• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Paratë i harxhova me një vajzë në Tiranë”/ Autori që grabiti bankën në Koplik tregon me detaje planin: Familjes i dhashë 500 mijë lekë, pasi eurot…

by Java News
08/06/2022 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja janë zbardhur nga dëshmia e Bekim Gurrës, një nga autorët kryesorë të grabitjes së filialit të BKT-së në Koplik. Gjatë seancës së sotme, ku edhe u caktua masa e sigurisë, ai nuk pranoi të flasë, por ai ka treguar me detaj në polici të gjithë ngjarjen.

Ai tregon se e gjithë ideja i ka lindur për shkak të vështirësive financiare që ka pasur familja e tij, megjithëse nga paratë e vjedhur ai i ka dhënë vetëm 500 mijë lekë. Ndërsa pjesën tjetër të parave pasi i ka ndarë me anëtarët e tjerë të grupit i ka harxhuar nëpër lokale në Tiranë dhe në Shkodër.

Pasi ndamë paratë jemi shpërndarë. Jemi takuar të katër më pas por kemi bërë biseda të zakonshme nga frika se na dëgjon kush. Unë i kam shpenzuar lekët duke dalë me shoqërinë në Shkodër dhe Tiranë. 500 mijë lekë të vjetër ia dhashë prindërve por pa i thënë se ku i kam gjetur. Kam qenë në Tiranë disa herë nën shoqërinë e një vajze”, ka thene nder te tjera.

DESHMIA

“Unë jetoj me dy prindërit dhe dy vëllezërit. I vetmi krah pune në familje është babai dhe jemi në vështirësi ekonomike për të siguruar jetesën. Duke qenë në këto kushte mua më ka lindur mendimi që të grabisja filialin e bankës Koplik. Këtë gjë e kam biseduar me Admir Shaba dhe Armir Shabaj. Me këto dy persona kam lidhje të largët.

Takohesha shpesh me ta dhe më thanë se do të mbështesim për këtë punë. Unë i thashë se do gjej një mjet në zonën e Kosanit sepse aty lëvizin shumë mjete pa targa dhe një muaj përpara kam vjedhur aty mjetin tip GOLF 3.

Pas një muaji kemi shkuar bashkë me Admirin dhe Armirin drejt bankës dhe kemi bërë 6 xhiro dhe më pas e kam fshehur sërish makinën tek i njëjti vend në pyll. Më pas kemi folur për maskat dhe armët. Unë kam pasur prej kohësh një pushkë njëzetëshe karabinë dhe një armë zjarri automatik i shkurtër.

Me datë 9 kam shkuar tek shtëpia e Armirit dhe Admirit për ta realizuar atë ditë vjedhjen e bankës dhe ata më thanë se kanë edhe një shokun e tyre të besuar.

Unë i thashë se do futemi në bankë vetëm për të marrë lekët dhe se armët nuk do përdoreshin dhe se nëse policia do vinte do dorëzoheshim.

Nuk kishim ndonjë plan konkret por do vepronim sipas situatës. Kemi shkuar rreth orës 14:00 dhe jemi futur brenda bankës dhe ata u frikësuan.

Armiri shkoi dhe mori vlerat monetare ndërsa Admiri qëndroi në rolin e shoferit. Kemi ikur dhe tek rrethrrotullimi i Bajzës u futëm shumë shpejt duke rrezikuar jetën dhe aty na u ça goma.

Kemi zbritur dhe unë kam djegur makinën me benzinë. Më pas kemi ndal makinat e rastit, mjeti i parë që i drejtuam armën nuk u ndal ndërsa mjeti i dytë po. Më pas kemi shkuar drejt Sheganit dhe aty kemi zbritur. Unë mora rrugën në Shegan i vetëm ndërsa Admiri, Armiri dhe personi tjetër në drejtime të ndryshme.

Unë kam marrë armën, çantën e rrobave dhe kam shkuar në vendin e quajtur Shegan poshtë. Lekët i kanë patur tre të tjerët. Armët i hodha në ujë në vendin e quajtur Hurdllana ndërsa çantën e kam djegur.

Shkova në shtëpi bëra një dush dhe dola në lagje. Pas dy orësh shkuam në një kodër të katërt dhe ndamë paratë. Kanë qenë 10 mijë euro, 4-5 milion të vjetër dhe 300-440 dollarë.

Pasi ndamë paratë jemi shpërndarë. Jemi takuar të katër më pas por kemi bërë biseda të zakonshme nga frika se na dëgjon kush. Unë i kam shpenzuar lekët duke dalë me shoqërinë në Shkodër dhe Tiranë. 500 mijë lekë të vjetër ia dhashë prindërve por pa i thënë se ku i kam gjetur. Kam qenë në Tiranë disa herë nën shoqërinë e një vajze”, thotë në dëshminë e tij Bekim Gurra./panorama

g.kosovari

Next Post
“Të ndihmojmë njëri-tjetrin”/ Rama: Do të ngrihet një grup i përbashkët mes vendeve të Ballkanit të Hapur për krizën që vjen nga lufta

"Të ndihmojmë njëri-tjetrin"/ Rama: Do të ngrihet një grup i përbashkët mes vendeve të Ballkanit të Hapur për krizën që vjen nga lufta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

AKSK paralajmëron qytetarët: Kujdes nga mesazhet mashtruese që përdorin identitetin e bankave

AKSK paralajmëron qytetarët: Kujdes nga mesazhet mashtruese që përdorin identitetin e bankave

August 16, 2026
Tatimet publikojnë listën e përfituesve të rinj për pagën e luftës 40 mijë lekë/ Ja si të aplikoni

Qeveria propozon një Dhomë të re Ekonomike Kombëtare! Biznesi, anëtar me detyrim!

August 16, 2026
Pjesë e trafikut të drogës, ekstradohet Xhuljano Hoxha. Një tjetër arrestohet në Rinas

Pjesë e trafikut të drogës, ekstradohet Xhuljano Hoxha. Një tjetër arrestohet në Rinas

August 16, 2026
Zjarret në vend/ 11 vatra aktive, vijojnë operacionet në disa qarqe. Disa prej tyre zhvillohen në terrene të vështira

Zjarret në vend/ 11 vatra aktive, vijojnë operacionet në disa qarqe. Disa prej tyre zhvillohen në terrene të vështira

August 16, 2026
Zjarr në Trevllazër të Vlorës, flakët përfshijnë ullishtet, favorizohen nga era

Zjarr në Trevllazër të Vlorës, flakët përfshijnë ullishtet, favorizohen nga era

August 16, 2026
Organizoi vrasjen e Devi Kasmit përmes ish-komandos grek, kush është i dënuari përjetë që u ekstradua nga Rumania

Organizoi vrasjen e Devi Kasmit përmes ish-komandos grek, kush është i dënuari përjetë që u ekstradua nga Rumania

August 16, 2026
Kina ka përpunuar një numër rekord udhëtimesh pasagjerësh me tren në janar-korrik

Kina ka përpunuar një numër rekord udhëtimesh pasagjerësh me tren në janar-korrik

August 16, 2026
Arrestohet në Rumani i dënuari për vrasje, ekstradohet një tjetër shqiptar nga Mbretëria e Bashkuar për trafik droge

Arrestohet në Rumani i dënuari për vrasje, ekstradohet një tjetër shqiptar nga Mbretëria e Bashkuar për trafik droge

August 16, 2026
Zjarri rekord në Belgjikë, flakët i drejtohen Gjermanisë

Zjarri rekord në Belgjikë, flakët i drejtohen Gjermanisë

August 16, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 17 Gusht 2026

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com