Parcelë me kanabis në repartin e Zall Herrit/ Premtimi i ministrit Balla: Po vijnë goditje të tjera më të forta!

Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaroi se lufta kundër kultivimit, trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike do të jetë sistematike, referuar meagopracionit të Policisë së Shtetit, ku u zbulua një parcelë me kanabis në një repart ushtarak në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Balla ka përshëndetur Policinë e Shtetit e cila ka angazhuar në operacionet antikanabis më shumë se 6000 forca policie dhe 75 dronë të cilësisë së lartë.

“Lufta kundër kultivimit, trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike do të jetë sistematike. Shqiptarët presin një pastrim të territorit tonë nga kultivimi i paligjshëm i bimëve narkotike. E përgëzoj sot Policinë e Shtetit e cila si asnjëherë më parë ka angazhuar në këtë mega-operacion kombëtar më shumë se 6000 forca policie dhe 75 dronë të cilësisë së lartë”.

Balla shprehet i vendosur se goditja ndaj krimit do të vazhdojë e rezultatet janë të dukshme ku deri më tani janë arrestuar 12 persona, mes tyre dhe punonjës të shtetit dhe 10 të tjerë të proceduar penalisht.

“Deri në këtë moment janë arrestuar 12 persona, mes tyre dhe punonjës të shtetit dhe 10 të tjerë të proceduar penalisht, asgjësuar deri sot në mëngjes mbi 17 mijë bimë cannabis sativa, si dhe janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash si dhe armë e sende të tjera të kundërligjshme. Kultivimi i paligjshëm i kanabisit ka qenë një burim financash për organizatat kriminale. Ky burim duhet shuar përfundimisht. Goditje të tjera më të forta po vijnë”, shkruan Balla.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com