Operacioni i disa ditëve më parë në Mirditë ka vënë në pranga të dyshuarin e parë si kultivues të hashashit. Policia ka prangosur shtetasin Vladimir Ndreu, 40 vjeç nën akuzën e moskallzimit të krimit. Ndreu, me detyrë kryeplak i fshatit Trojëz, dyshohet të ketë pasur dijeni për parcelat e hashashit të cilat ndodheshin në fshatin e tij.
Prokuroria e Lezhës ka ngritur dy akuza ndaj kryeplakut të Trojëz; atë të moskallzimit të krimit dhe të shpërdorimit të detyrës.









