• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Parkimi pa pagesë në Tiranë, si do të funksionojë karta e rezidentit në 2018-ën

by A R
27/12/2017 15:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej vitit 2015 Bashkia Tiranë ka nisur aplikimin e projektit “Rezident” i cili synon administrimin e parkimit në lagjet e qytetit. Karta e rezidentit është një dokument që i jep të drejtë qytetarëve të parkojnë pa pagesë në hapësirat e vijëzuara “Për Rezidentë”.

Më herët gjatë këtij viti, drejtoresha e “Tirana Parking” Egla Zere, ka deklaruar se banorët që nuk janë të pajisur me këtë kartë, mund të gjobiten nga 1000 deri në 3000 lekë edhe nëse parkojnë në zonën ku banojnë.

“Tirana Parking”, ka njoftuar se karta e rezidentit do të jetë falas deri në 31 dhjetor 2017, por ende nuk është sqaruar zyrtarisht se çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm. Historia Ime, i drejtoi një kërkesë për informacion Bashkisë Tiranë dhe Agjencisë Tirana Parking lidhur me këtë çështje.

Në përgjigjen e kthyer thuhet se në kuadër të vazhdimësisë së Projektit Rezident, Tirana Parking është në proces të shpërndarjes së kartave të rezidentit dhe pajisjes me sinjalistikë të plotë në katër zonat e përcaktuara.

Por sa do të kushtojë karta e rezidentit?

“Karta e rezidentit do të ofrohet falas edhe për vitin 2018”, thuhet në përgjigjen e Tirana Parking.

Pajisja me kartën e rezidentit nuk i jep të drejtë banorëve të parkojnë ku të duan në zonën e tyre. Rezidentët kanë mundësi parkimi në këto hapësira:

  1. Brenda Zenës së Administrimit të Parkimit e dedikuar “Vetëm për Rezident”
  2. Në hapësirat e përcaktuara si “Të Lira” – me vijëzim të bardhë, edhe në rrugët kryesore që i nënshtrohen sistemit të tarifimit sipas ndarjeve të përcaktuara në vendimin e Këshillit Bashkiak
  3. Në rrugët kryesore të vijëzuara me blu në orare të caktuara:
    – Gjatë ditëve të javës (e hënë – e premte) – nga ora 20:00 deri në orën 7:30 të ditës pasardhëse
    – Në fundjavë e shtunë/ e dielë.

Vendet e përcaktuara për rezidentët nuk janë të personalizuara, çka do të thotë se pajisja me kartë rezidenti nuk i ofron një vend parkimi të sigurt drejtuesve të automjeteve. Në këto hapësira kanë të drejtë të parkojnë të gjithë banorët e pajisur me kartën e rezidentit të asaj zone.

Vendimi i Këshillit Bashkiak Nr.49, dt. 11.11.2015, e ndan Tiranën në 4 zona të administrimit të parkimit:

image1-2-480x330

Historia-ime.com

Next Post
Konsensus për ‘Vetting’ jashtë parimeve të Euralius? Xhafaj: Do të ishte pazar

Vettingu në polici, Xhafaj takim me kreun e ILDKP-së dhe Avokatin e Popullit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com