• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Parlamenti Evropian miraton Rezolutën për Kosovën

by Lorenc Vangjeli
04/02/2016 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Integrimit, Bekim Çollaku bërë të ditur se Parlamenti Evropian ka miratuar Rezolutën e radhës për Kosovën në Strasburg, ndërsa Rezoluta u tha se përmban kërkesa të qarta për përforcimin dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Republikës së Kosovës.

Lexoni të plotë postimin e Çollakut në Facebook:

Parlamenti Evropian sapo miratoi Rezolutën e radhës për Kosovën në Strasburg. Rezoluta përmban kërkesa të qarta për përforcimin dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Republikës së Kosovës.
Mirëpres sidomos vlerësimin pozitiv të Parlamentit Evropian për progresin në zbatimin e Udhërrëfyesit për Liberalizim të Vizave, si dhe thirrjet që të gjitha palët e përfshira të bëjnë veprimet e nevojshme në mënyrë që Kosovës t’i hiqet regjimi i vizave gjatë vitit 2016. Unë shpreh mirënjohjen time të lartë për Parlamentin Evropian i cili e ka shprehur qartë edhe një herë gatishmërinë e vet për të dhënë pëlqimin e vet ndaj propozimit eventual nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave, si dhe ka ftuar Komisionin Evropian që të bëjë një gjë të tillë sa më shpejtë. Për më tepër, e çmoj shumë rëndësinë që ky institucion i jep nevojës për intensifikimin e kontakteve ndër-njerëzore ndërmjet qytetarëve të Kosovës dhe atyre të shteteve të BE-në.

Parlamenti Evropian i ka dhënë vëmendje meritore nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA-së) si një hap i rëndësishëm i integrimit evropian të Kosovës dhe mekanizëm i fuqishëm në zbatimin reformave. Gjithashtu, edhe kësaj radhe përmes kësaj Rezolute është dhënë porosi e qartë për njohjen Republikës së Kosovës nga ana e pesë shteteve të BE-së që ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë, duke thënë se kjo do të ndikojë në forcimin e stabilitetit në rajon dhe do të ngritë kredibilitetin e BE-së.

Rezoluta përshkruan realitetin tonë të tanishëm, në mes të ndryshimeve historike në rrugën e integrimit evropian duke përfshirë këtu nënshkrimin e MSA-së si dhe ecjen drejt përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave në një anë, dhe përballjes me sfidimin e brendshëm të funksionimit të institucioneve demokratike nga ana tjetër. Falënderoj të gjithë eurodeputetët që po vazhdojnë të mbështesin alternativat integruese edhe përmes sugjerimeve të tyre të mirëseardhura për tejkalimin e sfidave dhe për rikthimin e fokusit në agjendën reformuese evropiane që do ta shpie vendin tonë drejtë zhvillimit dhe integrimit evropian.

Next Post

VIDEO/ Çiljeta heq reçipetat, Ermali bën ankandin “për qëllime bamirësie”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK, thirret si person në dijeni për çështjen e…

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK, thirret si person në dijeni për çështjen e…

October 26, 2026
“Populli fitoi!”/ The Guardian: Beogradi shpërthen në festë pas humbjes së Vuçiçit, studentët shpresë për ndryshimin

“Populli fitoi!”/ The Guardian: Beogradi shpërthen në festë pas humbjes së Vuçiçit, studentët shpresë për ndryshimin

October 26, 2026
Incident i frikshëm në portin gjerman, momenti kur anija turistike përplaset me dy anije kontejnerësh gjatë nisjes (VIDEO)

Incident i frikshëm në portin gjerman, momenti kur anija turistike përplaset me dy anije kontejnerësh gjatë nisjes (VIDEO)

October 26, 2026
Po trafikonte me furgon 11 emigrantë nga Irani dhe Iraku për 2500 euro, arrestohet në Konispol i riu nga Lushnja! Itinerari, nga Greqia drejt Italisë

Po trafikonte me furgon 11 emigrantë nga Irani dhe Iraku për 2500 euro, arrestohet në Konispol i riu nga Lushnja! Itinerari, nga Greqia drejt Italisë

October 26, 2026
Një muaj nga zhdukja e inxhinierit shqiptar Erkan Nika në Detin e Zi, familja përsërit apelin: S’ka konfirmim për vdekjen, na ndihmoni që ta gjejmë!

Një muaj nga zhdukja e inxhinierit shqiptar Erkan Nika në Detin e Zi, familja përsërit apelin: S’ka konfirmim për vdekjen, na ndihmoni që ta gjejmë!

October 26, 2026
Berisha do paraqitet nesër në SPAK, Noka urdhëron anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD të shkojnë atje

Dosja “Partizani”/ Shtyhet përsëri gjyqi ndaj Berishës dhe të pandehurve të tjerë! Zbulohet shkaku, ja kur mbahet seanca e radhës

October 26, 2026
Anthropic përballet me padi për përdorimin pa leje të këngëve të Elvis Presley për të trajnuar modelet e saj IA

Anthropic përballet me padi për përdorimin pa leje të këngëve të Elvis Presley për të trajnuar modelet e saj IA

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Ikja e Vuçiç…

October 26, 2026
Apeli i GJKKO padit Ministrinë e Financave në ‘Administrative’ për bllokimin e pagave të gushtit

Krimi në familje/ Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, LVV nis mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme në Kuvend

October 26, 2026
Rrjedhja e gazit nga bombula e gatimit në një apartament alarmon banorët, zjarrfikësit shmangin tragjedinë! (VIDEO)

Rrjedhja e gazit nga bombula e gatimit në një apartament alarmon banorët, zjarrfikësit shmangin tragjedinë! (VIDEO)

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In