit Hetimor për Portin e Durrësit të kërkuar nga opozita.

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka reaguar ashpër pasi mazhoranca rrëzoi kërkesën e tyre për ngritjen e komisionit hetimor për Portin e Durrësit.

Bylykbashi gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh se sot është shkelur Kushtetuta e Shqipërisë, për shkak se është detyrim të mbahet Komision Hetimor në momentin që janë 35 firma të deputetëve.

Ndërkohë e cilësoi aferën e Portit të Durrësit, si më korruptiven në vend.

“Sot ju do të rrëzoni sërish Kushtetutën. Kushtetuta e thotë që kur janë 35 fima deputetësh, është detyrim të mbahet Komisioni Hetimor. Meqë ne do të bëjmë edhe reform zgjedhore, pse nuk anuloni edhe zgjedhjet e 14 majit. Është detyrim që ju ta lejoni ngritjen e atij komisioni, i cili do të hetojë aferën më të madhe korruptive, atë të vjedhjes në Portin e Durrësit. Investimi për ta rikthyer Portin e Durrësit me kapacitet të plotë shkonte në 63 milion euro. Si ka mudësi që këto shtete investuan gjithë këto para, 29 milion euro grante dhe 25 milion euro kredi. Sot paratë i keni hedhur në kosh. Rikonstruksioni i Portit të Durrësit do të sillte forcimin e pozitës tonë ekonomike, strategjike, por edhe ushtarake. Çfarë ndodhi? Ju miratuat marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe. Jeni shtet i pabesë, sepse bëni marrëveshje dhe më pas pa njoftuar prishni edhe marrëveshjet. Varhelhy thotë që u detyruam ta kançelojmë atë fond pasi projekti ndryshoi. Pse? Sepse është plani i vjedhjes gjigande. Ajo që kërkon MSA është transparencë dhe konkurrencë. Ju keni bërë pazarin, ryshfetin. Keni pushtetin autokrat që vendos si ju do qejfi përballë detyrimeve ndërkombëtare. Do të ndërtoni 1264 mijë metra katror apartamente. Do të ndërtoni 47 591 metra katror dyqane, etj. Se ç’lidhje ka këtu Porti nuk e di. Porti në krye të 2-3 viteve ka vdekur. Ju po vrisni portin që edhe BE thotë që është strategjik. Nuk mund të fitojë Alabar. Shteti shqiptar del me humbje. Paguan 300 milion euro dhe merr mbrapsht 280 milion euro”, u shpreh Bylykbashi.

/s.f

 

Next Post
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Bankat arrijnë rekord fitimesh, 2 muajt e parë të vitit arkëtuan 5.3 miliardë lekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In