• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Parimi i 40 përqindëshit, si kusht për investimet strategjike?

by Java News
25/06/2026 21:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rildo Ngjela

Mes rrëmujës që po shkakton protesta dhe kërkesave të qytetarëve pro dhe kundër investimeve strategjike, sot ne si shoqëri duhet të ngremë një pyetje thelbësore: çfarë merr konkretisht në këmbim qytetari nga një investim strategjik?

Kjo pyetje është bërë e pashmangshme, në një kohë kur gjithmonë debati publik është kufizuar në dy ekstremitete. Nga njëra anë është paraqitur si progres, sipas përkufizimit “strategjik”. Nga ana tjetër çdo investim i madh është parë si i dyshimtë, deri në pikën ku është thënë se nuk e duam këtë model zhvillimi. Patjetër që kjo e dyta nuk duhet të merret fare në konsideratë, përveç dyshimit mbi transparencën. Shqipëria duhet të jetë e hapur ndaj investimeve, sidomos kur ato vijnë nga grupe të mëdha investitorësh.

Kjo është e padiskutueshme.

Çështja e vërtetë këtu është se si mund të strukturohet investimi, çfarë do të lërë pas, kush përfiton më shumë dhe se si mund të forcojë ekonominë dhe qytetarët.

Kjo mund të zgjidhet duke rishikuar në thelb ligjin për investimet strategjike sipas parimit të 40%-it.

Ideja e këtij parimi është e thjeshtë.

Investimet srategjike, të cilat marrin mbështetje përmes lehtësirave burokratike dhe fiskale, duhet të garantojnë një kthim të matshëm për ekonominë shqiptare dhe komunitetin e prekur që në momentin që paraqesin projekt-propozimin.

Në terma praktikë, do të thotë që të paktën 40% e vlerës së gjeneruar nga investimi, duhet patjetër të mbetët e lidhur me ekonominë e vendit. Kompanitë shqiptare duhet të jenë pjesë e zinxhirit të ndërtimit, furnizimit dhe mirëmbajtjes së projektit me të paktën 40% të vlerës. Gjithashtu, fuqia punëtore të jetë e përfshirë që nga ndërtimi, deri tek shërbimi që do të ofrojë projekti në të ardhmen. Nga ana tjetër produktet shqiptare, kryesisht ushqimore dhe bujqësore, të përfshihen me të paktën 40%. Ky është një parim që e bën hapjen ndaj investimeve strategjike më funksionale dhe krijon vlerë të matshme për buxhetin e shtetit, komunitetin e prekur dhe ekonomitë familjare.

Deri më tani parime të tilla janë lënë në vullnetin apo diskrecionin e investitorit dhe kurrë nuk janë strukturuar si kusht për investim, as me ligj, as me kontratë.

Kushti i parë duhet të jetë pjesëmarrja ekonomikisht e vendit në projekt. Të paktën 40% e nënkontraktorëve të jenë kompani që paguajnë taksa në Shqipëri. Kjo krijon një mekanizëm të ndërlidhur mes kompanive, të cilat mund të marrin pjesë aty ku plotësojnë kriteret e kërkuara. Ndryshe, investimet strategjike do të mbeten të bukura për t’u parë, por pa përfitim për ekonominë vendase.

Kushti i dytë është pjesëmarrja e fuqisë punëtore shqiptare, e cila ka edhe mundësinë të rrisë kualifikimin në aspektin cilësor. Pra, jo vetëm duke marrë punëtorë shqiptarë, por edhe të kualifikohen, nëse do të jetë e nevojshme. Në këtë mënyrë, aplikimi i parimit 40% si kusht për përfshirjen e punëtorëve shqiptarë në projekt do të përkthehet në standard më të lartë të shërbimit, paga më të larta dhe zhvillim të mëtejshëm të tregut të punës.

Kushti i tretë është patjetër nxitja e prodhimit vendas. Një projekt i madh dhe të tjerat që do e ndjekin, mund të krijojnë një infrastrukturë të qëndrueshme në zinxhirin prodhues të vendit, që nga materialet e ndërtimit, e deri te produktet bujqësore. Aplikimi i i parimit 40% do t’i detyrojë prodhuesit vendas të planifikojnë zinxhirin e furnizimit, sipas detyrimeve kontraktuale. E përkthyer ndryshe, në qëndrueshmëri.

