• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Parlament/ Balla: Topalli me pseudonimin “dizenjatorja”, ja fotot e Berishës me liderët komunist

by Lorenc Vangjeli
03/12/2015 16:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është shoqëruar me debate të ashpra, akuza dhe kundërakuza seanca e sotme plenare midis deputetit socialist Taulant Balla, dhe ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli.

Në një kohë që debatet ishin devijuar nga rendi i ditës, dhe kur demokratët nëpërmjet Sali Berishës dhe Jozefina Topallit po akuzonin kryeministrin Rama se ka dekoruar xhelatë të komunizmit, deputeti Taulant Balla akuzoi drejtpërdrejt ish-kryetaren e Parlamentit se i ka shërbyer sigurimit të diktaturës me nofkën “dizenjatorja”

Gjithçka nisi kur Topalli i tha deputetit socialist se ai ka kënduar këngë për Enver Hoxhën dhe tani i mbetet thjesht të bëjë një album. Ndërsa ky i fundit i kërkoi deputetes demokrate që të shpjegojë përse e ka pasur pseudonimin “dizenjatorja”. Deklaratat e të dyve më pas vijuan me tone të larta, dhe me ofendime, ku Topalli e ka quajtur Ballën shpifës me pagesë, ndërsa ky i fundit tha se ka qenë Topalli ajo që e ka nisur karrierën duke bërë kafe. “Partia Socialiste nuk mund të përfaqësohet kurrë nga një bastard si ti”,­ iu drejtua Topalli Ballës.

Ja replikat Balla-Topalli

Balla: Janë dy personazhe në këtë Kuvend që ngjajnë copy paste me dy personazhe filmash. Kjo që sapo foli ngjan copy­paste me brigadieren tek filmi “Parrullat” dhe ai që iku para pak është njëlloj personazhi i sekretarit të partisë tek filmi “Vdekja e Kalit”. Njëlloj të dy. Ngjajnë, hallall ia bëftë dora atij që ka shkruar skenaret e atyre dy filmave se të paktën na kanë ngurtësuar në histori këta dy personazhe partiakë. U çove në mëngjes dhe u ankove pse kryeministri është në Francë. U çove ti me kolegët e tu. Thatë që pse nuk është kryeministri. Kryeministri ka përfunduar një vizitë shumë të suksesshme zyrtare në Francë, me ftesë të kryeministrit francez. Koha që drejtuesit e Parlamentit shkonin në Francë për të vizituar fëmijët që kishin në Francë ka mbaruar.

Topalli: Vetëm t’i flet nga PS se asnjëri nuk ka kurajo t’i dalë zot krimit. I njohur si shpifës me pagesë. E di pse je rritur ti me karrierë? Ti karrierën e ke filluar duke i çuar kafe Agim Isakut, as Fatos Nanos nuk i hyje dot në zyrë. E ke ngjit karrierën vetëm se shpif pa masë. Mendimet e mia i them aty ku jam. Stë lë ty të shpifës as për kryetarin e partisë. Ka vendim të gjykatës sës Strasburgut.

Balla: Unë kam lindur në ‘77 zonjë, dhe nuk kam pasur mundësi që të kem qënë as anëtar partie. Sa për prindërit e mi, njëri mësues, tjetra infermiere njerëz të ndershëm. Ti ke një problem sepse ty komunizmi të ka lënë me pasoja. Ti zonjë thonë që ke pasur pseudonimin “Dizenjatorja”. Ke instituti mistrit kafet i bëje ti. Unë nuk kam bërë karrierë me kafe, ti shiko se ke një arsye të madhe pse ke bërë karrierë ti. Nuk po ta them sot. Po ta kursej kësaj radhe.

Topalli: Nxirr jashtë Parlamentit të gjithë ata që shpifin pa u ndalë. Tani ti djalë ke 10 vite që shpif. Mbylle gojën, dëgjo! Ke 10 vite që çohesh dhe përpiqesh dhe mendon se më godet mua aty ku është pika ime më e fortë. Unë nuk e di çfarë do kisha bërë sikur të më kishin torturuar. Qesh more qesh se kjo është dita jote, janë kohë të marra.

Debatet Berisha-Balla

Më herët akuza të ashpra hodhi edhe ish-kryeminsitri Berisha në lidhje me dekorimin e disa figurave që për opozitën përbëjnë “xhelatë të komunizmit”.

“Edi Rama dekoron xhelatë të kategorisë së parë. Nuk di njeri tjetër në këtë sallë që të ketë shkruar dhe të ketë përdhosur luftën çlirimtare si Edi Rama. Të turpshme, shpifje të ulëta. Vlerësimi ndaj luftës të detyron dy herë të dënosh gjenocidin pas luftës. Të fton të mos bashkohesh kurrë me mizorinë pas luftës. Të gjitha ishin në funksion të pushtetit të Satanait”, tha Sali Berisha.

Maxhoranca u përgjigj me anë të nënkryetarit të grupit socialist, Taulant Balla, i cili nxorri sërish në foltoren e Kuvendit fotot e Berishës me Hysni Kapon dhe Vito Kapon në Francë si dhe foton e Berishës në varkë në liqenin e Pogradecit me djemtë e Enverit.

“Kjo që sapo foli (Topalli) ngjan me brigadieren te filmi “Parullat”, ndërsa ai që sapo iku është si sekretari i Partisë te “Vdekja e Kalit”. Ai (Berisha) ska shans ta heqë mbi vete damkën e një komunisti të keq. Na the këtu zonjë për Vito Kapon, tani si tia bëjmë ne kësaj fotos: Hysni Kapo, Vito Kapo, Sali Berisha te kulla Eifel. Pse nuk morën ndonjë doktor tjetër ata po morën doktorin tënd? Po teserën e partisë të shokut Sali? Pse nuk merrte ndonjë tjetër në këtë sallë çuni i Enverit në varkë, por merrte shokun Sali? E vetmja që nuk më bën me emocione je ti, mi ke hequr emocionet”, tha Balla.

berisha-me-hysni-kapo Berisha-varke

 

Next Post

Takim pas 70 vitesh me vajzën që i shpëtoi jetën në luftë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Lufta me Iranin luajti një rol në zgjedhjet e mesit të mandatit, duhet të bëjmë diçka të madhe

Trump: Lufta me Iranin luajti një rol në zgjedhjet e mesit të mandatit, duhet të bëjmë diçka të madhe

November 4, 2026
James Talarico shpallet senator i Teksasit, demokratët rikthejnë përfaqësimin pas më shumë se 30 vitesh

James Talarico shpallet senator i Teksasit, demokratët rikthejnë përfaqësimin pas më shumë se 30 vitesh

November 4, 2026
Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan, fitojnë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan, fitojnë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

November 4, 2026
Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!

Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!

November 4, 2026
Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

November 4, 2026
Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, votat e panumëruara mbajnë në pritje rezultatin

Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, votat e panumëruara mbajnë në pritje rezultatin

November 4, 2026
Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In