• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paratë ruse që ‘bënë pis’ PD-në/ Ristani: I besuam Lulzim Bashës pa i ditur qëllimet e tij të mbrapshta

by Java News
16/09/2022 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtari i Kryesisë të Partisë Demokratike, Arben Ristani ka folur mbrëmjen e sotme në Vizion Plus në lidhje me paratë ruse ‘që bën pis’ opozitën dhe rolin e ish-kryetari Lulzim Basha.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me moderatoren, Pranvera Borakaj, Ristani tha se demokratët fillimisht i besuan Lulzim Bashës.

Borakaj: Sa kollaj është që financime të ndryshme mund të depërtojnë e të kenë influencën e tyre në një parti politike?

Ristani: Çdo gjë mund të jetë nëse ka njerëz të papërgjegjshëm ose të përgjegjshëm për të bërë dëm apo për të marrë para të pista, ata e gjejnë gjithnjë rrugën. Dhe paratë nëse dikush i mer fshehtas nuk ka të bëjë me partinë politike apo organizatën..

Filtri në këtë rast jo se nuk ka qenë sepse statusti i PD kërkon që përpara se kryetari të bëjë çdo lloj kontrate duhet të marrë patjetër autorizimin e kryesisë së partisë. Nga ana tjetër edhe organet ligjzbatuese në vend duhet të bëjnë punën e tyre kur konstatojnë situata të tilla. Çështja është mbyllur e pahetuar, madje u ngrit një akuzë për ta mbyllur çështjen. Kur organet e ligjit të bëjnë detyrën e tyre fenomene të tilla do të jenë më të pakta.

Përsa i përket ndryshimit të qëndrimeve ndaj Lulzim Bashës në vitin 2017 dhe tani, Ristani tha se fillimisht i kanë besuar Lulzim Bashës si kryetar por më tej kur u kuptuan “qëllimet e tij të mbrapshta”, Basha u shkarkua nga detyra që mbante në krye të PD.

Ai u shpreh gjithashtu se Lulzim Basha i kishte kryer veprimet në lidhje me paratë ruse pa dijeninë e kryesisë së Partisë Demokratike.

“Ne kemi zgjedhur duke e besuar, dhe kur ai është besuar ne nuk mund të mendonim që ai do të bënte veprime të tilla të dëmtonte PD apo Shqipërinë sepse nuk është e lehtë. Është një dëm që i bëhet PD dhe Shqipërisë. Por këto dolën më pas, dhe ne e besuam deri sa dha provat për qëllimet e mbrapshta që ai kishte.”

Më tej Ristani shpjegoi se Lulzim Basha u shkarkua pikërisht me arsyetimin se i merrte vendimet pa miratimin e organeve statutore të partisë./m.j

Next Post
Mbështetje pa limit/ Dua Lipa mbledh mbi 100 mijë njerëz në koncertin në Argjentinë: E pabesueshme, 5 vite më parë ishin vetëm 1500

Mbështetje pa limit/ Dua Lipa mbledh mbi 100 mijë njerëz në koncertin në Argjentinë: E pabesueshme, 5 vite më parë ishin vetëm 1500

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In