Kushti i katërt është ajo çfarë përfiton komuniteti. Të paktën 40% e investimeve publike në komunitetin e prekur nga projekti, duhet të financohen nga investitori strategjik. Kjo do të thotë se shteti apo bashkia do të investojnë vetëm 60% ose më pak, të vlerës për investimet në rrugë, shkolla, hapësira publike dhe qendra shëndetësore.

Kushti i pestë duhet të jetë patjetër ekuilibri mjedisor. Duke marrë parasysh se në këtë rast natyra është aset ekonomik dhe projektet janë përfitues të peisazhit, detit, maleve dhe trashëgimisë kulturore, ato duhet të zgjerojnë me të paktën 40% zonën ku zhvillohet projekti.

Kushti i gjashtë dhe i fundit duhet të jetë ajo që u përmend në fillim: Transparenca! Çdo investim strategjik, i cili do të paraqitet për miratim, duhet që të përfshijë në projekt-propozim të gjithë zinxhirin e mësipërm me hapat konkrete për secilën. Gjithashtu, i gjithë procesi i propozimit, së bashku me detajet duhet të jetë publik dhe i aksesueshëm nga qytetarët.

Qëllimi i parimit të 40%-it si kusht për investimet strategjike është që të ndryshojë logjikën e zhvillimit, nga ajo e shpalljeve dhe përfitimeve të përgjithshme, në atë të përfitimit konkret dhe të matshëm për komunitetet. Pikërisht në këtë mënyrë, do të jetë më e lehtë të matet se sa vlerë ka mbetur në ekonomi, sa kapacitete janë krijuar, sa është nxitur prodhimi vendas dhe sa përfituan familjet shqiptare nga zhvillimi.

Një parim i tillë mund të kthehet në një rregull të ri për drejtësinë ekonomike në Shqipëri. Do të ketë rregulla të qarta loje që në fillim, si për investitorët, ashtu edhe për shtetin. Do të forcojë prodhimin vendas dhe zinxhirin ekonomik. Rregullat e qarta që ofron ky parim, do të zvogëlojnë edhe dyshimin për mungesë transparence, gjë që siguron edhe mbrojtje nga sulmet politike ndaj qeverisë.

Deri më tani ne i kemi hapur dyert pa kushte kapitalit, duke shpresuar që me pak fat do të bëhet më mirë, por mesa duket kjo s’po funksionon. Si aspirues të Bashkimit Europian në më pak se gjysmë dekade, qeveria shqiptare duhet të vendosë kushte konkrete strategjike, në mënyrë që t’i përdorë ato si udhëzues dhe zinxhir përgjegjësie në shërbim të qytetarëve të vet.

Një vend që nuk arrin dot të kërkojë vlerë konkrete në këmbim të asaj që jep, është i destinuar të humbasë të ardhmën.

Next Post
“Kapja nga PD, shkatërruese për protestën”, analistët: Thirrjet “Rama ik”, të huazuara nga e shkuara

"Kapja nga PD, shkatërruese për protestën", analistët: Thirrjet "Rama ik", të huazuara nga e shkuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët: Duhet të jemi më…

June 25, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“S’ka më shtigje dialogu”, Manjani për protestuesit: Po sillen si Basha! Dështimi i Ramës po na duket lule…

June 25, 2026
Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

June 25, 2026
Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

June 25, 2026
Rama reagon pas rezolutës së PE: Flamingot e kishin fitoren në xhep, amendamenti s’lidhet me Zvërnecin

Rama, përgjigje kritikëve me vargjet e Fishtës: Shikojeni se kush do t’ju shpëtojë nga unë…

June 25, 2026
A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

June 25, 2026
Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

June 25, 2026
“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

June 25, 2026
Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

June 25, 2026
Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit në ambasadë: Akt kriminal ekstremist dhe antisemit

Berisha reagon pasi Rama ndryshoi profilin në Facebook: Komentet vijojnë “Jepe dorëheqjen!”…

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In