• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Parku te ish- Fusha e Aviacionit, Veliaj: Investime për transformim të plotë

by Java News
23/03/2017 13:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Parku te ish-Fusha e Aviacionit po kthehet me shpejtësi në një hapësirë argëtimi e rekreacioni për fëmijët, të rinjtë dhe të moshuarit. Bashkia e Tiranës ka nisur prej disa ditësh rikonstruksionin e sheshit sportiv dhe këndit të lojërave në Njësinë 7, me qëllim rikthimin e kësaj hapësire të degraduar prej disa vitesh për qytetarët. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë inspektimit tha se projekti te ish Fusha e Aviacionit ka si qëllim rehabilitimin e gjithë zonës përreth, duke krijuar kushte çlodhëse për të gjithë banorët.

‘’Do të fillojmë me rehabilitimin e gjysmës së ish Fushës së Aviacionit dhe do ta ndajmë investimin në dy pjesë. Pjesa e parë do të përfshijë rehabilitimin e fushave sportive dhe një kënd të ri lodrash për fëmijët, ku kemi mbjellë tashmë disa pemë. Për të rinjtë do të ketë fusha sportive, për më të moshuarit stola, parqe, por edhe një kënd force, për t’u marrë me aktivitet dhe sigurisht, për më të preferuarit e bashkisë, për fëmijët, një kënd lodrash që do e ketë zili gjithë Tirana, ashtu siç kemi bërë ndërhyrje edhe në këndet e tjera të lodrave”, u shpreh Veliaj.

Veliaj theksoi se Bashkia e Tiranës do të mbrojë interesin e qytetarëve dhe t’u ofrojë atyre mundësi argëtimi dhe rekreacioni, sidomos sa i takon më të vegjëlve të qytetit dhe të moshuarve.

“Nëse kafenetë kanë zot dhe hapësira për të moshuarit dhe fëmijët është trajtuar si hapësirë pa zot, unë jam këtu për të thënë që po, edhe kjo hapësirë ka një zot dhe zoti i hapësirës për fëmijët dhe të moshuarit është Bashkia e Tiranës. Ndaj sot, po i dalim zot hapësirës publike ashtu si privati i ka dalë zot hapësirës së tij. Unë besoj se ky qytet meriton të sfidohet me aktivitet sportiv dhe fizik për fëmijët, me një jetë e ushqim të shëndetshëm”, tha kreu i Bashkisë.

Përveç rivitalizimit të zonës së banuar në ish-Fushën e Aviacionit, Veliaj u shpreh se në një vit ka filluar puna për këndin e 13 të argëtimit dhe lojërave sportive.

ma.me
Next Post
E padëgjuar më parë/ Sherr me grushta në aeroportin e Tiranës mes dy femrave

Rritet me 9.5 % numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

September 10, 2026
Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

September 10, 2026
Tensionet në veri/ Ish-presidenti Thaçi lë qelinë dhe shkon në Kosovë

Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time!

September 10, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit

September 10, 2026
“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

September 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

U kap me armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë

September 10, 2026
Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

September 10, 2026
Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

September 10, 2026
Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com