• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Parkimi pa pagesë nëpër lagje, rezidentët duhet të pajisen me kartën e re

by Java News
23/03/2018 18:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjithë banorët që jetojnë në një prej 4 zonave administrative ku aplikohet parkimi pa pagesë duhet të pajisen me Pullën e Rezidentit. Tirana Parking ka njoftuar në faqen e saj zyrtare në internet të gjithë ata banorë që jetojnë në një prej këtyre zonave dhe nëse kanë një automjet, që të paraqiten në zyrat e saja për tu pajisur falas me Pullën e Rezidentit, çka do i mundësojë atyre parkim pa pagesë. Gjithashtu Tirana Parking bënë të ditur se vërtetimet e marra për rezident në vitin 2017, nuk janë më të vlefshme dhe se edhe këta qytetarë duhet të pajisen me Pulën e re të Rezidentit. Ndërkohë që për të shmangur çdo lloj abuzimi me Kartën e Rezidentit, kjo agjenci ka rritur edhe më tej elementët e sigurisë.

Kartat e Rezidentit do të ofrohen për afatin kohor 12 mujor nëpërmjet një pulle identifikuese, e cila është “e personalizuar” dhe do të duhet të vendoset brenda xhamit, në pjesën e përparme të automjetit, “lehtësisht e dukshme” ku shënohet targa e automjetit, afati i vlefshmërisë, numri serial, si dhe numri i zonës.

Gjithashtu, vendet të cilat janë të përcaktuara për rezidentët nuk janë të personalizuara, që do të thotë se në këto hapësira kanë të drejtë të parkojnë të gjithë banorët që janë rezidentë të asaj zone. Kjo kartë do mund të përfitohet nga qytetarët rezidentë, vetëm pasi të jenë dorëzuar dokumentet që vërtetojnë se qytetari është rezident në një zonë të caktuar, përkatësisht:

1. Certifikatë Familjare.

2. Vërtetim Banimi.

3. Kopje e certifikatës së pronësisë ose kontratës së qirasë /huapërdorjes.

4. Certifikatë për vërtetim pronësie e makinës ose autorizim për përdorim automjeti.

5. Leje qarkullimi e automjetit që do të pajiset me kartë rezidenti

6. Fotokopje e taksave vjetore të makinës.

7. Fotokopje e faturës së UKT-së ose OSHE-së.

Ndërkohë që zonat ku aplikohet projekti i kartës së rezidentit janë:

Zona 1.

Me kufij: Vija kufizuese e qytetit të Tiranës në pjesën Veri/Perëndimore, bulevardi “ZOG 1” në anën Lindore dhe kordoni hyrës me rrugët “Lazi Miho”, “Konferenca e Pezës” duke vazhduar përgjatë bulevardit “Gjergj Fishta” në anën jugore, deri në ndërprerjen me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Zona 2.

Me kufij: Zonën përgjatë bulevardit “ZOG 1” në pjesën perëndimore, vijën kufizuese të qytetit të Tiranës në pjesën Veri/Lindore dhe zgjatimin e bulevardit “Zhanë D’Ark” deri në vijën kufizuese në anën Jugore.

Zona 3.

Me kufij: Segmentin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në anën perëndimore, bulevardi “Bajram Curri” dhe përgjatë lumit të Lanës, deri në vijën kufizuese në anën veriore dhe vijën kufizuese të qytetit të Tiranës në pjesën Jug/Lindore.

Zona 4.

Me kufij: Kordonin hyrës përgjatë rrugës “Konferenca e Pezës” në anën veriore, bulevardin vijën kufizuese të qytetit të Tiranës në anën lindore, zonën përgjatë segmentit të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në pjesën Lindore dhe vijën kufizuese të Tiranës në pjesën jugore të saj

Next Post
Gazetari “spiunon” Berishën: Më tha se Basha duhet ta jepte dorëheqjen më parë!

Gazetari "spiunon" Berishën: Më tha se Basha duhet ta jepte dorëheqjen më parë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rikthimi” që trondit Bregun Perëndimor, 30 familje izraelite vendosen sërish në Kadim

“Rikthimi” që trondit Bregun Perëndimor, 30 familje izraelite vendosen sërish në Kadim

August 21, 2026
Kurbin, zjarri përfshin kurorën me pisha dhe u afrohet banesave! Evakuuohen banorët

Kurbin, zjarri përfshin kurorën me pisha dhe u afrohet banesave! Evakuuohen banorët

August 21, 2026
Mbetën të bllokuar në Kanionet e Gradecit në Skrapar, shpëtohen dy turistë çekë

Mbetën të bllokuar në Kanionet e Gradecit në Skrapar, shpëtohen dy turistë çekë

August 21, 2026
VIDEO / Theu me grushte xhamat e autobusit të Unazës, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

VIDEO / Theu me grushte xhamat e autobusit të Unazës, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

August 21, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 9 vatra aktive, flakët përfshijnë Lezhën, Kurbinin dhe Mirditën

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 9 vatra aktive, flakët përfshijnë Lezhën, Kurbinin dhe Mirditën

August 21, 2026
“U shkel mirësjellja, mungoi himni jonë”, MEPJ reagon për aktivitetin ku mori pjesë Mickoski: Ishte edhe kryebashkiaku i Pustecit…

“U shkel mirësjellja, mungoi himni jonë”, MEPJ reagon për aktivitetin ku mori pjesë Mickoski: Ishte edhe kryebashkiaku i Pustecit…

August 21, 2026
Ndodh në aksin Shkozet-Shijak, makina përplas për vdekje 32-vjeçarin dhe ‘zhduket’

Ndodh në aksin Shkozet-Shijak, makina përplas për vdekje 32-vjeçarin dhe ‘zhduket’

August 21, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

August 21, 2026
Kina kërkon më shumë koordinim me Indonezinë, çfarë po ndryshon në Azi?

Kina kërkon më shumë koordinim me Indonezinë, çfarë po ndryshon në Azi?

August 21, 2026
Aksident pranë “Vilës së Zogut” në Durrës, makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë

Aksident pranë “Vilës së Zogut” në Durrës, makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com