• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Parlamenti i mbushur me deputetë që “harrojnë” të flasin ndonjëherë…

by A R
09/01/2017 20:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga funksionet më të rëndësishme të Kuvendit është shqyrtimi dhe miratimi i ligjeve. Parlamenti ynë funksionon me skemën klasike, – mbledhje në komisione dhe më pas, seancë plenare gjatë ditës së enjte. Komisioni kryesor në parlament është Komisioni i Ligjeve, ose siç zyrtarisht cilësohet “Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut”. Referuar të dhënave krahasuese të periudhës shtator-dhjetor 2016, – periudhë intensive për reformën në drejtësi, reformën zgjedhore, zgjedhjet në KQZ dhe shqyrtimin e miratimin e Buxhetit të Shtetit, – Komisioni ka zhvilluar rreth 23 mbledhje pune nga 53 mbledhje të zhvilluara gjatë sesionit tjetër janar – korrik 2016.

PJESEMARRJA-LIGJET

Komisioni i Ligjeve kryeson me numrin e mbledhjeve në raport me komisionet e tjera, dhe gjithashtu, dukshëm është komisioni më me shumë propozime për amendime e korrektime ligjore në Kuvend. Megjithatë, suksesi i tij në raport me komisionet e tjera, mund të vijë edhe për shkak të dobësisë së punës të komisioneve të tjera, apo çështjeve të cilësisë së përfaqësimit. Ndaj një analizë më e detajuar e mbledhjeve të këtij komisioni japin të dhëna interesante.
Në 23 seanca të Komisionit të Ligjeve janë shënuar 82 diskutime, në raport 3.4 diskutime për mbledhje komisioni. Kjo është një përqindje mjaft e vogël referuar rëndësisë së ka komisioni i ligjeve dhe nevojës së madhe për ekspertizë të thelluar ligjore. Në praktikat e parlamenteve perëndimore komisione të tilla kanë nivele deri 5 herë më të larta debati dhe të pjesëmarrjes aktive. Pavarësisht se raporti 3.4 diskutime në mbledhje komisioni, shqetësimi kryesor nuk qëndron këtu, por tek të dhënat e diskutimeve dhe përqendrimi konkret i tyre.DISKUTIMET-LIGJET

Mbledhjet e Komisionit të Ligjeve janë drejtuar gjithnjë nga kryetari Fatmit Xhafaj, i cili, përvec drejtimit, ka bërë vazhdimisht ndërhyrje në çështje konkrete të ligjeve, debatit dhe ka bërë amendime/propozime, etj. Si kryetar, Xhafaj nuk mund të jetë objekt i klasifikimit të numrit të diskutimeve në komisione. Ndaj me këtë kriter, numrin më të lartë të ndërhyrjeve e ka deputetja Vasilika Hysi, me diskutime në 16 nga 23 mbledhjet e Komisionit. Ajo ka dyfish më shumë diskutime në seancat e komisionit sesa dy deputetët e tjerë më aktivë në Komision, Eduart Halimi (PD) dhe Ulsi Manja (PS). Pas tyre, në vendin e katërt më me shumë diskutime vijnë Dashamir Peza, Petrit Vasili dhe Anila Agalliu. Dy politikanët opozitarë, Bylykbashki e Ristani kanë numër të njëjtë të ndërhyrjeve, po aq sa deputeti i ri i sesionit të pranverës, Edmond Leka. Deputetët e tjerë kanë raste minimale ndërhyrjesh, madje tre deputetë (njëri prej tyre është zëvendësues në mbledhjet e këtij komisioni) nuk kanë diskutuar asnjëherë. Shprehja, – ka deputetë që marrin pjesë në komision vetëm për të regjistruar emrin dhe përfituar pagesën, – vlen dukshëm në këtë rast.

Referuar datave të mbledhjeve të Komisionit dhe diskutimeve të zhvilluara në to, rezulton se mbledhjet më me interes debati nuk janë ato që lidhen me ligje të rëndësishme, por rastet kur palët kanë interesa direkte politike. Të tilla janë debatet për selektimin e kandidatëve për kryetar në KQZ, debati mbi trafikun e drogës, gjendjen e sigurisë, debati mbi komisionin për hapjen e dosjeve, etj. Siç shihet nga tabela vetëm në 6 mbledhje ka pasur më shumë se gjashtë deputetë të përfshirë në debat, kurse në mbledhjet e tjera, numri i deputetëve të përfshirë ka qenë simbolik, – kryesisht deputeti që duhet të jetë relator dhe ndonjë tjetër me ndërhyrje apo pyetje.

