• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Parkimet në kryeqytet, Veliaj: Akuzat e opozitës shpifje, lehtësojmë qytetarët duke shtuar mënyrat e pagesës 

by Java News
31/01/2019 18:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi vendimin “Për një shtesë në vendimin Nr 49, datë 11.11.2015 “Për miratimin e kritereve të përcaktimit të zonave të administrimit të parkimit dhe nënzonave të destinuara për parkim, si dhe tarifave të shërbimit të parkimit të administruar nga Bashkia e Tiranës, të ndryshuar”. Me anë të këtij vendimi bëhet e mundur që përveç dy opsioneve: asaj me sms nga telefoni i tyre dhe direkt te inspektori përkatës i Tirana Parking, pagesa të bëhet edhe nëpërmjet alternativave të tjera siç janë pajisjet vetëshërbyese (automatë) dhe aplikacione të ndryshme, në vendet e destinuara për parkim, të cilat mund të punojnë gjatë periudhës kur shërbimi i parkimit është aktiv, si një metodë e thjeshtë dhe efektive për verifikimin e tarifës së parkimit, njësoj si në çdo vend tjetër perëndimor.
Kryebashkiaku Veliaj hodhi poshtë akuzat e opozitës, duke sqaruar se qëllimi i vetëm i saj është lehtësimi i qytetarëve.  “Kam dëgjuar aq shumë çudira që qartazi vijnë nga njerëz që nuk kanë lexuar relacionin. Nuk e japim me koncension se nuk jemi çmendur që të japim një gjë që mezi e krijuam dhe që po del shumë e dobishme për Bashkinë e Tiranës, Agjencinë e parkimit ta japim me koncension! S’jemi budallenj por kemi pasur raste, një rast  konkret, ambasadori ynë në Turqi i cili thotë me numrin tim turk unë nuk e paguaj dot edhe pse është shumë konveniente kjo që keni bërë me pagesë, ndaj shumë njerëz sidomos turistë na kanë kërkuar që të ketë një automat, siç ka kudo jashtë, çdo 100 metra, 500 metra hajde ta vendoësim që të kem mundësi ta paguaj edhe me xheton. Është diskush tjetër që thotë unë jam klient i M5 apo Easy Pay, pra kam një aplikacion që portofoli im financiar është në formën e një aplikacioni dhe duke qenë se është e tillë thotë: Unë i kam aty paratë që shpenzoj për konsum publik. Pse ma mohon të pagua?! Pra thjesht kemi shtuar gamën e pagesave siç e kemi bërë fundja me ujin dhe energjinë . Po të shikoni dhe tabelat ku paguhet uji dhe energjia, çfarë keni pa logo aty nga e cila ti mund të paguash ujin e energjinë, ato logo tani ia kemi bërë të mundshme ose pjesën më të madhe të tyre edhe pagesës së parkingut, ndaj besoj se është shteruese”, theksoi Veliaj, teksa paralajmëroi ata që shpifin se lekët e fituara nga proceset gjyqësore do të shkojnë për kompjuterë për shkollat e kryeqytetit. “Ajo që më habiti sot në mëngjes që në pikë të sabahut, robi që s’është këtu sot por që sa u dënua për shpifje, nuk është tharë boja e dënimit për shpifje, se si doli i koha si kaproll dhe kapërceu tre televizione nëpër banaqe sot për shpifjen e radhës, kështu që e shoh që e ka ndarë mendjen, do i bëj gjithë shkollat e Tiranës me kompjutera nga lekët e gjyqeve!
Po bëhet fjalë vetëm për mënyrën e pagesës, pra për ata që janë të huaj dhe thonë, unë mund të vendos 100 lekëshin si xheton dhe të marr një faturë e ta vendos tek xhami apo ata që kanë le të themi portofole aplikacionesh elektronike në telefonin e tyre dhe paguajnë nëpërmjet AP, që mund ta kenë lidhur me llogarinë e tyre bankare”.
Ai tha se sikurse është premtuar, pagesat nga parkingjet në kryeqytet shkojnë për shtimin e  gjelbërimit në kryeqytet. “Shumë zhurmë për asgjë por besoj se kjo është shteruese edhe për gjithë teorite e konspiracionit se s’po dinin kujt t’ia faturonin këtë koncension dhe s’po gjenin dot kush po e merrte! S’ e merr asnjeri, e mban Bashkia Tirana dhe lekët i bën pemë siç i kemi bërë gjithë këto kohë”, shtoi Veliaj.
/a.meta
Next Post
Nuk mbylli lojërat e fatit, hetohet pronari i një lokali me qira në Krujë

Nuk mbylli lojërat e fatit, hetohet pronari i një lokali me qira në Krujë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Liria ka emër!”, Kosova pret me ankth verdiktin e Hagës! Fotot e 4 ish-drejtuesve të UÇK-së vendosen në qendër të Prishtinës, mijëra në shesh

“Liria ka emër!”, Kosova pret me ankth verdiktin e Hagës! Fotot e 4 ish-drejtuesve të UÇK-së vendosen në qendër të Prishtinës, mijëra në shesh

September 16, 2026
Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Ç’na duhet leku i fortë kur nuk ul dot çmimin e naftës?

September 16, 2026
Dita e vendimit pas tri vitesh gjykim, Haga jep sot verdiktin për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK-së!

Kush janë 4 gjyqtarët që do të shpallin sot vendimin për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

September 16, 2026
Kina zbulon koronavirusin e ri te lakuriqët e natës, transmetohet te njerëzit

OBSH në alarm, zbulohet një koronavirus i ri te lakuriqët e natës në Brazil! Mister nëse transmetohet te njeriu, frikë për një pandemi të re?

September 16, 2026
“Lufta jonë kishte qëllim mbrojtës!”- Konjufca para vendimit në Hagë: Presim lirimin e Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

“Lufta jonë kishte qëllim mbrojtës!”- Konjufca para vendimit në Hagë: Presim lirimin e Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

September 16, 2026
FOTO/ Frikë për përshkallëzim në Hagë? Qeveria e Kosovës merr masa, rrethon me gardh metalik godinën e Gjykatës, Policia në gatishmëri

FOTO/ Frikë për përshkallëzim në Hagë? Qeveria e Kosovës merr masa, rrethon me gardh metalik godinën e Gjykatës, Policia në gatishmëri

September 16, 2026
“Liria ka emër”, tubim në Prishtinë më 12 shtator, nis marshimi për lirimin e krerëve të UÇK-së: Kosova po pret!

Tre vite gjykim, sa i kushtoi Kosovës mbrojtja e të akuzuarve në Hagë?

September 16, 2026
“Do të kundërpërgjigjemi si një tërmet”, si do t’i reagojë Irani për sulmin ekonomik të Trumpit?

Bllokada amerikane ndaj Iranit, SHBA: Janë devijuar 103 anije tregtare në ngushticën e Hormuzit!

September 16, 2026
Liverpool nxjerr Tottenham jashtë Kupës dhe kalon në fazën tjetër të “Carabao”!

Liverpool nxjerr Tottenham jashtë Kupës dhe kalon në fazën tjetër të “Carabao”!

September 16, 2026
Komisioni për Kulturën diskuton sot në Kuvend projektligji për të “Drejtën e autorit”!

Komisioni për Kulturën diskuton sot në Kuvend projektligji për të “Drejtën e autorit”!

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com