Së fundi, një tregues interesant është edhe pjesëmarrja e deputetëve në mbledhjet e Komisionit. Praktika parlamentare përcakton përbërjen fikse dhe disa deputetë zëvendësues, të cilët përdoren sidomos kur pala politike ka interes për vendimmarrje/debat politik. Dy anëtarë të Komisionit nuk kanë qenë asnjëherë të pranishëm, një për arsye shëndetësore (BF) dhe një tjetër për arsye të tjera (TD).

Megjithatë shihet nga tabela se tetë deputetët e parë me numrin më të lartë të pjesëmarrjes në komision janë deputetë të mazhorancës, pra të shumicës qeverisëse. Opozita ka përfaqësim mesatar, madje dy nga kryetarët e partive opozitare pjesëmarrës në Komision kanë shifra minimale prezence dhe akoma më minimale ndërhyrjesh/debati. Mjafton kjo tabelë për të kuptuar se përfaqësimi i deputetëve në Komision është dukshëm nën nivelin e një standardi të lartë parlamentar, dhe se referuar opozitës, është dukshëm nën standardet që ajo promovon.

Gjatë periudhës shtator – dhjetor 2016 rezulton se kanë qenë present në Komision disa prej anëtarëve të kabinetit qeveritar (Manjani, Harito, etj, zv/ministra dhe drejtues të gjyqësorit dhe të organeve kushtetuese. Duke pasur rëndësinë e Komisionit dhe krye-temën e reformës në drejtësi, do të kishte qenë e pritshme një përfaqësim më i lartë i zyrtarëve të niveleve kushtetuese në këtë komision, si dhe një proces shumë më angazhues i komisionit dhe i parlamentit për promovimin e axhendës, aktivitetit, pritshmërive dhe kapaciteteve reale & sfidave të tij.

Ky shënim mbi punën e Komisionit të Ligjeve në Kuvend, është pjesë e raportit monitorues të Institutit të Studimeve Politike (www.isp.com.al). Në ditët në vijim pjesë të raportit me interes publik do të jenë në dispozicion të medias, kurse Raporti i plotë do të publikohet gjatë fundit të kësaj jave./a.m.

Next Post
FOTO/ Haradinaj do të mbrohet në Francë nga kjo avokate

FOTO/ Haradinaj do të mbrohet në Francë nga kjo avokate

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat prekin turizmin, bien prenotimet! Operatorët: Të huajt po shmangin zonat e tensionit

Protestat prekin turizmin, bien prenotimet! Operatorët: Të huajt po shmangin zonat e tensionit

October 26, 2026
Trump do ta presë personalisht në SHBA, por sytë do të jenë te Xi Jinping -

Xi Jinping kërkon më shumë besnikëri, kush rrezikon të humbasë pushtetin në Kinë?

October 26, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë: Prokuroria nis hetimet ndaj zyrtarëve për dështimet institucionale

Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë: Prokuroria nis hetimet ndaj zyrtarëve për dështimet institucionale

October 26, 2026
Rekord historik në Paris, piktura “Iris” e Monetit shitet në ankand për 50 milionë euro

Rekord historik në Paris, piktura “Iris” e Monetit shitet në ankand për 50 milionë euro

October 26, 2026
Kremlini konfirmon armëpushimin në Oleshky: Po punojmë me Ukrainën për kohën e evakuimit

Peskov: Rifillimi i negociatave trepalëshe nuk nënkupton kufizim të operacioneve ushtarake

October 26, 2026
Pse elozhohet dhuna kaq shumë nga kundërshtarët e Edi Ramës?

Pse elozhohet dhuna kaq shumë nga kundërshtarët e Edi Ramës?

October 26, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

Bilanci i 13 ditëve protestë: Mbi 270 të arrestuar, 344 të proceduar, 60 të tjerë në kërkim

October 26, 2026
Dita e 14-të e tubimit, nis grumbullimi i protestuesve përpara Ministrisë së Arsimit

Dita e 14-të e tubimit, nis grumbullimi i protestuesve përpara Ministrisë së Arsimit

October 26, 2026
VIDEO / Pas divorcit, plumba pranë banesës së ish-bashkëshortes

VIDEO / Pas divorcit, plumba pranë banesës së ish-bashkëshortes

October 26, 2026
Stuhitë godasin Britaninë, 90 mijë abonentë pa energji elektrike dhe dy viktima

Stuhitë godasin Britaninë, 90 mijë abonentë pa energji elektrike dhe dy viktima

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In